Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: AK proteston në Qytet Studenti: Të arrestohet drejtori Brovina, i zhytur në korrupsion
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > AK proteston në Qytet Studenti: Të arrestohet drejtori Brovina, i zhytur në korrupsion
AktualitetLajmi i fundit

AK proteston në Qytet Studenti: Të arrestohet drejtori Brovina, i zhytur në korrupsion

anazapta
Published January 12, 2013
Share
SHARE

Aktivistë të Aleancës Kuq e Zi kanë protestuar sot paradite në Qytetin Studenti, kundër aferave korruptive të drejtorit të këtij qyteti. Ata kanë kërkuar që prokuroria të nisë hetimet për abuzimet e drejtorit Bujar Brovina, i cili sipas tyre ka përfituar miliona dollarë në rrugë antiligjore dhe i ka ndarë me njerëz të afërt të kryeministrit Sali Berisha.

“Ne jemi sot këtu për të kërkuar nga Prokuroria e Përgjithshme hetimin dhe arrestimin e drejtorit të Qytetit Studenti, i cili është përfshirë në aferën korruptive të 3 milionë dollarëve, si dhe për cilësinë e dobët të jetesës së studentëve shqiptarë në Qytetin Studenti. Aleanca Kuq e Zi deklaron se të gjitha denoncimet që ajo kryen për aferat korruptive të pushtetarëve të Sali Berishës nëse Prokuroria e Përgjithshme nuk vepron, pas 23 qershorit, qeverisja kuqezi do të ndëshkojë pa dallim të gjithë ata zyrtarë që kanë përlyer duart në paratë e korrupsionit dhe mbi kurrizin e qytetarëve shqiptarë dhe studentëve”, deklaruan aktivistët e AK.

Policia i ka shpërndarë me forcë aktivistët e AK, të cilët ishin duke marshuar drejt zyrës së Brovinës në Drejtorinë e Qytetit Studenti.

Në tetor të vitit të kaluar, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në një raport për Qytetin Studenti, konstatoi parregullsi dhe keqpërdorime të fondeve, që shkojnë afërsisht në 3 milionë dollarë. KLSH çoi për ndjekje penale Kryetaren e Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë dhe dy anëtarë të tij, por jo drejtorin Bujar Brovina, që ka urdhëruar veprimet.

anazapta January 12, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?