Aleanca Kuqezi reagoi sot ndaj deklaratës së bërë një ditë më parë nga partia ekstremiste greke, Agimi i Artë, e cila fyeu shqiptarët, pas kërkesës së AK për largimin e kryepeshkopit Janullatos.
Në reagimin e saj zyrtar, AK thekson se është për fqinjësinë e mirë në rajon, por Agimi i Artë duhet ta fiksojë mirë se në Shqipëri do t’i digjet toka nënë këmbë dhe se teshtima e Greqisë mund të trembë maksimumi qeverinë e Berishë, por kurrë kombin shqiptar.
AK thotë se nuk dëshiron të ketë asnjë marrëdhënie me parti naziste, që duan të shtrijnë metastazat e tyre në shtetin shqiptar. Ajo shton se do të përfshijë çështjen came në axhendën e saj si parti politike.
Ja deklarata e plotë e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë në AK, Lisien Bashkurti.
“Nazistët grekë të Agimit të Artë e quajnë Kombin Shqiptar “komb kaçak” që nuk ka “me se të mburret”, e konsiderojnë “një komb të bërë nga Italia, nga sionistët amerikanë dhe Perandoria Osmane”. Nazistët grekë të Agimit të Artë e quajnë “pabazë dhe të egër kërkeksën shqiptare për cështjen çame” dhe paralajmërojnë se “do hapin degët e tyre brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, në Himarë, Tepelenë, Gjirokastër e Sarandë”.
Përballë këtij sulmi të orkestruar politik e mediatik të nazistëve grekë kundër kombit shqiptar, qeveria e Berishës hesht duke demonstruar nënshtrimin servil të saj ndaj Athinës dhe nazistëve grekë.
Aleanca Kuqezi ka lindur për t’i dalë zot kombit shqiptar, shqiptarëve kudo në botë dhe për të mbrojtur identitetin, vlerat dhe interesat tona nga cdo forcë që i kërcënon ato. Aleanca Kuqezi është krenare për mbështetjen që i kanë dhënë aleatët historikë dhe perspektivë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Italia dhe Turqia dhe është e vendosur t’i ketë aleatë strategjikë përjetë.
Aleanca Kuqezi iu bën me dije nazistëve grekë të Agimit të Artë se kombi shqiptar është kombi më i vjetër, më i kulturuar dhe më proevropian në Ballkan dhe nuk ka asgjë të përbashkët me kombin grek të falimentuar politikisht, ekonomikisht, institucionalisht e moralisht në nivel kombëtar e ndërkombëtar. Nazistët grekë nuk mund të transferojnë dështimin e shtetit të tyre në trojet shqiptare dhe në marrëdhëniet me Shqipërinë.
Aleanca Kuqezi iu bën me dije nazistëve grekë, që si parti politike dhe aq më shumë nesër në qeverinë kuqezi, do e përfshijmë në agjendën tonë politiko-diplomatike kombëtare dhe ndërkombëtare zgjidhjen e çështjes e Çamërisë si një cështje të drejtë dhe legjitime e kombit shqiptar. Turpin e këtij parlamenti që nuk po miraton rezolutën mbi Çamërinë, do ta miratojë parlamenti i ardhshëm me votat kuqezi.
Së fundi AK paralajmëron nazistët grekë të Agimit të Artë të mos tentojnë të shtrijnë metastazat naziste brenda kufijve politikë të shtetit shqiptar, sepse Aleanca Kuqezi do t’i bëjë të kujtojnë humbjen tragjike në Betejën e Lëkurzit në fillim të shekullit të kaluar, lënien e kockave të fashistëve grekë të Metaksdasë në trojet tona gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe dështimin fatal të monarko-fashsitëve greke në Shqipërinë e Jugut në vitin 1949.
AK është për politikë të fqinjësisë së mirë në tajon, por të bazuar në marrëdhëniet e respektit të ndërsjelltë dhe në interesat reciproke. Nazistët grekë ta fiksojnë mirë në mendje, se në Shqipëri do iu digjet toka nën këmbë dhe se teshtima e grekëve do trembë vetëm qeverinë e shtetasit Berisha, por kurrë kombin e popullin shqiptar”.
Me vjen keq per keto deklarata te AK. Pa u futur ne analiza, AK eshte pjese e kesaj strukture politike qe e ka katandisur Shqiperine ne kete gjendje, ku nuk ka ndodhur ndonje here me pare ne historine e saj shekullore si shtet. Ky eshte nje qendrim patetik, do qe te afrohet me qendrimet e Enver Hoxhes dikur, por atehere mbrohej me te vertete e jo me fjale e deklarata teresia teritoriale e vendit. Deklaratat e Agimit te Arte, atehere i bente Greqia si shtet, jo si parti e paperfillshme, dhe, Enveri, e di mire Lisieni e Pashai, si iu pergjigj atyre, se Spahiu eshte i vogel, nga mosha e pjekuria politike. Te dy e dijne mire se atehere kishte ushtri, e cila ishte e gateshme te bente ate qe kishte detyre, mbrojtjen e vendit, ishte i gjithe populli ushtar. Sot AK mua me duket se eshte me shume e perfshire ne percarjen e vendit, se sa ne nacionalizmin e pretenduar. Une qofsha i gabuar, por ne teren kjo eshte e verteta. Se, sa te presim ne qe te vije ne pushtet AK, qe t’u japim pergjigjen e merituar grekeve te Agimit te Arte, ata kane ndertuar strukturat e tyre brenda Shqiperise. Kjo nuk duhet lejuar. AK eshte ne opozite edhe me qeverine edhe me opoziten, do te fitoje e vetme. Qesharake. Prit gomar te mbije bar. Nuk mund te presim ate, ndryshimin e duam sa me shpejt te jete e mundur, se AK akoma nuk eshte maturuar.