Aleanca Kundër Importit të Plehrave ka dhënë sot një njoftim për shtyp në të cilin paralajmëron se në këtë pragzgjedhjeje po shpeshtohen vendimet e qeverisë për importin e plehrave, duke bërë që në vendin tonë të futen sasi të mëdha mbetjesh. Në njoftim thuhet se:
“AKIP shpreh shqetësimin gjithnjë e më të madh për vendimet e njëpasnjëshme të Qeverisë (VKM e fundit për leje importi për 4500 ton plastik), me shumë gjasa të shpeshtohen tani në prag zgjedhjesh e menjëherë pas tyre lidhur me importin e plehrave.
Gjendja e plehrave në territorrin e vendit vazhdon të përkeqësohet. Për këtë kontribut të madh po jep Qeveria me vendimet e saj për import plehrash. Lejet e dhëna për import nga Qeveria për vitin 2012 janë rreth 700 000 ton, afërsisht saç është prodhimi i tyre brenda vendit. Plehrat tani në Shqipëri hyn nga të katër anët e kufirit dhe shkarkohen në fabrikat e ngritura pranë kufirit, pikërisht për të trajtuar plehrat e importit. Kërkesat e kompanive për import janë në mesatare 90% të kapacitetit të tyre.
Të gjitha kompanitë nuk kanë asnjë garanci që plehrat që ato importojnë nuk përmbajnë substanca të rrezikshme. Ato operojnë kryesisht me zërin “plastika të tjera” (GH014) dhe me Anexin IX të Konventës së Bazelit mbi Lëvizjet Ndërkufitare të Mbetjeve të Rrezikshme, duke futur në Shqipëri me dhjetëra lloje të përziera, jashtë çdo mundësie verifikimi në Shqipëri, duke futur praktikisht mbetje të rrezikshme në territor dhe me sasi të mëdha.
Fabrikat e përpunimit të plehrave nuk plotësojnë standartet e kërkuara as të legjislacionit vendas e për më tepër të Bashkimit Europian. Mbetjet e tyre teknologjike, përfshi ato të importit që të gjitha përfundojnë në ambjent të hapur me pasoja të rënda për mjedisin eshëndetin, ose në landfillet e qyteteve.
AKIP vlerëson dhe mbështet lidershipin e Partisë Socialiste për qëndrimin e vendosur para publikut Shqiptar për ndalimin e importit të plehrave nëpërmjet anulimit të neneve të importit të plehrave në ligjin për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve, në rastin e fitores në zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit. Kjo do të ishte një dëshirë e plotësuar dhe e mbi 60 000 firmëtarëve për referendumin e ndalimit të importit të plehrave.
AKIP i bën thirrje Qeverisë që në këtë prag zgjedhjesh e deri në miratimin e Qeverisë së re të ndalojë dhënien e lejeve për import plehrash, dhe të inkurajojë bizneset e riciklimit të përpunojnë plehrat me shumicë brenda vendit, veç të tjerash edhe për një imazh më të mirë të vendit në këtë sezon turistik.”
E keqja me e madhe qe na kanoset ter gjitheve, jane mbetjet qe berisha po na sjell ne Shqiperi. pikerisht ne ditet e fundit te tij si kryeminister i vendit. Jane mbetje shume te rrezikshme per jeten e njeriut, ajrit qe thithim, ujit qe pime, bimesine dhe blegtorine.
Duhet menjehere ti themi STOP ketij akti kriminal qe po demton jeten tome dhe te femijve tane sot dhe ne te ardhmen.
Shikoni perreth, njerez te semure, te medhenj e te vegjel vdesin cdo dite nga kanceri.
MALLKIM njeriut qe po ben kete krim.
kohe e arte per te prure plehra ne Shqiperi,
plera i kombit kanceri i kombit ive zjarin vendit te shqiptareve dhe mbledh kanceret e eurpes qe vrase bashkekombasit vet ja ky eshte xhelati kombit votoeni ju qener qe ishkoni pas ketij antishqiptari te turperuar qofshi jashteqitjet e kombii nje dite do jepni llogari te gjithe