Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e së enjtes në rrethin e Lushnjes, për pasojë të të cilit ka mbetur një e moshuar e plagosur.
Mjeti tip “Chevrolet”, me targa AA 110 IA, doli nga rruga duke përfunduar në oborrin e një shtëpie buzë autostradës, ku dhe ka aksidentuar shtetasen Bedrie Dedej, 65 vjeç, e cla ishte e ulur në verandën e shtëpisë.
Goditja ka qenë e rëndë, duke i shkaktuar shtetases Dedej plagë të rënda. Ajo është transportuar në drejtim të spitalit të Lushnjes në gjendje kritike për jetën.
Drejtuesi i mjetit, Klodian Osja, 28 vjeç, është ndaluar nga uniformat blu. Aksidenti ka ndodhur në autostradën Rrogozhine-Lushnje, në fshatin Konjat.
Sipas policisë, shkak mendohet të ketë qenë çarja e një prej gomave dhe shpejtësia e lartë, me të cilën udhëtone mjeti.
Vendi ku ndodhi aksidenti është një nga zonat më të rrezikshme të kësaj autostrade. Numri i aksidenteve në këtë zonë është i lartë. Jo më larg se një vit më parë, në këtë vend humbën jetën 2 të rinj.
I ësht bllokuar timoni pasi shoferi programonte gps.