Një aksident i rëndë u ka marrë jetën 4 personave dhe ka lënë të plagosur 2 të tjerë në aksin rrugor Elbasan-Peqin. Tre automjete janë përplasur sot rreth orës 11:45, në dalje të qytetit të Peqinit, në vendin e quajtur kryqëzimi i Gjocajt.
Për momentin dihet vetëm ideniteti i dy prej viktimave. Atë janë Xhevit Karaj e Besim Dupi. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Elbasanit, ku bluzat e bardha thonë se pavarësisht dëmtimeve të rënda, nuk kanë rrezik për jetën.
Viktimat janë tre drejtuesit e automjeteve që u përfshinë në aksident dhe një person i katërt, i cili ndërroi jetë gjatë rrugës pë në spital.
O zoti minister i brendshem! Ku je, pse nuk i ndalon aksidentet rrugore. Deri dje na kecare veshet, jo qeveria keshtu, jo policia ashtu. He Ty i ke sot edhe qeverine edhe Policine, parandaloji aksidentet !
Por, Jo o zoti Tahiri. Nuk varen te gjitha gjerat ne dore te policise apo qeverise.
Ka shkaqe te pavarur nga ta, si vullnetet dhe koshienca e individeve drejtues mjetesh, ka gjendje teknike te mjeteve, ka agjente mjedisore e atmosferike, e te tjera gjera qe ndikojne.
Policia Rrugore eshte ristrukturuar, jane bere levizje ne personel, eshte nderhyre ne organizimin strukturor e te sherbimeve, etj; pse ndodhin aksidentet ??
Ndaj, mos u nxito mor djale, se ja si del sot zbuluar para popullit, Dhe cvlereson jo vetem vehten tende si politikan i ri, por kompromenton edhe programin e qeverise i votuar masivisht ne 23 qershor.
Thirri dhe degjoji specialistet, z. misister, besojua atyre keto pune se ty nuk i ben dot, ty je politikan. Per parandalimin e ngjarjeve aksidentale ne autotransport jane kompetent specialistet dhe expertet rrugore, nje pjese te se cileve i liroi Saliu dhe Ty nuk i ke rimare ne sherbimin policor.
Ftillohu, se jane jete njerrezish keto qe ikin perdite, jo shelege a kecer. Tung !