Përgjaken rrugët e vendit. Pas tragjedisë në Kukës një tjetër aksident me 5 viktima eshte regjistruar në Sarandë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur Ura e Bogazit, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe për pasojë kanë mbetur të vdekur në vend 5 pasagjerë të mjeteve.
Burime nga policia bëjnë me dije se viktimat janë valltari i njohur i grupit të Konispolit, Taip Madani 67-vjeç i cili udhëtonte ne mjet sëbashku me vëllezërit Feizo Sulo 65 vjeç dhe Krenar Sulo 45-vjeç, edhe këta të vdekur. Mësohet të tre shtetasit po ktheheshin nga një ceremoni mortore në Konispol.
Taip Madani, ish-valltar
Taip Madani, ish-valltar
Krenar Sulo, kengetar
Ndërkaq nga automjeti tjetër kanë mbetur të vdekur dy persona të njëjtës familje, babë e bir, Petro Neçi 65 vjeç dhe Kristaq Neçi 38 vjeç.
Deri në këtë moment në morgun e spitalit të Sarandës ndodhen trupat e dy viktimave, ndërsa pritet transportimi i tre trupave të tjerë.
Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë lagështira në rrugë.
Ndërkohë po në orët e pasdites një tjetër aksident është regjistruar në rrugën Levan-Tepelenë, ku 6 persona kanë mbetur të plagosur nga përplasja e një fuoristrade me makinë Audi.Burime nga policia bëjnë me dije se të plagosurit janë dërguar në spitalin e Fierit, nga ku mësohet se Viktor Troka, 40 vjeç dhe gruaja e tij Zenepe Troka, 37 vjeç, janë në gjendje të rëndë dhe janë futur në operacion.
Ndërsa të plagosurit e tjerë janë Liri Roka, Spiro Xheli, 58 vjeç, Urani Xheli, 52 vjeç, Besmir Xheli, 27 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e aksidentit.
http://www.youtube.com/watch?v=alnF9fp9qps
* * *
Aksident i rëndë në Kukës, furgoni bie në humnerë, 6 viktima
Një aksident i rëndë ndodhi mëngjesin e sotëm në aksin Kukës-Shishtavec. Mësohet se një furgon i linjës ka dalë nga rruga dhe ka rënë në humnerë. Për pajojë, kanë gjetur vdekjen gjashtë persona, ndërsa janë plagosur rëndë katër të tjerë. Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe dy helikopterë të Ministrisë së Shëndetësisë, të cilët kanë bërë transportimin e të plagosurve drejt Spitalit Ushtarak, në Tiranë.
Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë dhe pakujdesisë së drejtuesit të mjetit.
Viktimat janë Feim Biba, Zykri Shehu, Zamir Karanxha, Bashkim Çuni, Linda Çuni dhe Meleqe Serani.
Një prej viktimave, Linda Çuni, ishte shtatzënë. Mes viktimave është edhe drejtuesi i furgonit.
Të plagosur në spitalin ushtarak janë Xhevahir Çuni, Petrit Mustafa, Rusem Biba dhe Zyhrie Kovaçi.
Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë. Gjithashtu, në furgonin e aksidentuar mësohet se kanë qenë edhe një vajzë 3 vjeçare D.Kovaçi, si dhe shtetasi Hali Serani, të cilët fatmirësisht kanë shpëtuar pa dëmtime trupore dhe janë ndihmuar nga banorët të kthehen në shtëpi.
Duhet kontroll teknik te rrept per furgonat qe punojne TAXI dhe per aftesimin profesional te drejtuesve te Tyre.Detyrimissht duhet qe drejtuesit e furgonave taxi te kene stazh pune mbi 5 vjet ne mjete transporti mallrash dh te jene te paisur me patente te klasit te dyte.
Shkrim shume i bukur dhe i zgjuar
Pajtohem plotesisht me kete mendim tendin.
Duhet bere diçka se une para ca vitesh isha me gruan e i kam zbritur furgonit ne Elbasan. (shkoja Pogradec-Tirane).
Shoferi me tha po ti ishe per Tirane pse zbrite? i thashe po or mik por nuk e di a me çon dot ne Tirane ti mua apo do mbetem nga kthesat e kerrabes… ai qe ne Pogradec deri ne Elbasan ikte me furgon sikur ishte ne garat e formula1. Hynte ne parakalim ne kthesa e dy tre here ju desh te frenonte se vinte dikush nga krahu tjeter e desh perplaseshim koke me koke.
Gjynah ngushellime familjareve te viktimave i uroj sherim te shpejt te plagosurve.
Ne cdo vend te botes formimi i shtetit fillon nga rendi,infrastruktura dhe transporti.
Ne jemi i vetmi vend ne bote qe skemi transport shteteror…Tek transporti duket coroditja e nje shteti.Po te jene keto 3 pika me lart fillojne dhe hapen dhe vende pune dhe mundesia behet me e madhe se shtohen mundesite se ku mund te punosh.
Shteti jon duhet ta filloje nga shtetezimi i naftes qe te uli cmimin dhe njerezit mund te jetojne ne qytetin e tyre dhe shkojne te punojne ne Tirane a Durres etj…dhe kursejne dhe ato milionat qe blejne shtepi ne Tirane dhe qytetet e tyre fuqizohen.
@vezhguesi ;rendi infrastruktura edhe transpoti bejne shtete,,,,meq tek ne nuk egzistojne ke marre persiper nje guxim te pa pare te quash vendin tone shtet,,,,,,,,,,,une do ta quaja “ishulli i thesarit” ku hajduti i radhes behet milarder,,,,,,,!!!!!!!!!!!!
Ngushellime familjareve te personave qe kane humbur jeten. Duhet kujdes nga drejtuesit e automjeteve ne keto rruge ku rreziku eshte i pranishem ne çdo kthese. Viktimat u prefshin ne paqe.
Fundjava përgjak rrugët. Pas aksidentit të Kukësit, mëngjesin e sotëm, ku 6 persona humbën jetën, një tjetër aksident i rëndë është regjistruar në Sarandë gjatë orëve të pasdites. (artikulli)
Pergjakur Vertete!
11 te vdekur
4-5 a me shume te plagosur.
40-50 familje te ndikuara drejt-perdrejt,
gati 5-8.000 vete i njohin keta persona.
—
Sot, Ku Eshte Shteti?!
Kemi nje Minister te Brendshem qe sillet si Sherif lokaliteti, non-stop ne media. Ku humbi sot?
Kemi Kr/Parlamenti qe pasqyrohet ne cdo pjate-pilafi qe ha, e batute qe thote: ”Meta takoi homologun Bulgar!” Nga u zhduk?
Kemi nje Kr-Minister qe i pelqejne intervistat retrospektive e retorikat pa -fund. Kukes/Sarande, eshte detyra e tij. Humbi 11 Qytetare!
Kemi nje President qe ky rast e ben te marre avionin e pare e te kthehet mbrapsh kudo qe ndodhet….
Ku eshte shteti?!
Secili e se bashku, keto persona sot duhet:
– te jene prane familjeve
– vezhgojne ndihmen mjeksore, e ecurine e te plagusurve
– te merren me gjendje rrugesh, sinjalistike e mesime per te ardhmen.
– emisione, artikuj, PR te fuqishme te edukohet ”mileti” si te ece ne rruge.
Aksidente do kete gjithmone por katastrofa rrugore qe e ka emrin Shqiper, nuk mund te vazhdoje keshtu!
Nje puf nga Toppalli, e kemi ne shtyp.Nje gerhitje Berishe, po ashtu. Nje ”keshille” nga Topi, s’lihet te bjere ne toke… / Vdes nje deputet ndalon krejt Republika ne ngyshellime-patetiko-provinciale; tani humben jeten nje dyzine Shqiptare e kush nuk pipetin.
Po Media qe nuk ju ”shkul dhembet” pushtetareve c’ben sot?
Ne dite te tilla, te zeza…
…KU ESHTE SHTETI?!
Ore ku po shkojme keshtu???do ngelemi 1 milion shqiptare per 10 vitet e ardhshme po u vazhdua keshtu..,Ngushellime per familjaret dhe dheu qofte i lehte dhe te prehen ne paqe….dicka do shtoja qe dje me beri pershtypje qe nje zedhenese e partise (Gjoja) demokratike doli ne TV dhe u ankua se Kryeministri Rama i paska vjedhur kantieret e ndertimit te PD ,.ajo fycka nuk e di qe jane parate e taksapaguesve shqiptare qe hidhen per investime per rruget dhe makinat lluksoze qe parlamentaret shqiptare i kane me bollek dhe u bejne zili parlamentareve ballkanas keto kantiere ndertimi po marrin perdite jete njerezish me standartet me te uleta te mundshme..Le te marrin shembul nga Kadafi dhe ti imarrin te keqen atij keta qe beri autostrada lluksoze ne Libi ,Akoma superstrada e rruges tirane-durres qe Meta inaguroi ne 2000 nuk ka mbaruar akoma…Berisha nje rruge e inaguronte ne fillim te saj pas 6 muajsh e inaguronte nga krahu tjeter..hajde qyfere hajde ZOT i MADH ruaji shqiptaret nga shfarosja…
Ngushellime familjeve te viktimave!
Eshte e thene qe ne krye te heres, se pakujdesia me e vogel rrezikon jeten.
@ PAB!
Mos politizo nje fatkeqesi qe rezulton me viktima. Infrastruktura rrugore, ose e thene me sakt gjendja mjerane e rrugeve nuk eshe e sotme. ndaj nuk ke te drejte ne gjykimin tend.
Ti pyet ; Ku eshte shteti?!
Por shteti nuk eshte nocion abstrakt dhe as nje fuqi e mbinatyrsheme.
Sumumi i te gjitheve,qe nga dikasteret , institucionet qendrore dhe lokale, strukturat e tyre, dhe deri tek privatet , te gjithe jane pjese e shtetit dhe perbejne shtetin. Çdo lloj hallke qe te stonoje , natyrisht qe demton shtetin.
Dhe mos u habit se dhe vete drejtuesi i njemjeti qe mbart jete njerzish, eshte nje hallke e rendesishme ne funksionimin e shtetit.
Natyrisht qe kjo eshte pergjegjesi se pari e atyre njerzve te veshur me pushtet qe abuzuan, vodhen deri ne ekstrem fondet e akorduara per infrastrukturen rrugore.
Por kjo nuk do te thote se aksidenti paska fajtor vetem shtetin.
Mund te jete dhe eshte nje konicidence fatkeqe qe sot ne diten e fundit te javes, ka patur 11 viktima dhe disa te plagosur nga aksidentet automobilistike.
Drejtuesit e mjeteve, qe ne kete rast jane vetendeshkuar rende (as hasmit nuk dua t’ia degjoj kete gjeme) jane te papergjegjshem dhe ecin sikur ngasin mjetet ne fushe aerodromi dhe jo ne rruge qerresh (te gjitha rruget rurale njelloj jane).
Nuk eshte mungesa e shtetit sepse nuk mund ta ndjek nga pas as ministri, as kryeministri dheas kryetari kuvendit, madje as polici i qarkullimit qe ka ate detyre, nje drejtues mjeti ne gjithe intinerarin e rruges apo axhenden qe ka planifikuar secili per te levizur.
Ne ate uren e Topojanit, ka dekada qe kalojne automjete, por nje rast i tille zor se mund te kete ndodhur ndonjehere, madje dhe drejtuesi i ketij mjeti ka kaluar me dhjetra here.
Po e njejta gje duhet thene dhe per aksidentin ne Sarande.
Fatkeqesia ndodh kur humbet kujdesi dhe kujdesi duhet te jete sa me i madh ne raport me rriskun qe paraqet rruga.
Sepse merren ne qafe jo vetem vetja por dhe jete te tjera qe i jane besuar profesionalizmit te drejtuesit.
Prandaj me gjithe sensibilitetin qe kujton se po transmeton, fryma edhe gjithe komenti yt per ngjarjen eshte nje cinizem politik.
Une deshiroj qe krahas ngushellimeve per familjaret te jap nje mesazh njerzor per gjithe drejtuesit e automjeteve:
ASNJE AKSIDENT NUK MUND TE NDODHE, ASNJE PIKE E ÇMUAR GJAKU NJERZOR NUK MUND TE DERDHET, ASNJE JETE NUK MUND TE HUMBASE, NESE JU SHOFERE, DREJTUES MJETESH ME PERVOJE APO TE RINJ, KRAHAS SHERBIMEVE TE AUTOMJETIT QE DREJTONI, ME PERGJEGJSHMERI MAKSIMALE, NE ZBATIM TE RREGULLAVE DHE RREGULLOREVE TE QARKULLIMIT , DO TE JENI KURDOHERE TE VEMENDSHEM DHE TE KUJDESSHEM NE ÇDO LLOJ SEGMENTI RRUGOR, NACIONAL, RURAL APO KOMUNAL!
Shoferet qe bejne transport udhetaresh, duhet te kene leje te vecante, ku vizitat tek mjeku, jane te detyrueshme, me sa di une, cdo 6 muaj.
Ngushellime familjeve.
O ” P.A.B ” debili…qe ktu nuk ka shtet – kte e dime te gjithe,perfshire edhe qeveritaret qe ti permende dhe kjo per me teper eshte “merite” e doktor RRUMPALLES &CO !!!..por kur vjen puna per aksidente te tilla -kjo eshte e pa evitueshme dhe ndodh cdo dite ne te gjitha vendet e botes dhe ne shtete te fuqishme !!! Eshte e pamundur qe te ruajme me police te gjithe ata qe i mer koka ere. Kur njerezit vete nuk kane respekt dhe kujdes per jeten e tyre dhe te familjareve te tyre,atehere c’fare pretendon ???????
Virtyt je, virtyt i rralle. Si ne ”argumente, konkluzione” e pyejtje retorike. Bravo.
[ Njeri i mire…gjej ndonje sylesh si vetja, e zihuni bashke. E njeh sojin tend, ti e njeh 😉 Ka vend plot ketu, per mua, te tjere, … e per ate qe do/pefaqson ti.]
Sorry baby,nuk e dija qe je nje anal – ist ne tentative per tu bere.
Sa per sojin tim apo per mua personalisht-ti nuk me vjen as deri te maja e “sy leshit”…por nejse,une nuk kam ndermend qe te trazoj jeten tende virtuale,duket qarte qe qenke banor i blogjeve.
Zoteri, 1) Si parim, nuk i pergjigjem dikujt qe Bertet. Sado pasionant te jete, a ti duket se ka te drejte. (ne etiken e te shkruarit virtual, GERMAT KAPITALE KONSIDEROHEN si ULURIMA.)
2) Nje replike e tere per nje postim te caktuar behet nen te. Ne nje postim te konsiderueshem, te ”inspiruar” nga posti im ”you really went to town”. Ke butonin “pergjigje” une me poshte, e keshtu shkon.
Te mungon nje koncept themelor (jo vec aty ky ndahemi ne) ne ”kuptimi”, (i-e theksuar, iii) pasketaj ne shprehimi. (e njejta-i) Kur akuzon dike, per dicka, duhet te njohesh: a) postuesin pesonalisht per nje kohe relativisht te gjate b) ti kesh lexuar shume poste c) minimalja, ate post i cili te ka merzitur, e nxitur. Por guximi s’te mungon. Por guximi nuk mjafton.
I nderuar, une vij nga nje ”zone” qe – me keqardhje them – se njeh, as degjuar nuk e ke (po, te kam lexuar postin me vemendje, 2x) eshte nje Planet qe quhet Apolitik. As jam i politizuar, as bej cinizem politik:
“Prandaj me gjithe sensibilitetin qe kujton se po transmeton, fryma edhe gjithe komenti yt per ngjarjen eshte nje cinizem politik.” – fjalet e tua, c & p.
—
Ne asnje vend nuk permend qeverisjen e shkuar. Kerkund nuk them qe faji i aksidenteve eshte i qeverise se tashme. Te lutem, here tjeter kur i drejtohesh dikujt (a t’lind nje ide) lexo me pare ate te ciles (pretendon) se i referohesh.
Eshte pytje drejtvizore, Ku Eshte Shteti? Cdo qytetar do ta beje. Te jesh pak me i vemendshem do e kuptoje (kam futur emra nga dy palet) se Pushtetaret Shqiptare bejne PR me cardo vogelsish e media i paraqet.
Vemendja, besoj se dhe ju e pranoni, nuk eshte pika juaj me e forte. (as debati) Pra, ku jane sot? Rama, tek titulli tjeter eshte ne konference arsimi, kur cdo gje duhet te ndaloje per nje Kr-M te cilit i vdesin 11-12 qytetare dhe i plagosen shume te tjere! Kjo behet prioriteti No1.
Kush te ka thene ty se keto njerez duhet te bien ne lufte, menyre spektakulare, a dicka qe ”fajin e ka Shteti” per shtetin te ndihet pergjegjes, e te shkoje ku ka ndodhur ngjarja? Ne Britani vdesin 5 vete ne dite nga aksidentet, tek ne sot… numri 12 e ben kete 2 here me te larte ne nje shtet 20 here me te vogel. Sigurisht ne Shq nuk vdesin 12 per dite. Pra kjo e ben Ngjarje, e do vemendjen e shtetit. Permbytje, aksident treni, terrorism, c’te jete…Shteti vjen i pari.
Nese nuk keni vemendje (as turp, pa marre parasysh llogjiken) te pakten mos vini fjale-ne-gojen-time! Per cdo arsye te vdesin qytetaret ne ngjarje ku ka shume viktima, Shteti eshte aty! Kuptoje ose jo. S’ka te beje me shkakun (dhe aq) as me fajin (per me shume) por me nje ngjarje te pa-zakonte, e numra te larte.
Presidenti i USA, ne cdo pozicion ndodhet jep mesazhing direkt per fatkeqesi, vrasje e aksidente; pa perjashtim! Kr-Ministri Britanik kur ishte me pushime e dicka ndodhi ketu nuk reagoi direkt, e kryqezuan. Mediat krijuan furi. U detyrua te kthehej. Te nesermen. Me bisht nder shale. Askush nuk thote ”eshte faji juaj qe…” por eshte ”faji juaj qe nuk jeni ne Detyre!”
I Nderuar, ka nje koncept qe quhet ”chain-of-command” me pergjegjesi zinxhir, e kjo thote: per veprimin e nje polici fshati (po!) pergjigjet Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit. Cdo ngjarje me shume viktima ne Shqiperi meriton (dhe duhet te!) vemendjen e Drejtuesve me te Larte. Nje Kr-Minister, dhe ne pamundesi te shkoje thote: Mendimet tona ne keto momente jane me familjen. Kjo behet prioritet. Shteti yne sot ka heshtje!
Eshte po i njejti qe deshi te fuse dekor, duke kerkuar qe ”Frroku te terhiqet” e te shprehet si i ka hije nje deputeti. Dekori e pergjegjesia fillojne nga vetja, jo per pathos e komedi.
Te kerkosh llogari nga/ndaj Shtetit (se ke pasur me termend ate shpjegim qe me bere mua per Shtetin) nuk ka te beje me Politiken por me Detyrimet Shtetit Ndaj Qytetareve! (po ju del tym nga koka, keni humbur aftesine minimale te mendoni si njerez te lire e pa politike vete, a pa dyshuar tek politizmi i gjithkujt tjeter)
Nuk ka cinizem politik (‘sme rreh per 3 palet) e do ndihesha me keq nese kjo perdoret Politikisht nga shtetaret. Shteti ka detyrim “cradle-to-grave” per cdo shtetas Shqiptar; dhe nese ka ardhur pa dashje ne jete, e kur iken prej saj per faj tend. Kete Organizim qe ta kuptosh ti Shtetin, e kemi, per cdo rast. Me llogjiken tuaj duhet ti leme femijet e braktisur ne rruge, se fajin e ke Nena, babai i pire dhe varferia e tyre, apo jo? Jo shteti. Apo se nuk perdoren kondom, apo se e filluan ne legjislaturen tjeter…apo…/
Sinqerisht, jo se me vjen keq se kaq kapacitet ke por a mendon ndopak para se ti shtrohesh keyboard-it…fare-fare?
Sic dhe kam fajesuar median te ciles i mungon autoriteti moral, duke u marre me llogje te nivelit ”te emrave” e thash-e-them pa vlere ne jeten tone (tuaj!), duhet te jete ajo qe sot do thote: Ku Eshte Shteti? Nga ky shtet (te cilin ju me shume naivitet mundoheni ta perkufizoni, e kete e bete gabim, e gabimisht-tek une) cdo kush ka te drejten te prese ate per te cilen Ne (Ju) taksa-paguesit i paguajme.
Ne nje Shtet ku:
1) Ministra Shendetsie shkojne ne krevate spitali kur nje pijetar thyen gishtat.
2) Republika mban frymen kur nje deputet ndahet nga jeta ne aksident (kemi 140 te tille, 500- ish ministra, 300 funksionare te tjere te larte) me homazhe patetike.
3) Ministri i Brendshem nate-per-nate ne TV, me aksione kaubojsh qe jane me shume zhurme se sukses.
4) Kur nje i degraduar menderisht (z. S.B) ngre ne kembe nje media/parlament/ politike me deklarata boshe.
5) Kr-M qe del ne ora 2 te nates neper spitale e dogana, ne w-end po ashtu…
Mund te mos kuptohet qe kur humb 12 qytetare se kjo eshte ngjarje shume e rende, po keshtu eshte. Jane dy ngjarje shume te renda e Shteti duhet te jete aty, ne nivelet me te larta.
Pra, perseri pyes: Ku Eshte Shteti?
[I nderuar, kjo pyetje nuk eshte per ty. More zjarr kot! Eshte mese e qarte se ty nuk te thote asgje. Vazhdo sic dhe ishe, i pa-trazuar ne lumturine/konceptualitetin qe ke. Miqesisht etj]
@Vezhguesi F
PAB per mendimin tim i shkruan gjerat shume mire, sepse detyra e qeverise se re eshte gjigande. Kjo qeveri nuk po drejton nje vend normal por nje vend te zhbere, qe nuk mud te quhet shtet. Neser mund te jemi une e ti viktima te ketyre pseudoshofereve. Te gjithe e dime se sa i mire eshte kualifikimi i shofereve te rinj, edukata e shqiptarit per te respektuar rregullin, gjaku i nxehte, kualiteti i makinave dhe mangesia e tyre ne shume drejtime duke filluar nga mungesa e ndricimit, etj. Do te ishte per tu admiruar nqs. qeveria e re do ti kushtonte rendesi ketyre problemeve, shto pastaj ato te permiresimit te pjeseve te rrezikshme te rrugeve, sinjalistikes dhe mbi te gjitha kontrollit policor, per alkol, dokumenta etj. Une do kisha preferuar 2 ministri rendi, 2 drejtesie dhe asnje integrimi. Kam vene re se
je simpatizant i kesaj qeverie dhe skam asgje kundra, uroj dhe shpresoj edhe une per te mire, por gjerat duhen vleresuar me objektivitet dhe jo me fanatizem. U ben disa muaj dhe me perjashtim te vogelsirave ne disa ministri spo luan asgje. Duket sikur Saliu i ka bere mire te gjitha, une mendoj se ne cdo aspekt te jetes duhet revolucion. Bari i keq shkulet nga rrenjet nuk korret me makine siper.
@ PAB dhe Bocari!
Ndjese qe po ju pergjigjem te dyve njeheresh ne nje koment-replike.
@ PAB!
Mund ta rilexosh me qetesi komentin tend dhe pavarsisht nga shkruan, po e perseris (ndoshta ke patur ndonje ide tjeter) por ke gabuar dhe i ke dhene tamam trajten qe une te vura ne dukje.
Ne komentin e dyte e ke djallosur me keq se ke shkruar i nervozuar. Nga nervozizmi, se mbase nuk e ke pritur nje reagim te tille, ke mbushur gati nje faqe me fraza pa kuptim, me citime edhe ne anglisht, per te bere me te bindshme sofizmat e tua.
Se pari, une i di rregullat e nje komenti, ndonese nuk jetoj aty ku jeton zotrote por ketu ne Shqiperi. Je munduar te fyesh, por je lodhur kot, me fjali pa folje, grupe fjalesh, kercime tip karakaleci i them ketij komunikimi, pa dashur te te fyej.
Germat kapitale nuk te adresoheshin ty mor zoteri, por atyre qe jane shkaketaret numer nje te aksidenteve, plagosjeve dhe humbjeve te jeteve, Drejtuesve te Mjeteve Automobilistike, atyre Idioteve me timon ne dore, qe bashke mejeten e tyre humbin dhejetet e te tjereve.
Une nuk e di se si e keni ndjekur kete ngjarje ju, por di te them qe me ndodhjen e aksidentit jane vene nelevizje gjithe strukturat e specializuara qe nga policia, helikopteret ambulancat dhe deri tek shkuarja ne vendngjarje e ministrit e shendetesise. Neqoftese e ke per kete fjalen ateher duhet te ishe informuar para se te hedhesh ne treg akuza te pa baza. Po e njetat gje mund te thuhet dhe per median. Lajmin e percollen te gjitha dhe ndonjera hap pas hapi. por te jap nje keshille: Nuk jam une ai qe nxehem ne kete rast, por po merrni si flaka e kashtes ju. E theksova dhe pak me lart, shkaketari kryesor eshte puna e dobet keto 23 vjet per permirsimin e infrastruktures rrugore, si ne te gjitha fushat, por mbi te gjitha pakujdesia dhe papergjegjshmeria e drejtuesve e automjeteve. E tehem mbi te gjitha se ata drejtues qe tregohen te pergjegjshem dhe te klujdesshem as u ka ndodhur dhe as ka per t’u ndodhur ndonjehere ndonje aksident.
@ Bocari.
Jam dakort me ato qe ngrini ju, qofte per gjendjen e rrugeve, per mjetet dhe gjendjen teknike te tyre dhe per kualifikimin, megjithate kembengul tek kujdesi dhe respektimi i rregullave per te ruajtur koken e tyre dhe njerzit qe udhetojne me ta.
Nuk e di se si i nxirni konkluzionin e simpatizantit te qeverise. Statusi im eshte po ai qe ka qene. Per mua ka qene dhe mbetet perendi e verteta dhe nese me ke lexuar kam qene dhe mbetem kritik, por jo kritizer. Natyrisht e keqja nuk shkulet kollaj, ajo vjen shpejt por duhet shume mund dhe djerse per ta shkulur.
Ndjese nese jeni ndjere te fyer nga ndonje fjale e ashper. Respekte.
Nuk jam fyer, me vjen keq se fjalite pa folje te kane besdisur. Tani, do i jap te gjitha ne “foljore”. Duket se e ke shume te veshtire ti largohesh ”personales direkte” pa u marre me personin por Temen. Fillove nga politizimi me pas qemton fjaline, vendodhjen etj. Hidhesh pa lexuar, flet pa menduar e ben konkluzione (nen emrin tim!?) pa kuptuar; e une qenkam ”karkaleci”? Antik fare je 🙂
—
‘More zoteri” [te drejtohem me respekt] ose nuk po lexoni ose vazhdoni ne nje linje paragjykimi [sic e filluat] ose nuk po doni te kuptoni; po flasim per dy gjera krejt te kunderta. Nuk dyshoj se policia/ shendetsia kane shkuar aty. Kjo eshte minimalja qe duhet te bejne paguhen per kete, ne nje shtet funksional a shtet kartoni do shkojne 2 a 20 police ne nje aksident. Kupton cfare po thua, a jo? ”Ku eshte Shteti?” po kerkoj drejtuesit me te larte, 3 numrat e pare ne menyre konsekutive. E kam kete te drejte e eshte praktike mbare-boterore, dua pergjegjesi e llogari-kerkim ne nje shtet. Pse i banalizon gjerat deri ne kete pike? [Postimi No1. Presidenti/ Kr-Ministri/ Kr Kuvendi e M. i Brendshem, e te gjithe bashke, duhet te jene atje.]
S’kerkojme Kr-M te pije kafe morti ne cdo aksident rrugor me 1-2 te vdekur por presencen e tij ne nje dite kur vdiqen 12 ne dy aksidente. Sa e veshtire eshte per te lexuar dicka qarte? Dy nga njerezit me te fuqishem te planetit, Presidenti i SHBA, e Kr/M Britanik persona me ”gishtin-tek-butoni-berthamor” ne aksidente me permasa te tilla nderpresin gjithshka; shkojne, telefononje, shkruajne leter dalin me ngushellime ne konferenca shtypi; me pas thonte masat qe do merren per te ardhmen etj. Rrijne solem, e mbajne koken poshte!! E nese nuk e bejne? Me fal, po opinioni publik e media acarohen e kane pritshmerine e tyre. Pse nuk e lexon kete? E kane detyrim, kupton?
E kur s’kupton, te jam shprehur thjeshte e pa nervozitet se flasim ne nje forum publik. Ne replike 1 me ‘quajte cinik te politizuar” [shiko tek tema “Babagjysh ja ku eshte WC,” jam serioz, jo-tifoz me ”saliu a edi”] Tek replika 2 vazhdon me te njejten linje. Fjala eshte per llogari-kerkim e pergjegjsi Shtetrore. Ne nje shtet prej 3M banore te humbin jeten 12 vete, nder ta nje nene e re me femije ne bark te plagosen te tjere, kjo ne dy aksidente; eshte ngjarje madhore. I njejti Shtet qe shpalli Zi Kombetare per nje deputet. Ju vazhdoni me ”fajesi e shkaqe” une kerkoj dicka tjeter. Dua Shtetin, pergjegjesine, kujdesin e vemendjen personale te hierarkise me te larte. Per mua Edi ”nuk eshte i madh e aq i rendesishem” qe te mos shkoje, as ti ”falenderohem” se ka cuar/shkuar M. i Shendetsise!
E bere si ”Gjurma – Ujku” S’na duhen gjurmet. Te ftoj te mendosh keshtu dhe ti, e te gjithe qe na ndjekin. Jemi para nje fakti i kryer, fakt tragjik me 12 te vrare.12 Qytetare Shqiptare jane viktime, faji i rruges a i shoferit s’ka rendesi! Nese do lexoje postimin tim te pare si njeri pa pargykime, s’do ishte lodhur 1) te me akuzoje per politizim cinik 2) a se ”faji ishte i shoferit”. Kam shprehur qarte se pas kesaj ngjarje duhen nxjerre mesime, sensibilizohet publiku, veproje shteti, sinjalistika etj., ekspertiza nxjerr fajin.
Faji i 2 shofereve sot, e nje piloti qe aksidenton 250 vete nuk jep asnje dalje per Kreret e Shtetit t’mos jene prezente. Ndalu, merr fryme e lexo ate person te cilit i drejtohesh. Nese nuk pajtohesh me te, s’ka gje te keqe. Mundohu te shohesh se ai (une) as flet, as mendon, e as kerkon dicka qe eshte ne linjen tuaj te mendimit. Ti vazhdon me ate qe se kam thene.
Te gjithe e kemi mundesine te flasim pa ”partizane e balista” dhe ato qe i qendrojne linjave te tilla duhet t’na kuptojne. Ne fillim jemi njerez, qytetare e individe te nje Shteti. Te cilit ne dhe Media duhet ti kerkojme llogari ne themele e ne aparence. Nje deshtim i se djeshmes-se-kalbur s’justifikon te sotmen, e nje platforme dyshuese Meta-Rama nuk duhet te na heqe pragmatizmin e perditshem. Qetsohu. Konkluzionet nxirri ne emrin tend, besoj se e kupton(nese se kape me pare) se jam ne gjendje te flas per vete, per nje problem a me kedo pa qene nevoje per interpretimin tuaj; denoncim publik, e prezumimet katerciperisht te gabuara se cfare desha te them une. Faleminderit, por jo!
Aq me teper te me ”politizosh fjalet e qellimet”. Une jam njeri i lire, e mendoj per vete, pa simpati e pritshmeri tek Pushtetaret. Ne fakt i kam frike e nuk u besoj. Me ze te vogel qe kam, them ate qe pres prej tyre. Dhe i shikoj, sikur ata me kane Borxh mua (dhe ty) jo ne Atyre.
Pac nje te djele te kendshme.
[flm @ z. Bocari]
@Vezhgues
kam harritur ate moshe dhe pjekuri sa te mos i marr gjerat personalisht. Nuk jam e prekur per asgje. Shkruaj lirshem dhe mos bej merak. Nga ato qe kam lexuar me je fiksuar se e shikon me optimizem kete qeveri te re. Te thashe qe skam asgje kunder, perkundrazi do gezohesha, po te mund te me beje dhe mua pak optimiste. Mua me duket sikur keta po luajne lojra me kukulla, ndoshta pres une shume, mund te jete dhe gabimi im, por kam frike kur gjerat nuk levizin. Sa per ato qe shkruan ti dhe P.AB po e them edhe njehere se mu duke te arsyeshme sepse per ngjarje di vetem cka shkruhet ne kete artikull dhe jo ato qe shkruan ti. Nqs. jane bere te gjitha ato, eshte shume mire, pavaresisht nga ato qe komentojme ne eshte per tu gezuar. Me ben gjithmone pershtypje dhe pyes, perse jemi kaq agresiv ndaj njeri tjetrit? Perse megjithese nuk njihemi shahemi me fjalen e fundit me njeri tjetrin per nje fjale goje? Nuk ka me vlere sharja tek ne, na eshte bere si buke e djathe? Ndoshta me ben mua pershtypje me shume sec duhet? Megjithate nuk e kam te lehte te lexoj keto komente kur ne cdo 3 fjale 1 eshte fyerje. Jo per gje por nqs. keto i lexon Sala me siguri nuk i rendon krimi qe ka bere kur ne me te njejtat fjale shajme njeri tjetrin per hic gje. Nuk kam asgje personalisht, flas vetem ne princip.
@P.AB
Lexova me kenaqesi komentin qe ben ne shkrimin tjeter ku sqaron fjalen fshatar dhe kuptimin dhe prejardhjen e saj. Nga ky koment kuptova se kerkon qe fjala shqip te perdoret sipas kuptimit qe ka etj. U gezova qe dikush i vinte vemendjen etikes se te folurit shqip ne media. Kam nje problem kur gjuha jone shqipe kombinohet me fjale te gjuheve te huaja qe per mua ska kuptim sepse
1- media eshte per masat dhe une zonje/zoteri nuk di anglisht.
2-demton gjuhen tone dhe na ben inferiore ndaj gjuheve qe kane lindur mbrapa shqipes
3-per mendimin tim nuk rrit kuturen apo llogjiken e bashkefolesit.
Ky fenomen qe eshte shtuar shume ne mediat tona mendoj se eshte nje problem per tu shqetesuar si psh. perdorimi i gabuar i fjales fshatar
Zoteri, te falenderoj perseri. Respekti eshte i ndersjellte. Kam (e kemi) kerkesa ndaj medias si ne shprehimi e ashtu ne rendesine e problemeve qe sjellin. Standartet jane jo dhe aq te larta, e them me shume vetpermbajtje. Ka dhe nje ngaterrese te ‘vogel” ketu… . Per median ”Shqip” kuptimi ”Jam ne Opozite me Pushtetin” a cdo pushtet perkthehet si ”jam i pavarur” Te pavarur te ben mendimi dhe ideja, antagonizmi ndaj ”te fortit” eshte dicka per tu pershendetur, jo gjithshka.
Ketu [qe postoj rralle] apo tek Re.Pu (respublica.al) nuk me terheqin apo bie ne ”politike” Nese do dicka si mendoj qe ”forumet shqip” duhet te jene ne shprehje, koncepte, respekt ndaj biseduesit, autorit, lajmit e ligjit kur te kesh kohe shko atje … postoj me te njejtin nick, lexo “Ne nje shtet te korruptuar Juliani zevendeson drejtesine” Te kerkoj ndjese qe nuk ve link direkt, ne respekt te kesaj platforme s’mund ta bej kete.
Kalofshi nje w-end te mire.
p.a.b
Ngushullime per viktimat.Po them dy fjale si specialist i fushes te transportit,
Po thuaj te gjithe aksidentet ndodhin per shkaqe subjektive.
Subjekti i vetem per aksidentet eshte drejtuesi i mjetit,mungesa e vemendjes gjat manovrimit.
Drejtuesit e mjeteve te transportit automoblistik,pa perjashtim, duhet te kalojne testin per shendetin mendor,nga nje komision me mjeke e specialiste te kesaj fushe.
P.A.B mos te te vije keq por , me gramatiken qeke cope cope. Dhe nje veretje miqesore kam, inatci i madh dukesh.
Gramatike? E fillon fjaline me – dhe – (?!)
Per kapacitetin s’po flasim, ti ben ate qe di per sa di. Kur tenton te kritikosh dike, te pakten ne dy rreshta shkruaji per smbari. Mire shume qe s’te ka bere pershtypje zoteria tjeter, kodra pas bregut, i politizuar deri tek dhembet, nuk lexon ne replike, shpif e flet pa lidhje me postimin tim; te shpetoi krejt kjo? Gjynaf.
Nga ti s’me vjen keq fare. Aspak.