Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Levan-Tepelenë. Mësohet se ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Kafaraj, ku kanë humbur jetën të paktën tre persona dhe janë plagosur pesë të tjerë.
Mësohet se në aksident është përfshirë një furgon me targë AA881GJ, një autoveturë me targë AA746DA dhe një tjetër mjet, targat e të cilit nuk duken pasi janë shkatërruar tërësisht.
Identiteti i viktimave nuk bëhet ende i ditur, ndërsa pesë të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Mësohet se në automjetin me targë AA746DA udhëtonin 5 pjesëtarë nga e njëjta familje, të cilët ishin nisur drejt Greqisë.
Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se aksidenti u provokua nga drejtuesi i furgonit, i cili ka shkelur rregullat e qarkullimit rrugor.