Të paktën 5 të vdekur është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Belgjikë. Viktimat janë shoferi i një autobusi dhe katër adoleshentë rusë e ukrainas. Aksidenti ndodhi në Ramsk, në afërsi të Anversës. Shkak i aksidentit mendohet të jetë bërë përgjumja e drejtuesit të autobusit në autostradë.