Një 52-vjeçar i aksidentua për vdekje paraditen e sotme në kryeqytet. Ngjarja ndodhi në zonën e “Ali Demit”, ku Eduard Mesaj, 52 vjeç, u godit nga një automjet ndërsa ecte në rrugë.
Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.