Një fëmijë është aksidentuar për vdekje nga një automjet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në zonën e Freskut.
“Më datë 30.05.2016, ora 17:30, tek rruga Thesarit, mjeti me targë AA 416 LY, me drejtues F O, ka aksidentuar te mituren 3 vjeç e cila është dërguar në SQU dhe më pas ka gjetur vjekjen.Si pasoje eshte demtuar dhe një shtetase e paidentifikuar e cila eshte jashte rrezikut per jeten”, sqaron policia.
Aktualisht drejtuesi mjetit eshte shoqeruar ne komisariat.