Trafiku rrugor i Shqipërisë ofron statistika lufte, në çdo stinë të vitit, por ato shtohen dhe bien më shumë në sy gjatë stiëns së verës. Statistikat për gjysmën e gushtit dhe gjysmën e vitit janë mëse tragjike; kanë humbur jetën 15 vetë në 8 ditët e para të gushtit, por çdo vit në mbi 1500 aksidente humbin jetën 350 persona, plagosen mbi 1 mijë e 800 të tjerë; një situatë e papranueshme dhe jashtë kontrollit, thonë specialistët.
Eksperët pohojnë se Shqipëria duhet të ndryshojë rrënjësisht administrimin e sigurisë rrugore. Zoti Mitat Tola, një ekspert i njohur i kësaj fushe, thotë se qeveria e ka lejuar aksidentin të ndodhë si pjesë e natyrshme e lëvizjes automobolistike në Shqipëri. Sipas tij, ministria e brendshme, ministria e transporteve dhe drejtoria e rrugëve e kanë toleruar aksidentin si pjesë fatale e trafikut, ndërsa gjendja është mjaft e vështirë.
Sipas specialistëve, shoferët sillen me rrugën në mënyrë agresive dhe kriminale, ndërsa policia e shtetit dhe policia rrugore nuk kanë kontroll të plotë mbi rrugët; për më tepër policia rrugore del anës rrugës për të gjobitur dhe jo për te ndihmuar shoferët që të gjejnë drejtimin e duhur.
Mosvendosja e rripit të sigurimit, moszbatimi të tabelave dhe sinjaleve dhe përdorim celularësh janë disa nga shkeljet që sjellin zakonisht tragjeditë nëpër rrugët e Shqipërisë, për të cilat përgjegjës është vetë autoriteti shtetëror.Drejtuesit kryesor të qarkulllimit rrugor theksojnë me shqetësim se Shqipëria nuk ka trashëguar kulturë të trafikut të automjeteve dhe të cilësisë së rrugëve sipas standarteve.
Drejtori i përgjithshëm i qarkullimit rrugor të Shqipërisë Shkëlzen Aliaj thotë se mungon prej shumë vitesh një koordinim i plotë midis institucioneve shtetërore, që kujdesen për rrugën, trafikun, shkollimin dhe shëndetin e qytetarëve. Zoti Aliaj thotë se policia e vetme nuk mund të bëjë asgjë, nëse të gjithë të së bashku nuk kujdesen që të ecin në rrugë me standarte, duke respektuar standarte shkencore dhe teknike të paracaktuara.
Ekspertët pohojnë se ndërkaq komiteti ndërministror, që drejtohet nga kryeministri, nuk mblidhet qysh nga viti 2007, por aty janë anëtarë ministria e brendshme, arsimit, e transporteve dhe pakkush kujtohet që të përgjithsojë këto ngjarje si faje penale, me të cilat duhet të merret edhe prokuroria e shtetit.

VOA