Aksidenti me bilanc vdekjen e një fëmije dhe plagosjen e 4 anëtarëve të tjerë të familjes së tij ka si autore shtetasen Elona Çaushi, e identifikuar nga policia si bashkëshortja e Gjin Gjonit, gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Tiranë.
Burimet nga policia bëjnë të ditur se Çaushi ishte duke udhëtuar nga Tirana drejt Shkodrës në kohën që është përplasur me një tjetër automjet në të cilin udhëtonte familja Lulaj. Gruaja e gjyqtarit (nuk është cilësuar nëse ky i fundit ishte apo jo me të në makinë) po udhëtonte me një automjet fuoristradë tip “Porsche”. Sipas të dhënave të policisë, makina tjetër drejtohej nga Viktor Lulaj që kishte me vete gruan dhe fëmijët. Si rrjedhojë në aksident mbeti i vdekur fëmija 10-vjeçar, ndërkohë që u plagosën motra e tij 17-vjeçare dhe vëllai 5-vjeçar. Përplasja ishte aq e fortë sa përveç vdekjes së të miturit, anëtarët e tjerë të familjes u dërguan me urgjencë në Tiranë për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Policia deklaroi se arrestoi në flagrancë drejtuesen e automjetit “Porsche”, Elona Çaushi, ndaj të cilës është ngritur akuza e “shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Aksidenti ndodhi pranë Milotit, ndërkohë që 4 të plagosurit u dërguan në Spitalin Ushtarak dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën. Policia identifikoi si drejtuese të mjetit Elona Çaushin gruan e Gjin Gjonit. Nuk është e sigurt nëse në timon ka qenë gjyqtari Gjoni apo e shoqja e tij, por në komunikatën e policisë përmendet e shoqja. Mbetet të shikohet se si do të reagojë drejtësia tashmë që një familje gjyqtari është e përfshirë në krim.
Kemi dy raste flagrante : ai i prokurorit ne Vlore qe terhiqte makine jashte kushteve ( kavo fisso, karrotrec ) dhe ky i Gjin Gjonit.
Po te ishte ndonje fakir e ti bente vaki kjo keta te dy, pra prokurori i Vlores dhe Gjini i Apelit, do i kerkonin te shiste shpine qe mos perfundonte ne burg.