Aksidenti i ndodhur 5 ditë më parë në aksin Kavajë-Rrogozhinë ku humbi jetën 32-vjeçarja Bujana Bushi ka krijuar jo pak përplasje mes Prokurorisë dhe Policisë së Qarkut Tiranë.
Ajo çka përbën akoma më shumë shtysë për hetim janë pretendimet e familjarëve të viktimës lidhur me zhdukjen e një shumë parash prej 100 mijë euro, të cilët ata thonë se kishte me vete 32-vjeçarja.
Nisur nga kjo situatë, Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me pretendimet e familjarëve të Bujana Bushit. Burime nga policia thonë se për rastin në fjalë është ngritur një grup hetimor, i cili ka nisur hetimet për zhdukjen e 100 mijë eurove.
Lidhur me këtë aksident janë pyetur 4 punonjësit e Policisë Rrugore të Kavajës, që kanë qenë në vendngjarje ditën e aksidentit. Burime policore bëjnë me dije se 4 efektivët kanë mohuar që ditën e aksidentit të kenë konstatuar para në mjetin tip “Benz” me targë AA 837 GH ku udhëtonte viktima.
Ata kanë deklaruar se kanë administruar sende personale dhe çantën e Bujana Bushit, por jo para. Lidhur me pretendimet policia po verifikon transaksionet bankare te pretenduara nga bashkëshorti i viktimës shtetasi Vullnet Troka.
Keta 4 police i kane ndare parate ndersa tani bejne te paditurin.
Futini ne burg dhe tregojne vete keta qelbesira. Police hajdut dhe shtet hajdut.
Polici nuk i fut aq kollaj duart ne cante ! Ketu ceshtja eshte me e gjere dhe me komplekse, kemi te bejme me vjedhje te organizuar qe nga origjina e nisjes, biznesmeni i panjohur, vellai i biznesmenit, marrja e cantes prej tij kur policia kryente veprime hetimore etj, jane te gjitha veprime te dyshimta.
Punonjesit e policise jane treguar sylesh nisur nga fakti qe ne vendngjarje i kap rutina per te shpetuar te aksidentuarit dhe pastaj kujtohen per vendngjarjen, pra jane viktima te moskryerjes se detyres sipas nje radhe te caktuar te punes dhe jo hajdut te mirfillte, e aq me teper te aludohet per shtetin ne nje rast si ky.
Zoro deri diku ke te drejte,por nuk ndodhe shpeshe keshtu,kujtoj ne Librazhd ne te dale te qytetit u rrezua nje makine biznesmeni poshte ne Shkumbin,policet qe erdhen te paret gjasme per ta ndihmuar,dhe i kollofiten canten me para,nje vlere maramendase,qe kishte biznesmeni per te mare mall andej nga Turqia.I vellai qe ishte mbrapa me makinen e tije,erdhi gati per 20 minuta,dhe kerkoi canten,policet i thane se nuk gjeten gje,por e verteta ishte se ato te paret sosen,dhe kontrolluan mjetin se miku kishte vdekur,kame qene prezent si te gjithe kalimtaret,lere si vajti nuk la dere pa trokitur i vellai,dhe asgje(thone se i mori lumi i shkumbinit).ne kete raste une besoj se kur ja kane dhene canten te vllait te biznesmenit policet jane daravitur mire,se elbete leke jane,ketu kane shkelur ligjin cdo prove bllokohet dhe sekuestrohet ne vende ngjarje,te drejten e ka ta riktheje organi i hetimit.Ose i kane futur ndonje te ndare vence,se aq para ato nuk i marin per dhjete vjete,pas dhjete vjetesh ja gomari ja i zoti,keto per momnetin duhet te arrestohen per shperdorim detyre.Pastaj te veproj spiunet e SH.K.B-se
Nuk besoj se nje grua udheton me nje sasi kaq te madhe lekesh ne cante e aq me keq nje punonjese e bankes qe di se si mund te degohen ato nga nje vend ne nje tjeter pa rezikuar askend Ndoshta dikush tjeter i ka terhequr ose i ka thene se ti sjell une Meqenese viktima pesoi aksident i thone se i kishte me vete dhe ja moren policet Me duket se po i bejne me faj kot te tjeret.
nuk besoj qe viktima “pesoi aksident”
Motociklisti, qe eshte me I predispozuari te demtohet me rende ,ska pesuar gje.
Ne makine ajo eshte me “biznesmenin” dhe papritur ne vendin e ngjarjes shpejt e shpejt shfaqet biznesmeni.
Policia e akuzon villain e biznesmenit qe ka marre canten me leke.
Policia heren e pare qe raportoi per aksidentin nuk e permend fare viktimen. pra deklaroi qe ka qene aksident pa viktima
ceshtja behet publike: policia deklaron qe : Po, ka viktime, dhe nuk dime per gjerat e saj personale.
Deklarate kjo qe ndesh ne te kundert te asaj qe deklaruan me pare.
Nga ana tjeter – Problemi qendron se viktima deklarohet e vdekur ne aksident, per shkak te aksidentit.
A ka autopsy te qarte per viktimen?
A jane informuar familjaret me rezultatin e autopsies?
A mundet ata te bejne autopsy tjeter ne rast se autopsia e pare nuk eshte bindese?
A e ka ngritur policia dyshimin se viktima ka qene e vdekur ne momentin e aksidentit?
Per mua viktima ka qene e vdekur ne makine.
Aksidenti eshte sajuar per te mbuluar vrasjen.
Autopsia mund ta provoje me se mire nese kryhet nga ekpserte te pananshem
Kete rruge I takon ta ndjeke familja. dhe duhet ti shkoje deri ne fund.
I ndodhur rastesisht ne vendngjarje, pame se aty u grumbulluan shume njerez. Policia vetem nderhyri per te rregulluar qarkullimin. Per te aksidentuarit u fut kush te mundej, qe ti nxirrnin nga makinat.
Pra, policia nuk ka vene dore mbi sendet personale, por nuk ishte profesionale ne veprime. Aty futej kush te donte dhe merte cfare te donte. Askush nuk e kishte mendjen tek sendet e te aksidentureve. Mund te jete dhe vete i dashuri i gruas qe mund te kete mare paret….po te kete patur.
Kam filmuar dy police rrugore te Librazhdit ne rrugen Qukes-Dragostunje,brenda ne makine ne nje axident me dy maqedonas te vdekur.Keta i rrjepin kufomat.
Ndoshta do ishte me mire qe para se ta kerkojne te keqen te policia ta shikojne te vetja,keta pseudo bisnesmene mos te ecin si te shkalluar aq sa rrezikojne jeten,veprimi me i mire eshte kujdesi,ose marrja ne pune e nje shoferi profesionist.Kam qene deshmitar ne aksidentin e nje bisnesmeni te tille,qe kur vdiq thonin komshit se shkoj dhe nje hale,ishte nga ata qe kishte shitur njerezve sallam te prishur ne Tirane.
“Historiani i ri” !
Nuk perjashtohen edhe raste si ky qe permendeni ne koment, une nuk shfajsoj punonjesit e policise, per kete referohuni komentit tim ne artikullin tjeter ku behet fjale mbi theniet e bashkeshortit se si e vlersoj ne raste te tilla ngjajen..
Une nisem nga fakti konkret sic shpjegohet ne artikull dhe jo sic e kam pare une, pasi une ngjarjen nuk e kam pare si ne rastin tuaj, por edhe pyll pa derra nuk ka, une nuk jam per pergjithesimin e faktit si realitet policesh hajdut.
Une kam punuar nje jete te gjate ne profesionin e hetimit, policise dhe pedagog deri para 7 vjetesh, aktualisht jam ne nje studio avokatie dhe raste te tilla kerkohet qe policia te veproje me dinjitet dhe profesionialisht qe te mos akuzohet.