Policia e Tiranës nis një procedim penal ndaj drejtorit të AKU, Artan Gjergji. Sipas burimeve pranë uniformave blu, procedimi penal në ngarkim të Gjergjit ka nisur për shkak të një aksidenti të ndodhur tri ditë më parë. Mësohet se Gjergji ka aksidentuar me makinën e tij një shtetase, e cila gjendet e shtruar në spital me dëmtime serioze.