Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në autostradën Tiranë –Durrës. Ngjarja ka ndodhur në kilometrin e 12-të, në afërsi të urës së Limuthit, ku një furgon mallrash dhe një automjet janë përplasur me njëri-tjetrin. Për pasojë, kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët ndodheshin në fugon.
Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit. Paraprakisht dyshohet se ka qenë një parakalim i gabuar arsyeja që ka çuar në përplasjen e mjetit.