Për tre muaj me radhë furrat e bukës duhet të jenë të kujdesshme me kushtet e higjienës dhe tregtimit të bukës, në të kundërt do të penalizohen jo vetëm me gjobë, por edhe me mbyllje të aktivitetit. Prej katër ditësh, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka zbarkuar në terren grupet e kontrollit për të verifikuar kushtet e higjienës në të cilat prodhohet buka, së bashku me formën e tregtimit të saj. “Referuar problematikave të evidentuara, është përgatitur dhe një urdhër i veçantë i drejtorit të AKU-së, Afrim Bakaj, i cili ka filluar nga zbatimi që më datë 25.11.2013 dhe do të zgjasë deri më 25 shkurt të vitit që vjen. Objekti i këtyre inspektimeve do të jetë kontrolli mbi kushtet e përgjithshme dhe specifike tё higjienës, ambalazhimin dhe etiketimin, standardet e përdoruara për prodhimin e bukës, lëndët e para, aditivët dhe ngjyruesit e përdorur, si dhe dokumentacionin shoqërues”, bëjnë me dije burimet zyrtare të këtij institucioni. Sipas tyre, nga kontrollet e deritanishme vlen për t’u theksuar se vërehet një përmirësim në lidhje me ambalazhimin dhe etiketimin e bukës. Përdorimi i ambalazhit të përshtatshëm (të certifikuar) për të qenë në kontakt me ushqimin, mbetet detyrim ligjor i operatorë të biznesit, si dhe objekt i rëndësishëm i kontrolleve të inspektorëve të AKU-së. Ambalazhi plastik është vërtetuar si ndotës shumë i rrezikshëm i ambientit. Nga ana tjetër, ky ambalazh është ndotës kur ndodhet në kontakt me ushqimin, në rastin konkret kur është në kontakt me bukën.
grupit te kontrollit i lutem te shohe ; cilesine e bukes,se po hame ngjyre,peshen e saj,certifikaten mjeksore te personelit,ambalazhi eshte hallka efundit
Prodhuesit e bukes jane hajdutet me te medhenj te cilet po tolerohen. Perse te mos shitet edhe buka me peshë, gjersa eshte produkt si gjithe produktet e tjera? nje buke qe duhet te jete 1 kilogram me cmim 80 leke faktikisht eshte me peshe edhe 500 gram? Cfare behet keshtu, po na rrjepin te gjalle maskarenjt e bukes, pa llogareitur miellin qe prodhohet me grure krunde bagetish qe vjen nga serbia. Ju lutemi nderhyni ju si qeveri.
Edhe furra si gjithe bizneset e tjera eshte privat dhe nuk eshte e thene qe pesha te jete 1kg. Shteti as qe i mbron fare furrat. Ti qe thua qe jane hajdute as qe e ke idene se sa e lodhshme dhe sa pak fitim ka ky biznes. Shteti ti veje tavan miellit qe leviz cmimi ne stratosfere. Dhe te heqe taksat sic ka premtuar, pastaj te kerkoje standarte