Policia arreston punonjësin e policisë Mark Tuci për humbjen e provave materiale, në një proces hetimor për “falsifikimin e dokumenteve”. Sipas policisë, arrestimi i Tucit është bërë në banesën e tij nga hetuesit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të policisë pasi ka rezultuar se ka humbur disa prova të rëndësishme materiale. Ndaj Tucit është ngritur akuza “Shpërdorim detyre”, pasi ishte pjesë e grupit të hetimit të një çështjeje për falsifikim të dokumentave.