Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Akuzat e UEFA-s/ Rudi Vata: Skënderbeu e meriton dënimin, nuk më vjen keq
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Akuzat e UEFA-s/ Rudi Vata: Skënderbeu e meriton dënimin, nuk më vjen keq
Sport

Akuzat e UEFA-s/ Rudi Vata: Skënderbeu e meriton dënimin, nuk më vjen keq

Elton Tafaruci
Published June 5, 2016
Share
SHARE

Skënderbeu po hetohet nga UEFA për trukime të disa ndeshjeve, ndërkohë që në Korçë janë në pritje të vendimit dhe çështja kryesore është pikërisht kjo. Por, edhe në opinionin sportiv kjo çështje zë një vend shumë të rëndësishëm, teksa së fundmi është Rudi Vata ai që flet, teksa në një prononcim të botuar në “Panorama Sport”, nuk shpreh aspak habi nëse korçarët dënohen.

“Nuk surprizohem aspak nëse Skënderbeu dënohet. Nuk është hera e parë që klubi korçar po hetohet nga UEFA. Gjithmonë ka pasur justifikime dhe njerëz që flasin për pafajësi. Katastrofa më e madhe për futbollin shqiptar janë tashmë bastet, që janë bërë pjesë e rëndësishme e tij”.

Vata nuk ndalet me kaq: “Pak të varfër jemi si futboll, por tani na shtohet edhe pandershmëria. Unë jam i sigurtë se futbolli shqiptar nuk është i ndershëm. Në klubet tona ka aktorë që bëjnë hipokritin, por edhe aktorë ‘Hollivudi’.

Ish-­mesfushori i Kombëtares thekson se nuk ndjen aspak keqardhje nëse Skënderbeu dënohet: “Nëse Skënderbeu dënohet se e meriton, nuk do të më vijë aspak keq, sepse ky klub ka prishur imazhin dhe sistemin. Gjithashtu, ka prishur shumë mendje të futbollistëve shqiptarë, por edhe atyre të huaj”.

Për Vatën ky është momenti që të marrim mësime: “Sigurisht është momenti që të marrin leksion, pasi pa u bërë dikush shembull, nuk ka për t’u ndryshuar diçka për mirë. Kjo që po ndodh, për mua është një kancer, pasi futbollisti stërvitet për të mbërritur te suksesi përmes punës. Tashmë po i mësojnë të aktrojnë.

Vata vijon “thumbimet” me presidentin Takaj: “Në eksperiencën time, jam stërvitur gjithmonë për të fituar, por normalisht edhe kam humbur shumë. Bosat e Skënderbeut, që pinë puro në stadiume dhe u duket vetja heronj të klubit që menaxhojnë, tani ta provojnë se sa të fuqishëm dhe sa të zotë janë.

Në fund Vata e sheh dënimin e Skënderbeut si një shërim për futbollin shqiptar, futboll të cilin ai e quan fals, ndërkohë që nuk fare keqardhje nëse korçarët do të dënohen.

“Duke e pësuar, do të shërohet edhe futbolli shqiptar. Aspak keq nuk më vjen, sepse e meritojnë. Është luajtur një futboll fals, janë gënjyer tifozët dhe janë prishur nga mendja lojtarët. E përsëris, nuk ndjej keqardhje, sepse kush i ka bërë këto, duhet t’i pësojë. Jam i sigurt që do ta pësojnë. Suksesi i pamerituar është më keq se mossuksesi”, deklaron Vata i cili shprehet gjithashtu se federata duhet të mbajë një qëndrim për këtë çështje.

Elton Tafaruci June 5, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Ivani i madh says:
    June 5, 2016 at 1:41 pm

    O trap Vatane po kjo eshte semundjen globen apo ke ndonjeinatt me ekipet e Skenderbeut. Cfare do na thuash per ekipet Italia e qe po hetohen per trukime. Do sdo ti e ndonje tjeter qe na hiqet i ndershem futbolli per derisa eshte bere biznes priten te behen lloj lloj marifete se ata nuk i kane erdhur pasurine qe te mirje e te maren fitim ti e ndonje tjeter si argati e ai te buzeqeshte qe te kenaq eshte ti e te tjeret. Skenderbeut do dale i paster qe te pellasin nje race si ju e do vazhdojne te kryesoria e te nderoje vendin ne ate nen nderkombetare si ralle ekip tjeter kjo te terbuar ty R. Vata.

    Reply
  • Ivani i madh says:
    June 5, 2016 at 1:45 pm

    O trap Vatane po kjo eshte semundjen globen apo ke ndonje inatt me ekipet e Skenderbeut. Cfare do na thuash per ekipet Italiane e qe po hetohen per trukime. Do sdo ti e ndonje tjeter qe na hiqet i ndershem futbolli per derisa eshte bere biznes priten te behen lloj lloj marifete se ata nuk i kane erdhur pasurine qe te mirje fitim ti e ndonje tjeter si argati e ai te buzeqeshte qe te kenaq eshte ti e te tjeret. Skenderbeut do dale i paster qe te pelcase nje race si ju e do vazhdojne te kryesoria e te nderoje vendin ne arenen nderkombetare si ralle ekip tjeter kjo te terbuar ty R. Vata.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?