Policia e shtetit ka sqaruar pretendimet e familjarëve të Bujana Bushit, e cila humbi jetën në një aksident rrugor të ndodhur në datë 30.07.2015, në segmentin rrugor Kavajë – Rrogozhinë, pranë kryqëzimit të fshatit Lekaj.
Policia bën të ditur se nbë datë 30.07.2015, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve Fatmir Bekshiu, 65 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë, si edhe i shtetasit Kosta Taci, 51 vjeç, lindur në Korçë dhe banues në Vlorë.
Arrestimi u krye pasi në këtë datë, shtetasi Kosta Taci duke qarkulluar me mjetin e tij tip Benz me targë AA 837 GH në aksin Kavajë – Rrogozhinë, pas ndërprerjes së rrugës nga motorri me targë AF107, të drejtuar nga shtetasi Famir Bekshiu, u përplas me një mjet tjetër që po udhëtonte në sensin e kundërt të rrugës. Shkak paraprak dyshohet se u bë ndërprerja e rrugës nga dalja e gabuar e motorrit në rrugën kryesore, çka solli devijimin e mjetit.
“Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën shtetasja Bujana Bushi, 33 vjeç, banuese në Vlorë, si dhe u dëmtuan lehtë shtetaset e mitura S. C, A. C dhe F. C, fëmijët e drejtuesit të mjetit tjetër që u përfshi në aksident.
Në vendin e ngjarjes është paraqitur vëllai i shtetasit Kosta Taci, të cilit nga shërbimet policore iu kërkuar të vinte në dispozicion dokumentat e makinës, pasi drejtuesi i mjetit u shoqërua për ndihmë mjekësore.
Gjithashtu atij iu dorëzuan edhe sendet personale që gjendeshin në makinë, nga shërbimi policor. “Shtetasi A.A, vëllai i drejtuesit të mjetit mori me vete edhe çantën e viktimës. Më pas kjo çantë me proces-verbal iu dorëzua Prokurorit të çështjes. Gjatë kqyrjes së viktimës nga ekspertët kriminalistë, nuk janë gjetur dhe sekuestruar sende personale.
Policia mori kontakt me të afërmit e viktimës dhe sqaroi gjithashtu rrethanat e ngjarjes. Përsa i përket çantës me sendet e tjera të viktimës, familjarët janë informuar se mund t’i marin vetëm pas urdhërit të kthimit sendeve të sekuestruara të Prokurorisë”, thotë Policia.
Nje tjeter ngjarje e rende dhe policia perseri del me disa versione, sic e ka zakon sa here ndodhin ngjarje me impakt mbi opinionin publik. Sa te veshtire e kane qe te dalin me nje version te vetem pa e ndryshuar ate disa here sipas situates.
Ngushellime familjareve per vdekjen aksidentale te zj.Bushi!Per çanten me para te mos behet merak askushi se ate e di ku eshte vetem fallxhor Sal-ushi dhe djali i tij Lulushi.Ky eshte fallxhori me i madh i ketij vendi, qe eshte rritur ne shpelle dhe bredh e uleret si qeni.Kush te kete humbur diçka e nuk e gjen, kush don don te dije diçka per cilindo ne bote, shkoni pyetni tek shqup-i cilindo legen dhe ai menjehere do t’ju thote se çdo gje e di fallxhor Salushi,kush i mori parate dhe ku i futi.Ky duket i marre, sikur ka rrjedhur,por ky di gjitheçka bejne njerezit,kur kane gromsitur e kur kane pjerdhur.
Ndjej keqardhje, Ngushullime familjes se te ndjeres!Me duhet te them se veprime te tilla per te levizur me sasi te tilla parash, jane te rrezikshme.Familjaret e saj duhet te kishin parshikur cdo te papritur.Bota punon me karta bankare.Njerzit ecin me karata,as parate e dites nuk i mbajne cash ne xhep,por blejne me karte.Sasira te tilla parash transferohen ne rruge bankare.
Lidhur me titullin e shkrimit.Me duket abuziv,E morem vesh ku ndodhet canta,po a ka gje brenda?Ky eshte problemi!.Apo kur ta hap prokuroria canta ka…hicgje.Po per ate canten eshte bere ajo qe u be!
U be disa dite qe eshte informuar kjo ngjarje e hidhur dhe ende Ministri i Brendshem, Drejtori i Pergjithshem i Policise dhe Drejtori i SHKB-se nuk prononcohen per vjedhjen e 100 mije eurove ne vendngjarje !
Vendngjarja eshte siguruar nga punonjesit e policise dhe detyra e pare e tyre pas dhenies se ndihmes se pare te demtuarve eshte sigurimi i vendngjarjes dhe cdo prove e sendi qe i perket te demtuarve apo viktimave.
Si ka mundesi qe Komisariati i Policise Kavaje prononcohet duke thene se canta e viktimes ju dha vellajit te bisnezmenit.Kjo eshte “shperdorim i paster i detyres” i atij kuadri qe e ka bere. Prokuroria kur i merr provat nga Policia e Shtetit i merr mbi bazen e nje dokumenti.
Strukturat e posacme te SHKB-se duhet te kishin filluar ceshtjen penale ne ngarkim te atij qe ka siguruar vendngjarjen dhe ndaj atyre qe kane kryer me pas veprime qe jane si gjysem private.
Eshte e kollajshme te verifikohet nepermjet bankes nese e ndjera ka terhequr shumen qe behet fjale dhe nese po kush e verteton se i ka patur me vehte ?
Ne qofte se Policia e Shtetit dhe Prokuroria nuk do kryejne detyren si duhet i bie qe ketu te rritet pasiguria per jeten dhe pronen tek ata qe e kane per detyre ta mbrojne.
burri I Bujanes ka dale ne skene duke konifrmuar qe leket ishin terhequr per te blere shtepi
eshte njoftuar ne telefon nga nje infermiere e spitalit te Kavajes, ku Bujana e vdekur eshte transportuar nje ore para shoferit te aksidentuar, qe u kujdes mire per canten, bashke me policet
ne spital I shoqi I Bujanes ka kerkuar sendet personale dhe ka bere nje gabim te pafalshem. I kane dorezuar nje fustan roze dhe nje pale sandale qe nuk ishin fare ne masen e kembes se Bujanes-ajo kemben 35 dhe sandalet qe I kane dorezuar te shoqit – teper te medhaja.
Kjo eshte skandaloze dhe fshehje e hapur e krimit.
Policia po del cdo dite me nga nje store te ndryshme, qe kupton perfshuirjen ne vjedhjen e lekeve, ne mos ne improvizim aksidenti qe ne te vertete ka qene krim