Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Al Kaeda urdhëron të mos sulmohet perëndimi
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Al Kaeda urdhëron të mos sulmohet perëndimi
Bote

Al Kaeda urdhëron të mos sulmohet perëndimi

Ornela
Published May 28, 2015
Share
In this Wednesday, Aug. 1, 2012 photo, Free Syrian Army soldiers are seen during clashes with government forces at the south-west district of Salah al-Din in Aleppo, Syria. Syrian troops launched a ground assault Wednesday on the besieged northern city of Aleppo, but activists said rebels forces were fighting back in a battle for the country's largest city that has raged for more than two weeks. (AP Photo/Alberto Prieto)
SHARE

Lideri i Fronit Al Nusra, Abu Mohammad al Julani, pohoi dje se tani për tani nuk ka ndërmend që të fillojë sulme kundër perëndimit, por nuk përjashtoi mundësinë për ta bërë këtë në të ardhmen nëse perëndimi vazhdon të mbështesë regjimin e Bashar al Asadit. “Kemi urdhër që të mos sulmojmë Perëndimin dhe Europën për momentin, por kjo mund të ndryshojë nëse vazhdojnë të mbështesin regjimin e Bashar al Assad”, tha Al Julan, grupi i të cilit është degë e Al Kaedas në Siri, në një intervistë për kanalin televiziv Al Yazira. Ai akuzoi Shtetet e Bashkuara dhe vendet perëndimore për mbështetje ndaj qeverisë së Damaskut. “Prova është se ata sulmojnë Frontin Al Nusra sa herë që ne i bëjmë presion Al Asadit”, tha ai.

Drejtuesi xhihadist shtoi se objektivat e liderit të Al Kaedas, Ayman al Zawahiri në Siri, janë të rrëzojnë regjimin dhe aleatët e tij, si për shembull grupin shiit libanez Hezbullah dhe të punojë me të gjithë botën për një Shtet Islamik të drejtë”. Më herët ai shprehu se qëllimi është të shndërrojë territorin sirian në një bazë për t’u përhapur në vendet e tjera, por për momentin vetëm Al Assad dhe Hezbulla janë shënjestra e tij.

Nga ana tjetër Al Julani mohoi se “ekziston një grup që quhet Korasan”, duke iu referuara një celule veteranësh të Al Kaedas të integruar në Frontin Al Nusra dhe që ka qenë objektiv i bombardimeve të koalicioni ndërkombëtar, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara. Al Julani theksoi se i vetmi që flet për Korasanin është Uashingtoni dhe që sipas tij ka qenë sajuesi dhe mbrojtësi i regjimeve jo besnike duke iu referuar qeverive të tjera arabe.

Megjithatë ai pranoi se ka disa afganë dhe të huaj në radhët e Frontit Al Nusra. “Nuk ekziston fare Korasan, vetëm civilë. Çdo gjë është e ekspozuar, asnjë grup nuk është i fshehur”, tha ai.
Përsa i përket financimit të organizatës së tij, Al Julani shtoi se pranojnë donacione nga myslimanë të tjerë jashtë Sirisë, “por jo nga shtetet”.

Megjithatë ai vuri theksin se ata nuk duan të përhapen. “Përqendrohemi vetëm tek agresorët”, tha drejtuesi i Al Kaedas, i cili detajoi se për këtë motiv nuk sheh nevojën që të luftojë kundër ndjekësve të besimeve të tjera si të krishterët, apo drusët, në rast se ata nuk i sulmojnë.

Pavarësisht triumfeve të muajve të fundit, Al Julani parashikoi se në të ardhmen do të ketë etapa shumë më të vështira. Intervista që zgjati rreth 20 minuta u regjistrua në vendin arab dhe Al Julani shfaqet në të i maskuar. /DITA

Ornela May 28, 2015
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?