Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë mban sot seancën dëgjimore për Shqipërinë. Sipas komisionit, “Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve”. Në faqen zyrtare të komisionit është publikuar axhenda e punimeve dhe personat që do të jenë të pranishëm për të referuar, mes tyre edhe Philip Reeker, zëvendës/asistentsekretari për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike; Gilbert Galanxhi, ambasadori i Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës; Elez Biberaj, drejtor i Divizionit të Euroazisë në “Zërin e Amerikës” dhe Besa Shahini, analiste pranë Iniciativës për Stabilitetin Europian.
Seancat e Komisionit për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë, i njohur ndryshe si Komisioni amerikan i Helsinkit, kanë pasur një rëndësi të madhe në jetën politike shqiptare këto 20 vite.
Komisioni, që bashkëdrejtohet nga një kongresmen dhe nga një senator amerikan, Christopher Smith dhe Benjamin Cardin, rrallë organizon seanca të posaçme kaq pranë zgjedhjeve.
“Pavarësisht progresit, Shqipëria vazhdon të hasë probleme në ndërtimin e institucioneve dhe praktikave demokratike, përfshi respektimin e ligjeve. Ndërsa Shqipëria përgatitet për zgjedhjet parlamentare në qershor, kjo seancë shpreson të vlerësojë shkallën në të cilën progresi ka nisur të bjerë poshtë pritshmërive në vend dhe jashtë, dhe se çfarë mund të bëhet për të përshpejtuar rrugën për reformat e mëtejshme sa i përket qeverisjes së mirë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Dy nga seancat më të rëndësishme të këtij komisioni janë realizuar për zgjedhjet e vitit 1996, por edhe përpara zgjedhjeve të vitit 2005, ku u kryqëzua ish- kryeministri Fatos Nano.
Komisioni për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë është një agjenci amerikane që monitoron progresin në implementimin e parashikimeve të Marrëveshjes së Helsinkit në vitin 1975.
Komisioni përbëhet nga nëntë anëtarë nga Senati amerikan, nëntë anëtarë nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe nga një anëtar nga Departamenti i Shtetit, i Mbrojtjes dhe i Tregtisë.
Na çate menderen me tituj bombastike qe nuk i vlejne me shqiperise por veçese shitjes se tirazhit ;Kongresi ka 22 vjete e 4 muaj qe eshte i alarmuar e perseri e njejta gjelle “fasule” nga miqte pertej atlantikut.Lerini keto broçukulla se jeni gazete serioze e mos bini pre e gazetave qe meren me budallaleqe per tu shitur.D.A.SH eshte alarmuar vetem nje here kur ne krye ishte miku i vertet e i madh i demokracise e i shqipetareve si komb Bill Klinton,paskesaj tjeter dore e fuqishme e ka marre ne shqyrtim ç’eshtjen e shqipetareve duke instaluar nje diktature te vertete qe u sherben vetem disa qarqeve pertej oqeanit.Shqiperia po shkon drejt humneres si ne 97 ku per pasoje kanibali Sali se bashku me familjen e tij e ka gjetur strehen si me 97!Ai perseri do vjedhe,do vrase do djege do shkaterroje e perseri do ti jipepen etiketime “burre shteti” !Poshte injoranca e dashakeqasit qe nuk e thone te verteten siç eshte ne realitet por tallen me nje popull qe shpazrtalloi shtetin per nje diktature e trumpeton diktaturen per shtet.Karagjozlliqet e ketij vendi nuk kane fund,fundi i tyre do te vije kur populli te zgjohet e te kuptoje qe nen siglen demokraci u be demografi,ku fshati erdhi ne qytet e qytetaret o emigruan o ne fshat.Poshte duktatura e torollakeve.
Me vjen keq se ju eshte prishur gjumi per Shqiperin.As edhe nje i pa shkolle,nuk i han kto brrockulla.
Standartet e zgjedhjeve nuk kane filluar te bien, ne nuk kemi standarte. Cfare standartesh kerkohen ne DIKTATURE, rrezoni Diktatorin Sali dhe jeta do ti kthehet normalitetit me zgjedhjen e lire dhe jo me vjedhjet e votes. Muhabete te tjera mbajne gjalle duke i dhene oksigjen, diktatorit Ssli Ver Palla.
BAY AREA.Ca: A ishte partia socialiste ne 2001 ku ne Dush te Lushnjes dualen 13 deputet te majt ne nje zone zgjedhore.Cili ishte diktatori ne ate kohe.
o mark.uk o dallkauk i felliqur po ku di gje ti se cbehet more pedofil lopesh po saliu ne kavaje e shkoder qe ka 20 vjet qe kutiat e votimit i dalin 100 per 100 ne favor te pd duke i mbushur e vjedhur as ne kohen e enverit nuk u bente vaki kjo gje tani te mari gopin e semes saliu bashke me ty more te q…sha robt e shpise,nuk njeh standarte saliu o plere eshte i vetmi politikan ne ballkan qe nuk don bashkpunim dhe komunikim me kundershtarin per te miren e vendit a e pe se cbene ne Itali qeverisin te dyja polet bashke e more vesh mark.uk plera e sharres po mos na u hiq ketu propagandist ..