Pas nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dorëheqjen e ka dhënë dhe anëtarja e këtij komisioni Albana Shtylla. Me të njëjtat motive si Biba edhe Shtylla ka dhënë dorëheqje të parevokueshme. Ne tekstin e doreheqjes thuhet:
Drejtuar: Znj.Lefteri Lleshi (Luzi)
Kryetare e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve
Për dijeni: Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
E nderuara znj. Kryetare,
Gjatë këtyre ditëve, në mënyrë të padëshiruar jemi bërë pjesë e një procesi, i cili në thelbin e tij ka cënuar pavarësinë vendimarrëse të
Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, këtij institucioni me rol kyç për administrimin e zgjedhjeve.
E betuar para Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, kam shprehur me bindjen time të thellë, se gjatë ushtrimit të detyrës së anëtares së KQZ do të angazhohem në realizimin e zgjedhjeve të drejta, të lira dhe demokratike në Republikën e Shqipërisë, do të ruaj paanësinë në kryerjen e detyrës, si dhe do të tregoj profesionalizëm në kryerjen e saj.
Megjithëse ashtu siç parashikon Kodi Zgjedhor, propozimi për zgjedhjen time si anëtare e KQZ është bërë nga një parti politike, pas kryerjes së betimit theksoj se kam ushtruar funksionin në mënyrë të pavarur, si dhe vendimarrja ime ka qenë në përputhje me ligjin.
Diskutimet e ditëve të fundit, kanë shprehur në përmbajtjen e tyre vlerësimin dhe etiketimin e anëtarëve të KQZ, si përfaqësues politik të
partive politike, pavarësisht se ligji parashikon krejt ndryshe lidhur me këtë çështje. Anëtari i KQZ, me përjashtim të rasteve të mirëpërcaktuara në mënyrë shteruese në Kodin Zgjedhor, është i patundshëm në ushtrimin e mandatit të tij, prej asnjë prej pushteteve, cilido qoftë ai. Kushtetuta përcakton se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e shtetit, pra të gjitha pushtetet, përfshirë dhe për më tepër ai ligjvënës, duhet të veprojnë në përputhje të plotë me parashikimet e ligjit.
Akti i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë për shkarkimin e njërit prej anëtarëve të KQZ, ka cënuar integritetin, pavarësinë dhe
profesionalizimin e çdo anëtari, si dhe garancitë për ushtrimin e plotë të mandatit të tij.
Zbatimi i ligjit, integriteti profesional dhe paanësia politike më kanë shoqëruar gjatë gjithë karrierës time. Ato përbëjnë për mua thesarin të
cilin me shumë mund dhe jo me pak vështirësi, kam arritur të ruaj dhe të pasuroj gjatë shërbimit tim të gjatë në administratën publike. Për asnjë lloj arsye dhe për askënd, nuk do të hiqja dorë prej tyre gjatë ushtrimit të funksioneve të tilla publike.
Në kushtet kur janë cënuar integriteti dhe garancitë ligjore për ushtrimin e mandatit, po Ju paraqes dorëheqjen time nga detyra e Anëtares së KQZ.
Me respekt
Albana Shtylla
Situata e krijuar me anetarin e KQZ me sa duket nuk do kaloje “lehte” si heret e meparshme kur eshte vepruar ne te njejten menyre nga PD e Berishes me institucionet e vendit. Burime te DITA bejne me dije se gjate dites se sotme do kete me shume gjasa doreheqje tjeter ne KQZ pas asaj te nenkryetarit Biba gjate mbremjes se djeshme.
Anetaret e KQZ kane patur nje mbledhje te gjate mbremjen e djeshme ku eshte quajtur skandaloz dhe i papranueshem menyra si PD dhe deputetet trajtuan KQZ-ne dhe anetarin Muho. Nje doreheqje tjeter do conte drejt rikompozimit te KQZ, por eshte njeherazi nje apel i forte publik kunder nderhyrjeve banditeste te partise-shtet ne institucione kushtetuese.
Doreheqjet jane te rralla ne Shqiperi dhe deshmojne integritet te rralle profesional ne rrethanat shqiptare. Por jane te shumte titullare e anetare te tjere institucionesh qe pranojne ne heshtje te trajtohen si lecke nga politika … (Nje editorial i plote mbi situaten ne KQZ mund te lexohet ne DITA-n e sotme print)
ne vend te denarit futni nje shoqe te shkarravin topallit mesila doden me ma ate larashin burrin e vet pushtin enkel plehun homo seksual dhe dhanurrin e jozit
Bravo ju qofte te dyve. Njerez me integritet. Te lumte Albana. Nuk mendoja se do tja arrija dites qe te shikoja ne kete Shqiperi te mbushur me plehra njerez qe kane akoma respekt per veten. Bravo, bravo, bravo 1 mij here.
Shkurt, zgjedhjet u dhjene me i moot te madh.
Iu duk shaka loqes se Tropojes perplasja me Ambasadorin e US , serish.
Une jam i djathte liberal , si Enkel Demi ( Doda) i Mesila Palmes. 😛
Oooo , na i la pulat zbathur, KORBA ! Po ça bere miii ?
Pershendes te dy keta personat per veprimin e larte te dorheqjes,gje qe ne shqiperin KOMUNISTE nuk njihet.Eshte momenti per ti dhene goditjen perfundimtare te largimit dhe denimit KAFSHES Berisha.Per kete duhet te menjeher largimi nga Kuvendi i QELBESIRES Topalli.Edi Rama ;tani eshte momenti per te treguar se mund te jen pak bureror per te mar vendime per kombin.
Qendrimi juaj Z.Albana eshte shume dinjtoz ku spikat nderi dhe ndershmeria e nje shqiptareje te vertete,ne na mbush me shpresa se paska akoma ne shqiperine time njerez trima me kuroajo dhe shume te ndergjegjshem per detyren qe marrin dhe duane ta kryejne ne interes te popullit te tyre.Bravo,Bravo dhe drite ta befte Zoti jeten ty dhe familjes tende.
dalengadale te gjithe po e tregoni veten tuaj. si duket Z.Rama ju ka blere te gjitheve dhe ju ka thene qe beni kete dhe do merni dicka ne shkembim. keso lloj kategorie njerezish jeni.
ne vend qe te rrini dhe te beni punen tuaj , jepni doreheqje plus qe thoni qe shkarkimi i Muhos ishte antikushtetues, po leni pollavrat o njerez tregohuni realiste.
Ju njihni vetem realitetin e endrave tuaja.Na thoni qe jane realitet.Jeni qe te gjithe te shkalluar bashke me doktorin tuaj.Eshte shume e veshtire sepse pas 23qershorit do duhet qe Shqiperine ta shpallim cmendine per te kuruar doktorin tuaj dhe ju te gjitheve.
Ju lumte qe dhate doreheqjen , bravo ,por harruat gjne me te rendesishme se nuk duhej te benit publike qe i bindeshit kryetarit dhe po respektoni bashkimin klientelist PS-LSI , duhet te tregonit se jeni te pavarur .
Dhe nje tjeter deshmi e koalicionit PS-LSI per nderhyrje dhe ne organe si eshte KQZ , qe duhet te jete e lire dhe e pavarur nga politika , pretendimet e tyre per te pasur shumicen e deklaruan se do nderhyjne gjithkund dhe aty ku nuk i lejon ligji qe do te thote E KEQJA , LIGESIA E TEPERT PO I KTHEHET KUNDRA pasi nuk do munden dot te dalin kundra ligjit , ato japin doreheqjen ….emerohen te tjere , qe jane te gatshem ti sherbejne vendit duke kryre detyren qe i caktohet pa e lene ne mes.
Po kujt po i behet vone.Do rrini si puna e deputeve te PS,duke bojkotuar parlamentin,pastaj o ju o dy te tjer do ju zevendsojn.
Edhe une I bashkohem mendimit te opinjonit te gjithe komentuesve Vetem keshtu mund te arrijme te bejme dicka Jam e sakandalizuar nga sjellja e kryeparlamenteres qe nuk ja permend as emrin se me vjen turp Nje fjalor vulgar pa pike culture politike ti vije turp dhe falenderoj te dy anetaret e KQZ qe nuk pranuan te perdoren nga tutela e ketyre anadollakeve Dita e lirise po afron mjere ata qe kane bere krime nga me te ndryshmet gjate ketyre 8 vjeteve
Sali krimineli dhe Saliu grua me emerin Zhozi dhe banda e tyre, me diktatuen qe kane vendosur, e kane trashur zullumin. Kisha mendimin se 23 Qershori do te ishte dita e Clirimit, por banda qe ka vjedhur pushtetin, me veprimet e paturpshme si ligjore dhe fjalor bordellosh qe ka ndermarre, po e afron , diten e rrezimit te ketij regjimi diktatorial. Eshte koha qe Europa e Emancipuar dhe USA si kampionet e demokracise ne bote, te ndermarin veprime per te shpetuar Popullin Sqiptar, nga klika e Sali-Zhozi-Nishani