Më 3 nëntor të vitit 1969, Byroja Politike e KQ të PPSh shqyrtoi relacionin “Mbi disa probleme të zhvillimit të mëtejshëm të shkencave albanologjike në vendin tonë,” përgatitur nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë (atëbotë Akademia e Shkencave ende nuk ishte krijuar).
Me atë rast, e mori fjalën edhe Enver Hoxha, i cili në thelb përcaktoi orientimin që do të ndiqte albanologjia në Shqipëri, për vitet në mos dhjetëvjeçarët e ardhshëm.
Duke theksuar premisën që studimet albanologjike “duhet të bazohen në shkencë, në radhë të parë në shkencën marksiste-leniniste”, dhe të mos kenë “gjurmë shovinizmi,” Hoxha sqaron edhe se “në studimet tona duhet t’u përgjigjemi në mënyrë shkencore dhe të bazuar atyre që kanë pretendime tokësore ndaj Shqipërisë.”
Këtu duket sikur përvijohet një kundërti logjike; por kjo vetëm ngaqë Hoxha nuk e sheh të arsyeshme të shpjegojë se pretendimet tokësore – të çdo lloji dhe pavarësisht nga vijnë – nuk mund të bazohen në dijen historike.
Përveçse shkencore, “studimet tona në këtë fushë” duhet të jenë edhe “kurdoherë superiore ndaj atyre që kryhen jashtë Shqipërisë,” në mënyrë që “t’u imponohemi atyre studiuesve të huaj që kanë pikëpamje antishkencore.”
Kornizimi që i bën Hoxha statusit të studimeve “tona” albanologjike i vendos këto – me të drejtë – në kontekstin global dhe kjo, siç do të shohim më pas, nuk është pa rëndësi; tek e fundit, albanologji nuk bëjmë vetëm ne, por edhe të tjerët, dhe fakti që ne si shoqëri dhe kulturë mund të jemi, njëkohësisht, subjekt dhe objekt i këtyre studimeve, nuk na jep vetvetiu ndonjë përparësi, as ndonjë epërsi. Përparësinë dhe epërsinë duhet ta sigurojmë vetë, sugjeron Hoxha, nëpërmjet ballafaqimit.
Në mënyrë tipike, përparësinë albanologjisë në Shqipëri do t’ia japë “shkenca marksiste-leniniste.”
Në gojën e Hoxhës dhe veçanërisht në lidhje me albanologjinë, kjo premisë nuk ka asnjë kuptim – meqë as ai, as ndonjë “fillozof” i kohës, nuk e kanë shpjeguar dot si mund të konceptohet dhe aq më pak të ndërtohet një albanologji “marksiste-leniniste.”
Megjithatë, lideri totalitar i Shqipërisë sjell një bon sens aq të domosdoshëm dhe objektivisht të mirëpritur, në këtë debat për drejtimin që duhet të marrë albanologjia në Shqipëri. “Ne nuk kemi bërë e nuk bëjmë përvetësime, duke paraqitur shqiptare ato që s’janë të tilla,” thotë ai; dhe më tej, duke përmendur etruskët, vëren se, sa kohë që hipoteza që këta “janë paraardhësit e shqiptarëve” mbetet supozim, nuk mund të na udhëheqë në studimet tona.
E njëjta qasje edhe ndaj pikëpamjes së “origjinës pellazgjike të shqiptarëve,” së cilës i mungojnë provat; sikurse mungojnë provat për të vërtetuar se kultura greke është themeluar mbi atë pellazge.
Më tej, Hoxha u kthehet disa përpjekjeve, të “njerëz[ve] tanë që merren me shkencë” për të paraqitur “si të kulturës ilire monumentet e kulturës greke, romake ose greko-romake të zbuluara te ne, gjë që nuk është aspak e drejtë, përkundrazi një punë e tillë është antimarksiste,” thotë ai. “Dihet që kultura e Apolonisë, sikurse edhe ajo e Durrësit është një kulturë e përzier greko-romake.”
Edhe sa i përket kulturës bizantine, qasja nuk ndryshon. “Arkitekti shqiptar që ka bërë kishën e Labovës së Kryqit është artist i madh, megjithatë stili i kësaj kishe është i frymëzuar nga ai bizantin, mbasi siç dihet kisha të tilla janë ndërtuar me shumicë në të gjitha vendet e Mesdheut Lindor.”
Pasi u ka treguar vendin ngashënjimeve “përvetësuese” të albanologëve në Shqipëri, Hoxha sugjeron që “punonjësit tanë të shkencave albanologjike […] ta vënë theksin më shumë tek ilirët, për arsye se faktet, dokumentet dhe të gjitha të dhënat arkeologjike, historike etj. Janë më të plota për të vërtetuar prejardhjen e shqiptarëve prej tyre.”
Me fjalë të tjera, u thotë ai studiuesve, nëse doni të bëni etnocentrizëm, bëjeni atë me këmbë në tokë, ose pa i dhënë flatra fantazisë: studiojini ilirët jo aq në vetvete, sa për të vërtetuar etnogjenezën e shqiptarëve, sepse ashtu do të jeni edhe më të besueshëm për botën.
Kjo këshillë ka reperkusione edhe në arkeologji. Vazhdoni të gërmoni në rrënojat që kanë lënë grekët dhe romakët në trojet shqiptare, u thotë Hoxha arkeologëve, por mos harroni se “punimet tona arkeologjike duhet të përqendrohen më shumë në zbulimin e monumenteve ilire dhe të të gjitha fiseve dhe popujve me të cilët vërtetohen prejardhja dhe kultura e popullit shqiptar.” Mos e bëni, pra, si ai i dehuri që i kërkonte çelësat e humbur poshtë llambës neon: fakti që metodat dhe teknikat arkeologjike janë zhvilluar në mjedisin e studimeve klasike greko-romake, nuk duhet t’i shtyjë arkeologët shqiptarë të gërmojnë veç rrënojat e këtyre qytetërimeve.
Kjo nuk përjashton, vëren Hoxha, që arkeologët të punojnë me monumente të kulturës botërore – si amfiteatri i Durrësit; pa çka se “zbulimi i monumenteve të tilla nuk ka shumë rëndësi për ne.” Edhe studimet dhe gërmimet që kanë bërë në të kaluarën në Shqipëri arkeologët dhe historianët e huaj, si Rei, Ugolini etj., u kanë shërbyer “interesa[ve] të tyre.”
(Vallë ta konsideronte lideri totalitar shqiptar këtë varësi hipotetike të dijes nga interesat politike si korolar të konceptit marksist-leninist për kërkimin shkencor? Në kuptimin që dija e çinteresuar i shërben gjithnjë atij që ka aktualisht pushtetin?)
Prandaj, porosit Hoxha, “të mos i hedhim të gjitha forcat që disponojmë për të zbuluar mozaikët e Pojanit”; dhe as “të mburremi […] me faktin historik që Belizari ka qëndruar tre muaj në Durrës për të pritur kavalerinë e Justinianit e me trupat ilire që dërgoi ai në Ravenë, kur dimë që ato janë marrë si mercenare.” Po ashtu, “nga historia dihet mirë se Mark Antoni dhe Cezari kanë ardhur në Shqipëri. Po ç’na duhet neve të nisemi të gërmojmë për të gjetur të dhëna materiale për këtë?”
Vërtet, ç’na duhet? Ka një logjikë koherente, në këto këshilla e porosi të Hoxhës për albanologjinë shqiptare, e cila – në thelb – u dashka t’i shërbejë ideologjisë kombëtare dhe të përqendrohet në çështje të etnogjenezës, por gjithnjë në dialog dhe brenda kontekstit të studimeve albanologjike dhe historike-gjuhësore që bëhen gjetiu.
Pa çka se, vetëm nëntë vjet më parë, Hrushovin e çuan të vizitonte Butrintin, jo kalanë e Shurdhahut.
Ky qëndrim duhet t’u rrijë larg, gjithnjë sipas Hoxhës, të dy skajeve ndaj të cilave priret lavjerrësi i studimeve albanologjike në Shqipëri: teorive pellazge, etruske dhe fantazmagorive të tjera për primatin e shqiptarëve ndaj kulturave si ajo greke dhe romake që i kanë dhënë tonin antikitetit në Europë nga njëra anë; lektisjen e rehatshme pas studimeve klasike, ose obsesionit me arkeologjinë greke dhe romake në Shqipëri dhe qëmtimin ballor të huazimeve në shqipen e lashtë, nga ana tjetër.
Ironikisht, këto këshilla dhe porosi mbeten aktuale edhe sot.
Ka arsye të supozohet se, në përgatitjen e këtij diskutimi, Hoxha është konsultuar me ndonjë albanolog të kohës – Buda, Çabej dhe Kostallari janë emra që të vijnë në mendje (pa lënë jashtë të tjerë); sepse orientimet që shtjellon Hoxha duken të mbështetura mirë në dije (dhe jo në broçkulla kombëtariste), aq sa të kenë shërbyer si platformë edhe për studimet në vitet 1970, përfshi edhe Kuvendin I të Studimeve Ilire, që u mbajt në Tiranë në vitin 1972.
Orientimi për t’u përqendruar fort te lidhjet iliro-shqiptare, si në gjuhësi ashtu edhe në arkeologji njëfarësoj e ruajti albanologjinë tonë nga aberracione dhe marrëzi të tilla si ato që ndodhën, bie fjala, në Rumani dhe më pas në Maqedoni, të frymëzuara nga kombëtarizmi i shfrenuar. Edhe këshillat për t’i lënë mënjanë hipotezat pellazge dhe etruske nga njëra anë, dhe për t’u përqendruar në arkeologjinë ilire nga ana tjetër, janë të tilla që çdo albanolog profesionist do t’i kishte nënshkruar.
Aq sa këtë ndërhyrje të Hoxhës në orientimin e studimeve albanologjike në Shqipëri unë do ta krahasoja, duke ruajtur përpjesëtimet e duhura, me ndërhyrjen e Stalinit njëzet vjet më parë, në orientimin e studimeve gjuhësore dhe socio-gjuhësore në Bashkimin Sovjetik, për t’i shkëputur këto nga fantazitë e Nicholas Marr-it dhe pasuesve të tij.
Në të dy rastet, shohim një udhëheqës politik që merr përsipër të përcaktojë kriteret teorike, sipas të cilave duhet të zhvillohet dija e specializuar – gjuhësia teorike në rastin sovjetik; gjuhësia historike, arkeologjia dhe historia e etnogjenezës në rastin shqiptar.
Arsyet pse ka ndodhur kështu, si për Stalinin ashtu edhe për Hoxhën, nuk mund t’i faturohen thjesht megalomanisë, ose bindjes se udhëheqësi suprem është edhe filozof dhe metodologjist i gjithëditur.
Duhet të marrim parasysh, përkundrazi, se, në kontekstin e sistemit totalitar, orientime të një frymëmarrjeje të tillë për çështje “të nxehta” dhe përçarëse të elitave, mund të formulohen dhe të imponohen vetëm nga një lider që qëndron ai vetë jashtë sistemit.
Mund të përfytyrojmë si, brenda qarqeve të studiuesve albanologë në Shqipëri, pakkush do të ngrihej dhe të parashtronte ato pak teza elementare, që ka shkoqitur Hoxha në fjalimin e vet. Cili vallë do të guxonte të thoshte se qytetet antike të Durrësit, Apollonisë dhe Butrintit nuk duhet të kishin përparësi në studimet tona? Se hipotezat e lidhjeve të lashta të stërgjyshërve të shqiptarëve me pellazgët dhe etruskët ishin të pambështetura shkencërisht? Se arkeologët shqiptarë, për shkak të burimeve njerëzore dhe financiare të kufizuara, duhej të përqendroheshin në gërmime dhe zbulime të vendbanimeve ilire në brendësi të vendit?
Askush nuk do të guxonte të shprehej kështu, pa u akuzuar sakaq si “anti-shqiptar” ose “i shitur”.
Nga ana tjetër, le të mbajmë parasysh se studimet albanologjike në Shqipërinë e atyre viteve, si çdo ndërmarrje tjetër diturore, ishin të financuara nga shteti; çka do të thotë se vendimet në lidhje me përparësitë kishin gjithnjë edhe natyrë politike. Nëse ti ke mundësi të financosh – bie fjala – vetëm një ekspeditë arkeologjike këtë verë, atëherë duhet të vendosësh nëse do ta dërgosh këtë të lëmojë kapitelet në Apolloni, apo të marrë vesh se të kujt pikërisht janë varret enigmatike në Koman?
Hoxha merret edhe me qëllimin e këtyre studimeve: gjithë duke u kujdesur të ruajë qasjen “marksiste-leniniste”, ai e bën të qartë se albanologjia shqiptare duhet t’u shërbejë interesave të kombit, duke filluar që nga çështje të tilla relativisht banale për dijen, si ajo e pretendimeve territoriale.
Po çfarë ka pikërisht marksiste-leniniste, te kjo bindje se rivendikime të tilla mund të mbështeten dhe të përligjen me argumente të natyrës historike dhe gjuhësore? Me aq sa kuptoj unë, asgjë. Argumenti i Hoxhës është thjesht pragmatik: sa kohë që albanologjinë e financon shteti (populli, etj.), thotë ai, ajo duhet të orientohet ashtu siç e duam ne që të orientohet, dhe pikërisht drejt objektivave me natyrë etnocentrike dhe kombëtariste.
Më me interes, në këtë kontekst, është fakti që – pavarësisht nga denatyrimi që ia bën etnocentrizmi dijes – albanologjia në Shqipërinë totalitare mbeti në thelb e integruar në dijen historike dhe gjuhësore kontinentale; arritje jo e vogël në vetvete, dhe para së gjithash për meritë të atyre dijetarëve që e këshilluan Hoxhën.
Në fakt, duke lexuar tani atë fjalim të vitit 1969, të krijohet përshtypja se rruga që morën studimet albanologjike në Shqipëri në vitet 1970 nuk ka qenë e vetmja e mundshme dhe as ajo me më shumë gjasa për t’u realizuar; dhe se rreziku që diskursi i etnogjenezës dhe i prejardhjes shqiptare të kapej nga demagogët, mistifikatorët dhe sharlatanët ka qenë në ato vite më i madh se ç’mund të kujtohet sot.
Dhe ky rrezik nuk mund të kundërshtohej që nga brenda sistemit; aq më tepër në rrethanat historike të izolimit politik të Shqipërisë në vitet 1960, të cilat mund të ushqenin dhe me siguri ushqyen tundime “ekscepsionaliste” mes historianëve dhe gjuhëtarëve të kohës; ose të tilla që t’i nxirrnin shqiptarët si popull unik në Europë dhe në botë jo vetëm në aktualitet (“vendi i vetëm socialist…”) por edhe në lashtësi (“populli më i lashtë…” “gjuha më e vjetër…”). Njëlloj, ose për arsye politike praktike, mund të viheshin në pikëpyetje edhe studimet ilire në Shqipëri, sa kohë që qendra e iliristikës, në ato vite, ishte zhvendosur në Jugosllavinë e Titos.
Në kontekste totalitare, debatet dhe kundërvëniet gjithnjë fitohen nga pala që ia lejon vetes t’i shtyjë pikëpamjet e veta deri në ekstrem – ngaqë është e paturpshme, cinike ose makiaveliste ose ngaqë thjesht e ka humbur arsyen; prandaj edhe ndërhyrjet e liderit, që nga jashtë sistemit, do të duken gjithnjë si një kthim në normalitet, ose thirrje për racionalitet dhe sens të masës.
Që kjo do t’ia masazhojë pastaj egon edhe liderit vetë, është çështje tjetër.
ENVER HOXHA :
Ishte nje figure poliedrike…
Qe ne vitin 1969 demostrohet se ishte ne gjendje te orientonte shkencetaret e vendit…
Tani nuk ka as udheheqes kombetar as shkencetar shqiptare.Ka vetem:
plepiste…..kristaline…mender…mutista..
Bravo Ardian….!
Mire ben qe lavderon Enverin o Ardian, ai te dha shkolle e te dergoi me studime jashte. Hallall besimi i Partise tek ti. Kthehu dhe merr ne dore albanologjine se na mbyten injorantet.
Fjala e mesiperme e diktatorit eshte shkruar mbi materialet qe dergonte Instituti I Historise dhe Gjuhesise me drejtor Kostallarin dhe zevendes Pollon, qe ishin te besuarit e Enverit jo vetem per shkencen por dhe per ti dhene doren e fundit fjalimeve te tij ne ato vite.
Ato material pergatiteshen nga sektoret dhe studiuesit me te mire. Ralle here mund te jepeshin orientime te kunderta me ato materiale, dhe vetem ne rastet qe implikonin politiken.
Enver Hoxha, ne kundershtim me pretendimet e disa studiuesve te huaj dhe disa papagalleve pseudointelektuale te tyre ketu ne Shqiperi, e ka perseritur vazhdimisht nevojen e objektivitetit ne kerkimin shkencor ne fushen e albanologjise. Eshte fat qe ai ka adhuruar nje figure te madhe te rangut boteror ne fushen e linguistikes indoeuropiane dhe shqiptare si i MADHI e i papaerseritshmi Eqrem Cabej
Por eshte merite e Enver Hoxhes qe diti ta vleresoje, ta ruaje e me vone, nga fillimi i viteve 60-te, edhe ta perkrahe kete dijetar te madh, qe ndiqej nga sigurimi i shtetit nen vrojtimin personal te Mehmet Shehut dhe kolonel Rasim Dedes. Komunizmi pushkatoi vellane e Eqremit menjehere pas lufte, por Enveri personalisht ka nderhyre qe te mos pushkatohej.
Eshte nje gje e mire qe Ardian Vehbiu, me se fundi, ia njeh Enverit meriten e orientimit te albanologjise ne drejtim te ilirologjise. Ne kete menyre ai iu kundervihet edhe pikepamjeve te profaneve pseudointelektuale shqiptare qe na kane mbire si kepurdha helmuese keto 25 vjetet e fundit si Fatos Lubonja etj. dhe disa pseudoshkencetareve te huaj qe kane derdhur shume boje shkrimi per te mohuar (vetem me propagande e jo me studime) prejardhjen ilire te shqiptareve. Le te permendim ketu edhe nje fakt se sa tolerant ishte Enver Hoxha ne fushen e zhvillimit te shkences shqiptare. Me gjithe orientimin e tij te qarte rreth prejardhjes ilire te shqiptareve ai kishte marre nen kujdes personal duke i vene edhe sekretare studiuesit korcar Spiro Kondes, qe shkonte “kunder rrymes Enveriste” lidhur me prejardhjen pellazge te shqiptareve.
Ne fakt orientimi i Enver Hoxhes per kerkime ne drejtim te prejardhjes ilire te shqiptareve ka nisur me heret.
Nje vit e pak pas mbarimit te luftes boterore, ne vitin 1946, kur shqiptaret nuk kishin buke te hanin, ai PERSONALISHT u mor me krijimin ne Institutit te Shkencave ku u futen intelektuale jo komuniste (dhe “me probleme ne biografi”) si Eqrem Cabej, Mahir Domi, Hasan Ceka, Skender Anamali etj.
Ai u mor personalisht me krijimin e shkollave te para te larts ne vitin 1948 dhe Universitetin Shteteror te Tiranes ne 1956 deri te Akademia e Shkencave ne vitin 1972, me 16 institute dhe qendra kerkimore.
Ishte ky kujdes i paprecedent per shkencen ne historine e Shqiperise qe do te jepte frutet e medha qe u kurorezuan me shnderrimin per here te pare te Shqiperise si qendra boterore e studimeve albanologjike per tre dekada, nga fillimi i viteve 60 deri me vendosjen e demokracise, qe shenoi tatepjeten e madhe e te paprecedent te studimeve albanologjike.
Krahasoni ato suksese te albanologjise sone me ate qe po ndodh sot ne Shqiperi. Shihni si e katandisen “politikanet injorante” shkencen tone albanologjike.
Qarqet shoviniste antishqiptare kane te drejte te kremtojne sot se kane arritur nje objektiv te madh: shkaterrimin e albanologjise shqiptare.
Zoti komentues Tomorri
Ka ardhur koha qe vete shteti amerikan,te njohe enver hoxhen si armikun e saj me dinjitoz dhe te mos e shohe me syzet e antishqiptarit me te madh te te gjitha kohrave mergatqyqarin elez biberaj & comp.
Jo vetem albanogjia por dhe shume fusha te tjera ku do vecoja mbrojtjen dhe elektrifikimin e bejne ate nje burre te shquar te kombit pamvaresiht nha suem gafa te tij.
Bej pjese te ato shqiptare qe kam qene me teper se kritik me ate system sidomos pas 1974 Nga ana tjeter shikoja nje hordhi kuadrosh qe u bene “me Enver se Enveri “dhe te fiknin deren nqs beje nje gabim “ideologjik” ne sy te tyre..kujtojme ketu berishen,tritan shehun,mehmet elezin,bujar nishanin,ridvan boden,kaqi islamin,eduart selamin e gopin e somes e kush I maban mend jane shume..tani u shtua mesila dodovska dhe
Me sy te zgurdulluar kam pare arratisjen biblike te ketyre zvarranikeve berishiste PARDESY BARDHE APO XHUPEZINJ qe ishin ose turbo komunista ,ose spiune te sig.shtetit ose agjente te sherbimeve te huaja te “federuar “ rishtas..
Dihet cfare ka ndodhur keto 25 vjet dhe nuk eshte nevoja te zgjatemi thjesht po jetojme nje kohe kolere ndoshta me “dark age” ne historine shqipatre pas pamvaresise.
Pikerisht per te mbuluar kete veprimtari kriminale ne shqiperi akoma vazhdohet me bombardimin psikollogjik duke anatemuar enver hoxhen si vampiroide qofte nga faktori I brendshem qofte jashte.
Le te analizojme Enver Hoxhen (EHO) shkurtimisht dhe te gjejme kush eshte fajtori I vertete:
*
Pas krijimit te boshtit antifashist ne 1941 nga USA-GB-USSR pervec perballjes frontale u vendos qe ne vendet e pushtuara te krijohej rezitence e armatosur ku per Shqiperine dhe Ballakanin en pergjithesi u la ne drejtim kryesor linja MOSKE-BEOGRAD-TIRANE ku shqiperia konceptohej si nnje territory nen ombrellon e Titos.(ne kete kohe enveri nuk e pirthte kush pra nuk kishte faj)
**
Anglo Amerikanet sic thuhet qarte ne dokumentet e sotme perkrahen pa rezerva partizanet shqiptare (dhe pksh) per aresye se sa me shume gjermane te “gozhdoheshin ne Shqiperi dhe Ballakan aq me pak amerikane do vriteshin ne france dhe itali..pra ne nje fare menyre angloamerikanet e prune EHO-n ne pushtet (edhe ketu nuk ka faj enveri)
***
Ne vitet 1943-1944-1945 gjithmone sipas dokumeteve thuhet sakte se CURCILLI ME RUZVELTIN sipas ndarjes se re boterore perseri Shqiperine e lane ne dore te TITOS dhe ky I fundit ishte nen ndikimin sovjetik( pra edhe ketu nuk eshte faji I enverit por curcillit dhe ruzveltit qe na shiten si placke tregu te Stalini qe I bente ligjin atyre)
****
Ne vend te ishin te duruar dhe te “zgjuar” dipllomatet anglo-amerikane bene “sherr” me Enverin per kthimin e mbretit Zog dhe per pranine e tyre ushtarake.Pra perse duhet te fajesojme akoma enverin kur vete anglo-ameriaknet po prishnin marreveshjen qe kishin bere me Stalinin.Enver Hoxha veproi drejt se nuk ishte prostitute e “pandershem “ dhe te martohej me dy burra ne te njejten kohe.(edhe ketu nuk ka faj enveri)
*****
Perseri sipas dokumenteve sidomos pas 1948 pati nje agersion shumedimensional deri dhe plane per pushtim te shqiperise nga greqia,jugosllavia me zogiste dhe ish fashiste dhe te menaxhuar me mjete dhe fonde nga amerika dhe anglia…Sinqerisht te na kishin pushtuar do ishim te lumtur dhe do ti falenderonim,por meqe deshtuan perse nuk kerkohet falje sot nga anglo-amerikanet per vuajtjet e shqiptareve se udheheqja e EHO-s bente palle..biles dhe nje pjese te fondeve te te perndjekurve politike duhet ti paguajne anglo-amerikane dhe jo brezat qe akoma nuk kane lindur te paguajne borxhet e te perndjekurve politike.( Perseri enveri nuk ka faj..kush sulmoi..pse deshtuan)
******
Eshte non sens nga shume analiste,dipllomate dhe zyrtare perendimore qe fajsojne EHO-n si dikatator…jo te nderuar zoterinj eshte faji juaj qe e late Enveri ne kembet e Titos dhe me vone te Stalinit dhe ai vecse hodhi vallen sipas muzikes tyre ( eshe ketu enverin mund ta quajme dikatator por jo fajtor..kush e la te kopeja dikatatoreve?)
*******
Edhe pas prishjes me Ruset ku EHO-a beri nja akt madhor ne 1961 ne bazen e vlores qe deboi flloten ruse dhe me vone doli nga traktati varshaves dhe denoi fuqishem agresionin ne ceki..perse anglo-amerikanet nuk u bene te gjalle per nje veprim ne favor te NATOS..pse e lane komentshkruesin te ahje bar dhe jo vetem qe nuk dhane asnj e lloj ndihme thelluan me shume embargo(edhe ketu nuk e fajesoj enverin)
********
Pas lidhjes me Kinen ne 1964-1974 pati nje zhvillim te fuqishem ne vend nga ndihmat e medha kineze dhe kjo periudhe ishte kulmi I zhvillimit dhe nje fare hapje ndaj botes por cfare ndodhi ? Kush e mban mend vete personalisht EHO drejtoi nje fushate kunder konservatorizmit,riteve mesjetare dhe perkrahu liberalizimin dhe frymen e se rese dhe novatore (kujtoni fajlimine Matit ne 1972 dhe biseda me Agim Meron) ku thote shprehimisht qe brezi I luftes duhet te largohet dhe ti lere vendin nje plejade te re kuadrosh te shkolluar me universitete dhe jo me me veteranete luftes.Kështu ka pasur dy fjalime të rëndësishme të Enver Hoxhës, që përmenden pak, por që në një farë mënyrë përcaktuan atë që quhet “periudha e liberalizmit”, pavarësisht se njerëzit pastaj i ngatërrojnë gjërat. Ka qenë i famshmi fjalimi i Matit i Enver Hoxhës dhe e dyta biseda me Agim Meron, që ishte në atë kohë rektori i universitetit. Në fjalimin e Matit Enver Hoxha hodhi idenë se shokët e udhëheqjes që kanë bërë luftën, kanë vlerat e tyre, por tani duhet t’ua hapin rrugën kuadrove të reja. Pra ishte ideja e një hapje dhe një rinovimi të kuadrove të reja. Ndërsa me Agim Meron, midis të tjerash Enver Hoxha tha se sa të na e dëgjojë muzikën rinia në radiot e huaja, më mirë ta japim ne vetë. Ishte një ide për frymëmarrje të rinisë. …mirpo cfare ndodhi???????
*********
Shqiptaret qe posa dolen nga nje mjerim 500 vjecar nen pushtimin turk,me vone nen nje shtet anadollak me Zogun dhe pastaj pushtimi fashist e gjeti shqiperine ne 1944 pa asnje kokerr leku,te uritur,te shkaterruar nga lufta dhe mbi 80 perqind e zonave rurale dhe malore ne gjendje mesjetare..E thene ndryshe qe ky popull mund te emancipohej duhej te pakten 100 vjet..pra nga 1944 deri ne 2044 mund te civilozohej..pra kemi pune akoma per c’kafsherimine talebaneve Sali-baneve.
Pikerisht ketu gaboi Enver Hoxha qe nxorri direkt nga mesjeta ne qytete berishistet barbare qe sot kane pushtuar ate vend.
Cfare ndodhi ne fakt 1970-1972 ? Pak vemendje ju lutem..
Ndersa Enver Hoxha po pregatitej te largohej nga skena politike dhe t’ja linte vendin brezit me te ri,duke shfrytezuar hapjen e tij ndaj cultures perendimore ,novatorizmit dhe te rese…ai popull,ata qeveritare te atehershem ,edhe shume familje te bllokut u HAPPEN BYTHESH..
Filloi nje degjenerim I frikshem me teper nga shtresa injorante,nga te pakenaqurat nga sistemi si dhe nga agjenturat e huaja..Kjo u pasua deri ne tallje me Luften NCL dhete Enver Hoxhes vete bile dhe ne instanc a te larta…Pra filloi te behej nje permbysje sistemi ne menyre “gazmore” me muzike dhe TV…Ne ato vite koinciduan dhe tre ngjarje shokuese 1-vizita e Niksonit ne Kine..2-Lidhja e Titos me Kines dhe e treta ishte semundja e teper e rend e Enver Hoxhes.
Pas nje rikuperimi te pjesshem Enveri u rikthye ne drejtim dhe filloi te hakmerrej me ato qe nuk e kuptuan liberalizimin e tij deri dhe permbysjen e tij prandaj mori dhe ato masa dragoniane se e pa qe ai popull ajo udheheqje e asaj kohe nuk ishin gati per “emancipim”.
Kushdo mund te lexoje shenimet e autentike te Haxhi Kroit sekretarit personal te Enver Hoxhes dhe mund te kuptoje qe Enver HOXHA punoi dhe drejtoi normalisht nga 1944-1974 pra 30 vjet dhe pas kesaj ai duhej te mbrohej I semure rende nga ata qe donin ti merrnin “fronin” nga jashte dhe nga brenda.
*************
Cfare ndodhi ne 1991-1997 do te ndodhte dhe ne Shqiperi ne vitet 1973-1974.Ai vend sot eshte I djegur I shkaterruar moralisht ekonomikisht,ushatarakisht,financjarisht,moralisht dhe psiqikisht.
Pikerisht dhe kjo egersi kanibaleske ndaj figures Enver Hoxhes eshte ne fakt monumenti me I mire qe po I bejne Enver Hoxhes qofte ish armiqte etij ambasadore te tipit Rajerson-Arvizu,qofte sumelepirisit e tij si Berisha,qofte Kaubojsa te peshtirosur si Edi Rama,qofte te perndjekurit (te permjerrurit ) politike qe sa ishte gjalle I rruajten topet dhe nuk po e mundin as te vdekur.
Eshte e cuditeshme qe ne nje kohe qe Amerika zyrtare mban maredheie te shkelqyera me Kinen Komunuste te Maos dhe po vendos mardhenie dipllomatike me 3K (Kuben Komuniste te Kastrove),ne shqiperi doli ambasdor I Arvizu ( lexues fermanesh) dhe I thote qe Enver Hoxha ishte monster.
Lind pyetja ? Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje ish burre shteti qe udhehoqe nje vend per 40 vjet dhe te sulmuar eger dhe me embargo nga vendi I tij ? Pse nuk na cliroi Amerika nga “monster enver ?
Ku e gjen te drejten nje ambasdor te ofendoje nje popull te te tere,te vararet e 21 janarit dhe jetimet e tyre duek I then nje krimineli si berisha kur akoma nuk ishte thare gjaku I derdhur ne boulevard..Pse ndodhin keto veprime dipllomatesh te pa paranueshme qe nuk ndodhin as ne vendet koloniale..?
I vetmi spjegim eshte te fatkeqesia me madhe kombetare ne Shqiperi pas 1992.
Kombi shqiptar ka diasporen me anti-adhetare per te gjitha kohrat dhe per te gjithat vendet e botes ne Amerike.
Dihet qe admistrata amerikane ne mardheniet me nje vend te caktuar ka vendimtare dhe rolin e diasporas se atij vendi.Kush jane diasporistet tane ?
Ata jane disa elezbiberiste,franshkreliste,ca vatrane ish spiune,ish te mergates qyqeve te komitetit te maleve dhe ish spiune te grekut dhe serbit..qe kurre nuk u moren per nje Pajtim Kombetar ose per te ndihmuar ne investime amerikane ne Shqiperi..por merita e tyre e vetme ka qene kanibalizmi I teprur me figuren e Enver Hoxhes,ka qene nje lufte idiote kunder komunizmit ne shqiperi (qe vetem I tille nuk ishte).Keta te semure makartiste prune dhe djallin berishe ne pushtet ne 1992 dhe po e mbrojne dhe cot me te gjitha menyrat…ne nje kohe qe vete amerika zyratare nuk merret me me me luften idiote elezbiberiste kunder fuckomunizmit dhe enverizmit qe I perket shekullit kaluar..
Pikerisht mbrojtja qe po behet Satrapit kriminel Berishe nga keto segmente nenje kohe qe ai e ka shperfyteruar plotesisht ate vend si shtet dhe si komb dhe vazhdon te kete fuqi dhe imunitet te plote nga keto elezbiberiste-makartiste eshte lapidary me I amdh qe po I ngrene Enver Hoxhes jo ne beton apo Bronx por ne kujtesen dhe ndergjegjen kombetare..
Pra I bejme thirrje ketyre segmenteve antishqiptare kudo qe jane :
Ju lutem mos I ringrini monumentin Enver Hoxhes duke mbrojtur me cdo cmim nje nga felliqsirat me te ndyra qe ka nxjerre shoqeria njerzore per te gjitha kohrat..
SHTRIGU I LUGUT TE ZI TE TROPOJES ME NDER ME THANE SALI QENEFI.
Simply gorgeous!
ENVER HOXH ESHTE PROFETI I SHQIPTAREVE.!
Qe pretendimet tokesore te fqinjeve u mbeshteten ne trillimet e tyre historike,kjo eshte e vertete edhe sot.Ne fund te viteve 60,albanologjia e shpernguli qendren nga Viena,ne Tirane fale kokave te shkences shqiptare Eqrem Cabej,Hasan Ceka,Mahir Domi.Asnjehere shkenca shqiptare ka qene kuotuar ne nivele me te larta se ne ate kohe.Ketu ka merite te padiskutueshme Enver Hoxha.Konkluzioni qe jep historia eshte:Kemi per te marre,jo per te lene!
Qe Perandori i Romes Oktavian Augusti, u perplas me rivalet shume te forte, per te marre fronin e dajes se tij Jul Cesari, erdhii ne Rome direkt nga Apolonia jone, ku po vazhdonte studimet, nuk duhet lene ne harrese, sic eshte bere deri tani. Qe ne ate kohe gjuhetaret tane distancoheshin menjehere nga studiues te huaj qe vinin per tu konsultuar ketu per lidhjet e ngushta te etruskishtes e te greqishtes se vjeter me shqipen, flet per nje orientim politik nga lart. Qe greqishtia e re ngjet me pak me greqishten e vjeter se sa shqipja, flet shume. Qe arkeologet ndihmohen shume nga gjuha shqipe per deshifrimin e shkrimeve ne guret e lashtesise, nuk eshte pak. Qe shume emra perendishe, gjejne kuptimin e plote ne shqip, nuk duhet lene ne harrese. Qe shume emra te themeluesve te Athines marrin kuptim ne gjuhen shqipe, pak shqiptare e dijne. Qe emertesa shqip ka payur edhe ne Thraki, nuk eshte pak. Qe arbereshet e kendojne Morese (peleponezit), nuk eshte pak.
Perse te gjitha keto e shume te tjera te mos ua mesojme femijeve ne shkolla?
Qe Perandori i Romes Oktavian Augusti, u perplas me rivalet shume te forte, per te marre fronin e dajes se tij Jul Cesari, erdhii ne Rome direkt nga Apolonia jone, ku po vazhdonte studimet, nuk duhet lene ne harrese, sic eshte bere deri tani. Qe ne ate kohe gjuhetaret tane distancoheshin menjehere nga studiues te huaj qe vinin per tu konsultuar ketu per lidhjet e ngushta te etruskishtes e te greqishtes se vjeter me shqipen, flet per nje orientim politik nga lart. Qe greqishtia e re ngjet me pak me greqishten e vjeter se sa shqipja, flet shume. Qe arkeologet ndihmohen shume nga gjuha shqipe per deshifrimin e shkrimeve ne guret e lashtesise, nuk eshte pak. Qe shume emra perendishe, gjejne kuptimin e plote ne shqip, nuk duhet lene ne harrese. Qe shume emra te themeluesve te Athines marrin kuptim ne gjuhen shqipe, pak shqiptare e dijne. Qe emertesa shqip ka payur edhe ne Thraki, nuk eshte pak. Qe arbereshet e kendojne Morese (peleponezit), nuk eshte pak.
Perse te gjitha keto e shume te tjera te mos ua mesojme akoma femijeve?
Pajtohem me Ju se se nw atw kohw wshtw punuar mw shumw se ç`punohet tani, mirwpo pa rezultate tw dukshme shkencore. Nw atw Fjalorw sqarues tw shqipes qw e kemi tani kanw punuar njw institut i twrw dhe nja 30 profesorw tw universitetit nw kushte shumw tw vwshtira .Ai duhet tw rishikohet dhe tw pwrpunohet, nga shkencwtarwt qw i kemi tani pa ideologjinw e tij marksiste qw e ka nga ajo kohw ENVERISTE. Pwrndryshe Enveri dhe albanologjia nuk kanw shumw lidhje, sepse ato qw u bwnw , u bwnw nga tw tjerwt. E ruajti, falw Zotit profesorin Eqrem i cili punonte si argat i Androkliut, mirw qw nuk e eliminoi edhe kwtw shkencwtar qw nuk krijohet as brenda njw shekulli, ashtu si e eliminoi tw vwllanw e tij. ENVERI ISHTE E ZEZA E SHQIPWRISW. MOS E PJELLTW NWNW EDHE NJW IDIOT TW TILLW.
Bina tregome nje shkencetar qe te jete I denje te perballet me dijet e Prof,Eqerem Cabejt dhe une do te jem plotesisht dakord ti rishikojme te gjitha ato qe ke permendur, por deri sa te gjejme nje Dijetar ti atij Klasi dhe Rendi jam I mendimit qe ti leme keshtu sic jane dhe po patem mundesi ti thellojme dhe me shume.
Shkrimi i jot eshte teper i politizuar dhe po i politizove gjerat, po i pe bardhe e zi nuk mund ta shikosh realitetin qe ne te vertete permban mijera nuanca te bardh-e-zise. Politizimi te largon nga e verteta, te verbon shikimin e te paralizon mendimin objektiv
Ti mund te kesh fituar ose humbur nga komunizmi. Une nuk te njoh.
Por di nga pervoja ime personale, se shumica e atyre qe ngrihen me kaq force kunder Enverit dhe sistemit te tij jane nga ata qe kane perfituar me shume prej tij dhe komunizmit. Tipike jane Sali Berisha, Mehmet Elezi, etj, qe erdhen nga familje analfabete, nga fshatra qe para lufte nuk kishin as shkolle fillore dhe asnje njeri qe te dinte te lexonte. Vetem ne saje te perkrahjes se atij sistemi, qe i antaresoi ne PPSH, arritten te mbarojne shkolla te larta.
Sa per dijeni tende, une personalisht kam ne rrethin tim (kushurinj te dyte e te trete) tre te pushkatuar e 7 te burgosur dhe dy familje te internuara e asnje komunist ne far e fis).
Eqrem Cabejin Enveri diti ta vleresonte si edhe te gjithe njerezit e tjere shkences (vetem patriotet).
Po te vesh re te kater ata qe futi ne 1946 ne Institutin e shkencave ishin me PROBLEME TE MEDHA NE BIOGRAFI (Mahir Domi me baba ne burg, Eqrem Cabej me vella te pushkatuar, Skender Anamali me vella te denuar me 25 vjet burg, dhe Hasan Ceka – pjesemarres ne qeveri kuislinge), por ai dinte te vleresonte shkencen dhe shkencetaret (e krahason dot me Saliun qe nxorri ne pension akademiket me te mire te Shqiperise dhe shkaterroi thuajse teresisht ate akademi duke venei kryetar te saj nje kampion ne ngritje peshash dhe nje arkeolog gjysmak, krushkun e tij Muzafer ?).
Ti mund te jesh i ri e nuk e di se ne inaugurimin e Akademise se Shkencave ai ne menyre demonstrative ka bere vetem nje fotografi vetem me Eqrem Cabejin, per te treguar nder te tjera edhe vleresimin e tij per dijen, shkencen e kulturen.
Une jam optimist per vendin tim dhe jam i bindur se erresira mesjetare ne te cilen e futi kjo klase injorante politike, dhe presioni i fqinjeve armiqesore vendin tone, do te kaloje si nje ender e shemtuar ne kujtesen historike te popullit tone.
Albanologjia do te ngrihet edhe nje here si feniksi nga rrenojat qe mbeten pas masakrimit qe i beri kjo monster politike, qe i vune ne kurriz popullit tone kete cerek-shekulli.
Mund te thuhen shume gjera te cilat ne artikull edhe qendrojne por per te qene te paanshem nuk ka aresye qe te mohohet fakti qe shqipja eshte gjuhe unike, lexoni enciklopedite e huaja (ku sigurisht nuk ka ndikime te politikes apo tendencave shqiptare) dhe do shihni qe afro 400 fjale baze te gjuhes sone identifikohen si origjinale te shqipes, madje mjaft prej tyre jane njerrokeshe (te krijojne idene se jane krijuar aty kur lindi komunikimi),, pa rene aspak ketu ne sharlatanizem. Meqenese autori ka pare ne plan te gjere albanologjine nuk kishte perse te anashkalonte kete fakt te vertetuar dhe dokumentuar ne enciklopedite boterore
Meqenese sistemi dhjetor apo peremrat vetor (pa shkuar me tej) jane te njejte si rrenje per gjuhet indoeuropiane qe fliten sot ne Europe dhe shqipja i ka fjalet baze origjinale dhe te thjeshta (per shembull foljet) ekziston rreziku te kerkosh te hysh ne nje shteg per ne lashtesi, duke menduar deri edhe per autoresine e tyre, dhe ketu autori me te drejte kerkon te qendrohet me kembe ne toke sepse jo pak studiues kane qene madje edhe do jene ne te ardhmen nen kete tundim
Studime ne kete drejtim ka patur dhe do kete sepse ka fjale te huaja qe perbehen nga fjale shqip, psh fjala ne anglisht Vision (vizion) mund te zberthehet me shqip si Vë Sy (vë syrin) po keshtu ka edhe mjaft te tjera dhe studimet jane te ketij rangu, por te dalesh ne perfundim qe shqipja eshte gjuha mëmë pervec se e bukur si tingellim, me ben te qendroj ca nga krahu i autorit
Edhe zonja Nermin Vlora ne kete menyre i hyri studimeve albanologjike, sic rrefen duke vizituar nje ekspozite fotografike (jo ne Shqiperi) u ndesh me disa shkrime te lashtesise te cilesuara si te pakuptueshme per studiuesit dhe arriti ti deshifronte disa prej tyre nepermjet gjuhes sone..
Por sigurisht ka jo pak studiues te huaj, edhe te vendeve te rajonit te cilet ne sharlatanizem madje dhe arrogance i kalojne bukur me mire tanet ne keto drejtime.
Pa mohuar punen e institutit, duhet pranuar qe ishte i detyruar te punonte brenda disa kornizave, sic shkruhet edhe ne artikull per udhezimet nga lart dhe meqenese po flitet ketu per Hoxhen nuk e di pse me pelqen te citoj nje shprehje qe perdorte: Ku ka ze, nuk eshte pa gje
Por per te qene serioz dhe i besueshem, eshte nje fushe ku nuk mund te dilet ne konkluzione te prera me nje artikull pavaresisht nga pozicioni qe cdo pale mundohet te demonstroje si bindes
ky se pari nuk flet shqip njehere, pa le me te quhet albanolog.
ky este nje trap, ose trung I vijave te trasha, se mbaj mend qe keshtu I ndertonte argumentet, dhe ja prova…jep mendime mbi albanologjine duke komentuar per doktrina totalitariste.
nuk behet me plere se kaq..
Ashtu si shteti ngriti Institucionin e albanologjise, ashtu ngriti dhe ate te Agronomise, Veterinarise, etj , sikurse dhe ate te Gjeofizikes…qe te sotmit I akuzojne per vepra totalitariste dhe me nje arrogance per tu patur zili dhe nga totalitaret, I kthyen kazmen,
nuk ishte vete Edi Rama qe e shkundi per supesh pedagogun e Geologjise kur kundershtohej prishja e Fakultetit Gjeollogjik?
ku jane maskarenjte dhe pushtat per te ndertuar nje komb?
Eshte e papare cfare klase te ulet intelektuale qe kemi,,pa dinjitet, pa integritet, pa karakter..dhe gelojne krimba te tille.
Mbas 25 vitesh ideologet e diktatures na paraqesin ne shkrimet e tyre ideologjike mendimet dhe “vlerat ” e diktatorit me te eger ne europe pas luftes se dyte boterore. Eshte fatekeqsi per shoqerine shqiptare qe keto kalemgjinj te paskrupull helmojne rinine shqiptare me pacavure ideologjike vetem me nje objektiv te na rikthejne figuren e urryer te nje krimineli sic ishte Enver HOXHA. Hitleri beri aq shume per Gjermanine sa dhe pse e ndan ne dy shtete dhe u perbuz nga popujt per nazizmin arriti qe Gjermania te jete shteti kryesues per europen dhe ta drejtoi ate drejt bashkimit europian. Por cfar i la Shqiperise ky Kriminel mor Ardian Vebiu “ndertimin e njeriut te ri” qe sot po i kalon traumat njera pas tjetres shoqeria. Po i la nje klase “intelektualesh te tipit tuaj qe perdorni cdo mjet informimi per te helmuar shoqerine me perverse ideologjike qe nuk lejne te vjetren tuaj dogmatike te vdesi e te rene e shumpritur nga shqiptaret te lindi e te bashkohemi me popujt e demokratizuar te europes. Nje dite jo e larget shqiptaret kan me ju neverit sic neverisin udheheqesin tuaj shpirteror kriminelin Hoxha.
Ke te drejte, i la njeriun e ri shpellar, alla vicidolas!
per tipa si besimndregjoni.
ketij magazinieri I depove te fierzes
kush nuk te njeh ndosha te beson por ti duhet te kthesh leket si I perndjekur politik pasi nuk ke qene asnje dite ne burg.por ke qene nje spiun I bashkimeve profesionale.
Nuk e lavder enver hoxhen..por ne krahesim me tradhetarin ahmet zogun qe I kane ngrehur lapidarian dhe monstren berishe qe e mbrojne akoma Donald lute hapur fare..atehere ai enver hoxha duhet te shpallet shenjtor dhe ja mrekullite e tij…
1-DEKORATE ATDHETARIE
Mbrojtja hyjnore qe i beri kombit Enver Hoxha ne konferencen e paqes ne Paris kur i tha botes se:
SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI qe i la me goje hapur udheheqsit boterore me frengjishten e tij perfekte .
2-DEKORATE TRIMERIE
Mbrojtja e shkelqyer qe i beri monarko-fashisteve greke ne 1949 qe i …..Kurse nen regjimin e talebanit Berishe ne 1994 komando greke shpartalloi dhe poshtroi maksimalisht duke vrare disa ushtarake shqiptare dhe duke i lidhur si bageti efektivin e nje njesie luftarake te mender berishes.
3-DEKORATE GUXIMI
Debimi spektakular qe i beri fllotes ruse ne Pashaliman qe shume stratege e cilesojne si nje nga veprimet me te guximshe ne historine e njerzimit.Ishen vitet 60′ kur Ruset ishin fuqia me e madhe boterore ushtarake derisa ne krizen e karaibeve ne 60′ Hryshovi i trembi amerikanet te cilet deshtuan ne ngjarjen e Gjirit te derrave ne Kube.
4-DEKORATE LARGPAMESIE
Trim u tregua dhe ne daljen nga traktati i Varshaves ne shenje proteste kunder pushtimit Cekosllovakise qe mbahet si dita kur u be komunist plehu Sali Birishi nga “mallengjimi” i ketij akti heroik .
4-DEKORATE INTELIGJENCE
Enver Trimi drejtoi vendin qe e mori absolutisht te shkaterruar dhe pa asnje kokerr leku ne arken e shtetit.Ai drejtoi dhe luftoi balle per balle me Titon per 30 vjet qe dihet se ishte nje figurat boterore me finoke dhe i mbeshtetur fuqimisht per te shkaterruar shqiperine.
5-DEKORATE PER DIZINFEKTIM TE TURKOSHAKEVE
Kjo eshte vepra e tij madheshtore qe vuri si Pashko Vaso ne zbatim moton :feja e shqiptarit eshte shqiptaria.Si rrjedhoje ekesaj politike kemi me mijra familje shqiptare me besim miks qe i ben me teper shqiptare se fetare.Eshte kriminale sot te shohes sumat perpjete te disa besimtareve dallkauke perpara gjergj kastriotit ne Tirane dhe kjo mjafton per kete supermedalje
Jane shume aspekte qe flasin ne favor te ketij legjendari por pa harruar shume bema te keqia te tij qe nqs do ishte gjalle do ti kerkonte ndjese shqipatreve.
Ishte sistemi i Enver Hoxhes qe mori Sali morracakun nga vicidoli nga nje familje ekstremisht analfabete ,i dha shkolle e futi ne gjirin e famijes deri te oxhaku i tij dhe pastaj ky gjarper kafshoi te zotin..
Nuk dua te mbroj Enver Hoxha sepse ka qene ne nje fare menyre i para denuar nga koha qe jetoi dhe ideologjia qe perfaqsoi por Ate KOLLOS NUK MUND TA ZHDUKIN AS UFO-T nqs do vijne nje dite sepse ishte nje ZEUS qe historia e ka futur ne arkivat e saj.
Ne ditet e sotme kur shqiperia eshte kthyer ne shprehje gjeografike nen ombrellen e Natos dhe klasa politike nuk eshte e afte jo vetem te vere ne funksion shtetin shqiptar por e ka shkaterruar ate perfundimisht duke e lene ne dore te ca ambasdoreve low life figura e tij eshte ne rritje progresive….Vetem nje referendum popullor per Enver Hoxhen do ju mbylli gojen reaksionareve dhe tradhetareve te vendit te cilet ai I lufjtoi per 40 vjet dhe nuk jane pak
Pse more z.Vehbi,di ti per ndonje lider neper shtetet e botes ,qe te mos kene keshilltare ? A nuk ka qene keshtu gjate gjithe historise se njerezimit e vazhdon te jete edhe sot ? Pse te cudit ty kjo gje,dhe perpiqesh ta njollosesh e ulesh sado pak kete ish lider te shquar komunist ?.
Pse te vjen aq cudi,kur ai kerkon qe shkenca albanologjike te mbeshtetet fuqimisht ne ate marksiste-leniniste ?! A nuk ke degjuar ndonje here ti,qe filozofia M-L,ka ne themel te saj si metode studimi ne cdo shkence dialektiken materialiste,perkunder asaj metafizike ?! Pikerisht kete thekson E.Hoxha,qe ty te cuditka aq shume .
Ty te paska gjetur,sic ndodhte ne ate kohe,kur (per konformizem dhe servilizem), cdo gje qe shkruhej e flitej,fillonte me lavde e citate krejt te pa nevojeshme,qe ishinm bere bajate dhete neveriteshme,kurse ti perserit te njejtin stil,vetem se e fillon nga fraza a fundit.
Fatkeqesia e nje anonimi me emrin HEC nje shpifs ordiner qe nuk eshte ne gjendje te japi emrin publikisht por fshihet mbas anonimatit HEC … shpif ndaj meje.. fatkeqesi per gazeten qe pranojne anonimate perversa si puna e ketij .. qe kan frike me dal me emer konkret .. pot te kisha shpifjet tuaja ne shpine nuk do te dilnja me emrin tim te vertete.. dhe kam 25 vite qe nuk tutem nga shpifsa si puna jote as nga ata agjent te sigurimit qe hedhin gurin e fshehin doren. Ma kan hapur dosjen ma kan kontrolluar dhe kan deshtuar, si puna juaj.. te ktheve kete pergjigje jo se me kompleksove me shpifjet tuaja , por sa here shpif ndaj meje ndron pseudonimin se ke frike te japish emrin e vertete si une. Te meshiroi se po te tregojsh emrin e vertete do ta dalin shum spiunlliqe teajat dhe sdo te kesh guxim te ballafaqohesh me te verteten.. Mjerane rri i fshehur mbas pseudonimit se keshtu do ta mbyllish jeten mjeran shpifse dhe ordinere qe nuk te respekton askushi se ti je askushi…
Fjalori i gjuhës shqipe ka nevojë për një redaktim të thellë. Materiali ilustrues i tij duhet zëvendësuar në një masë të konsiderueshme, duke u përditësuar me një material të ri nga stile të ndryshme, duhen hequr shumë shembuj e fjalë periferike që nuk janë të ditës a karakteristike për standardin e si rrjedhim, pa asnjë interes, duhen hequr e zëvendësuar shembujt dhe emërtimet e shumta të politizuara dhe të vjetruara të institucioneve …. …”
Me gjithw vlerwn e tij qw ka ai wshtw i vjetwruar. Kaluan shumw vjet pa prekur asgjw nw tw. Ai duhet tw plotwsohet me fjalw tw reja dhe fjalw qw janw gege nuk janw nw dialektin tosk.
Unw nuk e kam kontestuar vlerwn e puws sw profesor Eqremit, por nuk do tw thotw se tani nuk ka albanologw tw rinj, tw cilwt mund tw vazhdojnw aty ku mbetwn tre profesorwt qw formonin atw trinomin e lavdishwm tw linguistikws shqiptare.
SHQIPTARET KANE ARDHUR NE PARIS JO PER TE DHENE LLOGARI POR PER TE KERKUAR LLOGARI
Shumw fjalw tw mwdha na paska thwnw Enveri. Na e paska trishtuar opinion nw Paris. Nga frika tw gjithve u paskan dridhur brekwt. Mor zotwri ai pwr gjithw atw kohw qw ishte nw pushtet, pwrveç nw Beograd, Moskw e ndonjw vend tjetwr , nuk shkoi askund. Shkonte gjer nw Poradec.