Aleatët shfaqin durim ndaj PS edhe pse marrëveshja e nënshkruar para zgjedhjeve nuk po zbatohet. Në ndarjen e posteve të deritanishme në qeverisjen e majtë, nuk është përfshirë asnjë nga aleatët historikë të PS.
Partia Demkoracia Sociale e Paskal Milos, në zgjedhjet e fundit mori 12 mijë vota dhe sipas paktit duhet të ishte pjese e bashkëqeverisjes në nivel lokal dhe qendror, që deri më tani nuk ka ndodhur. Pas shumë kohesh kreu i PDS ka thyer heshtjen dhe në mikfronin e Ora News thotë se pret që pakti të zbatohet.
Me të njëjtin argument shfajëson qeverinë edhe aleati i ri i saj, kreu i Aleancës Popullore, Artur Dojaka.
I ardhur rishtas në koalicionin e majtë, Artur Dojaka, shprehet kundër mundësisë që mazhorancës së re ti bashkohet partia tjetër çame, PDIU e Shpëtim Idrizit.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar mes PS e partive aleate, Aleanca Popullore e Artur Dojakës dhe Partia Socialiste e Vërtetë e Petro Koçit që arritën rezultat mbi 5 mijë vota duhet të përfaqësoheshin në administratën publike.
Partia Demokracia Sociale e Paskal Milos, mori 12 mijë vota ndërsa PSD e Skënder Gjenushit 11 mijë dhe duhet të përfaqësoheshin politikisht në poste në nivel kombëtar dhe vendor.
PBDNJ dhe PDK e Mark Frrokut që përfaqësohen në kuvend me 1 deputet, duhet të kishin marrë portofol Ministror.
Megjthatë, tashmë që kabineti është një çështje e mbyllur, aleatët i kanë shprehur pretendimet e tyre, postet e zv.ministrave dhe prefektëve, por dhe drejtorive rajonale./ORA
Mire eshte qe Rama dhe PS-ja ti ktheje syte seriozisht nga aleatet e vjeter dhe shoket e halleve historike qysh nga fillimi i viteve `90 po edhe te mevonshem.
Beri gabimin e pafalshem qe afroi shume Ilir Meten(aq shume sa do ti haje koken), duke haruar qe, ne 21 janar ishte ky Ilir qe u thosh KOKEPALARE.
Edvin! Mos haro momentet kur me Gjinushin, Milon, Petron, Ngjelen, Precin, etj. dhe me gazetaret e medias opozitare te perfaqesuar me Artan Hoxhen-gazetarin e News 24 (jo ate Gai-n e PD-se qe desh u be president), me Mero Bazen, me Bushatin, Ballen, etj. percillnit vallen makabre te vdekjes se Ziverit, Faikut, Aleksit, Hekuranit, e te dhjetra te tjereve qe i fali plumbi se per Salen e Lulin ishin te vdekur.
Ftillohu Edvin, kujtohu se me cilin luftoje ne vitet e sketerres berishiste, ishe me ata qe te permenda apo me Meten, Spartak Brahon, Bollanon, Gjet Ndoin & Co.
Jepi fund lojes me ish drejtoret e Bashkise se Madhe, boll me servile e njerrez deficente te tipit “Drejtore me njolla” qe i ke bindur se po riskon shume per t’a per te ndenjur sa me gjate urte nen tutelen tende.
Aleatet historike te PS-se jane asete te se majtes, jane “senatore” plot dinjitet e experience, thirri, pyeti e vleresoji.
Te duhen Edi, edhe pse ke marre Shkelzenin ne vend te Milos, ke marre Gjeneralin anonim (mikun e Kadarese) ne vend te Gjinushit, more Faten ne vend te Mojkomit, etj. do vijne prape zgjedhje, me ke do te dalesh ne koalicion, me Meten qe vodhi votat e se paku 12 deputeteve.
Pas aleateve qendrojne rreth 100 mije votues te cilet te kane vene ne prove ty dhe lideret e tyre.
Fjalet e mia mund te jene te tharta por ta kam pa hile.
Sot je maje Fikut dhe te gjithe te behen miq (per nonje kokerr), por neser kur te mbarojne fiqte do te mbarojne dhe miqte-themi ne matjanet.
Rames nuk i pelqejne persona me integritet dhe intelektuale por ata kalamajte qe i urdheron si te doje. Keshtu qe keta 4vjet mos prisni emerime profesionistesh dhe as rezultate si rrjedhoje. Sa te kuptoje Rama gabimet iku mandati.
Mosmirënjohja ndaj aleatëve do të jete gabim strategjik i ps. Dhe siç thotë një filozof i madh : “kur ke bërë një gabim në strategji rrallëherë u shpëton pasojave…”. Për disa çështje ndaj të njëjtin mendim me komentuesit “sahiti” dhe “titi”? Kane thënë atë që sot po e thonë shumë njerëz të së majtës. Nderime “sahiti” dhe “titi”!
VR!!! Mosmirënjohja ndaj aleatëve do të jete gabim strategjik i ps. Dhe siç thotë një filozof i madh : “kur ke bërë një gabim në strategji rrallëherë u shpëton pasojave…”. Për disa çështje ndaj të njëjtin mendim me komentuesit “sahiti” dhe “titi”? Kane thënë atë që sot po e thonë shumë njerëz të së majtës. Nderime “sahiti” dhe “titi”!
Kur kualicioni i majte ishte ne fushate Z Rama fliste ne emer te ketij kualicionit apo ne emer te vet PS A se shikoni cfar po ndodh LSI ja po e merr pjesen e saj pa u ndire fare dhe se njerzit e saj -ata qe ne me te shumtit ndanin parate -po na emerohen drejtues institucionesh pa pike kriteri pa le ma konkurs,NDERSA MILITANTIT TE ps I CILI ISHTE NE OPOZITE 8 VJET I TREGOJNE KONKURSIN .DHe aleatet strategjike afatgjate te PS ngelin me gisht ne goje ndonese kan prodhuar vota