Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu ka komentuar situatën politike në vend. Ai është i mendimit se në sistemin e drejtësisë duhet bërë një revolucion. Po sipas tij politika aktuale nuk e do reformën në drejtësi, pasi ka frikë nga zullumet që ka bërë.
“Komisioni për reformën në drejtësi ka bërë një punë të madhe, në sistemin e drejtësisë duhet revolucion, por politika nuk e do reformën në drejtësi. Politika ka frikë nga zullumet që ka bërë, ajo duhet të rrijë larg pushtetit gjyqësor”, tha Moisiu për “News 24”.
Ish presidenti shkon më tej ndërsa thotë se është opozita ajo që nuk e do reformën në drejtësi. Po sipas tij edhe përfaqësuesi i tyre në këtë komision, Eduard Halimi u dorëhoq, pikërisht se ndante pikëpamje të ndryshme me PD-në.
“Dorëheqja e Halimit nga Komisioni i Reformës në Drejtësi ka ardhur si pasojë e draftit të ri që kërkon PD. Halimi nuk ka rënë dakord me partinë demokratike, pasi opozita nuk e do reformën në drejtësi”, u shpreh Moisiu
Drejte i thote ish presidenti, por a ka njeri ne bote se ne Shqiperi s’ka qe nuk e di se opozita nuk e do reformen ne drektesi? Problemi eshte: cila eshte zgjidhja e fundit; kush do ta beje reformen shqiptaret apo alienet se keshtu nuk ecet me asnje dite. Nuk mund te presim 2017-en kur kjo opozite do shkrihet qe Shqipëria te rifilloje jeten. Duhet vepruar tani me te gjitha menyrat. Gjykata kushtetuese dhe expertet qe ndiejne pergjegjesine para ketij populli, per ta zgjidhur ne menyre demokratike , duhet te japin verdiktin se si do behet. Referendumin nuk na e lejoka kushtetuta (çfare dreq kushtetute demokratike ka bere Godo e Imami qe nuk lejon popullin te thote fjalen e tij!), opozita eshte mbledhur nje grusht dhe mban forte mbrojtjen e krimeve qe ka bere, atehere kush do flase per kete popull qe po merohet? Prandaj lereni deklarimet, kerkojme zgjidhje urgjente me te gjitha format dhe menyrat, sepse letrat jane kurdisur “mire” qe te mos behet kjo reforme. Nje zgjidhje eshte qe brenda tre muajve te shkojme ne zgjedhej te parakoheshme, por duhet patur kujdes dhe nga kali Trojes qe eshte Ilir Meta, se dhe ai eshte pjese e çorbes pd-iste. A ka zgjidhje?!
Vetem ky Burre e ka merituar karriken e Presindetit. Jete te gjate.
Vetem referendumi e zgjidh kete problem. Le te flas njeher te vetme sovrani i lidhur me zinxhiret nga kriminelet e politikes .Ndryshe do vuajm ne jet te jeteve nga kermat e te kaluares