Pikërisht 32 vjet më parë, mesnatën mes 9 dhe 10 shtatorit 1983 u pushkatuan Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Ziçishti.
4 ditë më parë në 5 shtator, pas 28 seancash, trupi gjykues i Kolegjit Ushtarak të Gjykatës së Lartë, kishte dhënë vendimin.
Tre ish-ministrat, përkatësisht i Mbrojtjes, i Brendshëm dhe i Shëndetësisë me vendim të formës së prerë, u dënuan me vdekje.
Të akuzuarit e tjerë të atij gjyqi ndër më të bujshmit e asaj kohe, Gani Kodra, Ali Çeno, Xhavit Ismailaga. u dënuan me heqje lirie nga 10 deri në 25 vjet.
Referuar dokumenteve zyrtare që u publikuan për herë të parë nga DITA në 17 shkurt 2013, ekzekutimi i 3 zyrtarëve të lartë komunistë, (përfshi Llambi Peçinin, i dënuar dhe ky me vdekje nga një tjetër trup gjykues) u bë në orën 24:00 të datës 9 shtator të vitit 1983.
Presidiumi i Kuvendit Popullor, pasi mori në shqyrtim kërkesën e tyre për t’ju falur jetën, e refuzoi atë dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Lartë.
Në ekzekutimin e tyre me armë morën pjesë Prokurori i Përgjithshëm Rrapi Mino, zëvendësministrat e Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi e Agron Tafa, sekretar (oficer) Afuz Murati, mjeku Nevzat Vigani dhe oficeri Nikolla Shkurti, të cilët firmosën dhe procesverbalin përkatës…
U vu sekuestro nga organi i hetuesisë mbi pasurinë vetjake të secilit të pandehur dhe të dënuarit sipas vendimit duhej gjithashtu të dëmshpërblenin buxhetin e shtetit me shumën 1.219.764 lekë.
Trupi gjykues përbëhej nga Anëtar, Ferdi Haxhiu(Firma), Anëtar, Muharrem Mulgesi(Firma), Anëtar, Selim Fili(Firma), Anëtar Luftar Jahaj(Firma), Kryetari, Aranit Çela(Firma).
Më poshtë, teksti i vendimit, nga dosja e gjyqit që posedohet nga DITA
**************
REPUBLIKA POPULLORE SOCIALISTE E SHQIPËRISË
MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME
TEPËR SEKRET
Ekzemplar Nr. 461
PROCESVERBAL
PËR EKZEKUTIMIN E VENDIMIT TË GJYKATËS SË LARTË, MBI DËNIMIN ME VDEKJE TË ARMIQVE KADRI HAZBIU, FEÇOR SHEHU, LLAMBI PEÇINI DHE LLAMBI ZIÇISHTI
Presidiumi i Kuvendit Popullor, me shkresën Nr. 1582/1 datë 9.9.1983, nuk ua fali jetën të dënuarve:
1-Kadri Hazbi Hazbiut
2-Feçor Refat Shehut
3-Llambi Vasil Peçinit
4-Llambi Petro Ziçishtit.
Të dënuarit, pasi u çuan në vendin e ekzekutimit, u njoftuan nga Prokurori i Përgjithshëm se Presidiumi i Kuvendit popullor u refuzon kërkesën për falje.
Të dënuarit Kadri Hazbiu dhe Feçor Shehu u shprehën se janë të pafajshëm, kurse të dënuarit Llambi Ziçishti e Llambi Peçini nuk thanë gjë.
Pas këtij veprimi, në ora 24:00 të datës 9.9.1983 u krye ekzekutimi me pushkatim për të dënuarit Kadri Hazbiu, Feçor Shehu, Llambi Peçini e Llambi Ziçishti.
Në ekzekutimin e vendimit me vdekje morën pjesë Prokurori i Përgjithshëm shoku Rrapi Mino, zëvendësministrat e Punëve të Brendshme Zylyftar Ramizi dhe Agron Tafa, sekretar (oficer) Afuz Murati, mjeku Nevzat Vigani dhe oficeri Nikolla Shkurti.
Nënshkruesit, pjesëmarrës në ekzekutim: Zylyftar Ramizi(Firma), Agron Tafa(Firma), Afuz Murati(Firma), Nevzat Vigani(Firma), Nikolla Shkurti(Firma).
***************
Shif botimin e parë DITA, 17 shkurt 2013
Ku ka qene disidenti antikomunist Sali Ram Berisha mesnaten e 9 shtatorit 1983?
Besoj duke shkruar trakte kunder Partise dhe xhaxhit Enver per kete veper te peshtire 🙂
Ose duke i thene Lirise ne krevat: I denuam edhe 3 armiq te Partise dhe te popullit
🙂
sa qesharake dhe tragjike historia e shqiperise
Berisha e beri ate qe mundi, shkaterroi Shqiperine.
Tani po e leshon pushtetin me nje shtet te kalbur, qe ja shiti pronat Serbise Fazllicit, Argites, dhe Xenit.
Tani Argita ka marre pashaporte Serbe, dhe do shkoje te shpetoje koken ne Beograd.
Kjo video tregon te verteten e madhe. http://www.youtube.com/watch?v=WCQjZtU-iww
Rrofte shoku Enver qe vrau komunista me shume se cdo antikomunist . Tung
Koz ke thene dicka qe se kam degjuar me pare dhe eshte shume e vertete, se komunista jane vrare me shume ne kohen e Enverit se ne cdo kohe tjeter, sidomos ne kohen e Saliut komunistet jane perseri ne balle te partise demokratike.
Kur ta shofesh kete fraze ne komentet e mija, mos te vi keq dhe mos kerko demshperblim se nuk te paguaj te drejten e autorit, por do ta them nga e kam marre, sdo ta humb emrin, Eshte fraze qe me ka pelqyer shume. Bravo.
horr nuk po ta përkthej, dialogun midis Idro Montanelit (gazetar)dhe Nilde Ioti (presidente e senatit italian, e shoqja e Palmiro Toljatit).
Idro antikomunist, mban statujën e Stalin sepse ai ka vrarë më tepër komunista.
Come dissi scherzando a Nilde Iotti quando venne a trovarmi al Giornale, tenevo una vecchia icona di Stalin perché è il comunista che ammiro di più: quello che ha fatto fuori più comunisti.
Saliu e ka fajne!
Te kishte pushkatuar dhe Saliun qe te mos vuante ky popull injorant
Kadri Hazbiu ka qene nji superkriminel. Ai gatoi fushaten e arrestimeve ne Fushe Alije, Laces dhe Blice ne Diber ku 2 persona u pushkatuan dhe gati 20 te tjere u denuan me vite te gjata burgim. Ai do te ngelet perhere nji kriminel nji armik i popullit shqiptar dhe vecanerisht atij Dibran. Ne ferr paste vajtur bashke me kriminelin tjeter Fecor Shehun.
Llambi Pecini dhe Llambi Zicishti jane denuar kot, Fecor Shehu ka qene pis burre, per kadri hazbiun nuk kam njohje.
Une pija kafe cdo dite me Kadriun, dhe i flisja qe te sillej mire, te respektonte shoket, te linte duhanin.
po ju dibranet legena spiuhna te serbit keni qen mir ja u ka ba
Kete musteqen e kam pas fatin ta kem par ne repartin 321 bashke me djemte e mehmetit!
Ish axhutanti i mehmetit!
Ky mustaqelliu eshte Ceno Guximtari qe te merrte gjak ne vetull dhe e hante goten e rakise me goje dhe ishte roje personale e Mehmetit, por e perdorinin edhe djemte e tij kur shkonin dhe benin zullume adoleshentesh ne shoqerine e shume bllokisteve te tjere. Nuk dihet si e genjyen dhe nuk arriti te mbroje BOSIN e tij, sepse ato qe ka deklaruar vete nuk jane shume te besueshme.
Kush kerkon te dije mbi aktivitetin e gjith kupoles komuniste e ato qe ndodhen mes tyre duhen tu drejtohen repartit 321 dhe ish nje oficer sigurimi i ashtuquajtur ndue e me pas nje andrea ky i pari ish nga ulza e tjetri nga saranda!
Me mir se kta te dy historit e blogjeve neper birucat dyshe e dialogjeve te brendshme te kupoles komuniste nuk ka asne dijenin e duhur!
Ndue nuk e besoj te jetoj por andrea besoj se po se ishte shum i ri perpara 34 vjetve besoj se sot do te ket moshen e pensionit!
Perpara se islamo komunisti xhihadisti enver te vdiste dergoj hekuran isajn ti njiheshe mir me sigurin e repartit 321 duke u futur vet ne burg e duke i verejtur te ter kundershtaret e tij politike e viktimat e xhelatit me famkeq te shqipris komuniste nga dritaret e birucave i koridorit te burgut
Mehmet shehu nje islamo komunist i ndyre me i keq se enveri e hengri si frengu pulen kur ai besoj se enveri e kishin lene mente nga semundja e diabetit,por nexhmija ish akoma e shendetshme e ja u beri gropen perpara se ta hiqnin qafe burrin e saj!
Sulo gradeci ish jo vetem i enverit por nexhmija drejtonte sulon e gjith aparatin komunist te diktatures famkeqe islamike komuniste!
jam I shokuar nga hapja e ketyre “arkivave” per te sulmuar “diktaturen e tmerreshme te enverit”
do isha dakort te hapeshin keto “ujra te zeza ” te historise pasi ti viheshin prangat perbindeshit Viqidolit.
Vrasje te tilla si e Skardilajt Konomit,djegia e oficerit shikut gjalle ne makine,vrasja e deputetit Xhindi..santo..olldashi fisi haklaj..remzi hoxha..e mijra krime te hapura ato te fshehta te klikes Nazi- berishiste jame miljone here me macabre se keto pushkatime qe ne fund te fundit u bene me gjyq.
Te nderuar moderator po na zhgenjeni me keto shashka..mos doni te rehabilitoni dhe kadri hazbiun…shtoni dhe koxi xoxen dhe panajot plakun…
Kjo ishte seria e fundit VRASTARE para se te vdiste e kufomes sadiste Enver Hoxha. Kur u be e qarte se Enver Hoxha i kishte ditet e numeruara dhe nuk e shpetoi as gjaku i femijeve te porsalindur qe doktor Glozheni i suguronte nga materniteti i Tiranes, Nexhmija vuri kujen dhe filloi t’i vajtonte ne vesh Diktatorit se po te ikte dhe t’ja linte pushtetin Mehmet Shehut, ky si sulltanet e Turqise nuk do te linte te gjalle asnje pinjoll te familjes Hoxha, prandaj edhe te dy vendosen ta heqin qafe ne gjumin e nates me ndihmen e Sulo Gradecit duke inskenuar si amatore vetvrasjen e tij. Kush ne histori i ka kerkuar llogari per kete krim te shemtuar barbar? Perkundrazi sot akoma e mbajne enver Hoxhen si HERO dhe pushtetaret shkojne dhe bejne homazhe me fotografine e tij ne dore si nje rezil i Shqypnise ne syte e Botes. Qe te dalim ne teme: Kur e vrane Mehmetin Pranvera Hoxha shkoi dhe dha sihariqin ne familjen qe priste me ankth:
“VDIQ QENI!”
Ky ishte vleresimi real qe kishte familja Hoxha per kryeministrin shqyptar dhe shokun e ngushte dhe bashkpuntorin ne te gjitha krimet monstroze te regjimit stalinist.
Pas likuidimit mafioz te Mehmet Shehut fati i bandes se tij prej mallakastre ishte i parashkruar dhe ata qe kishin folur shush-mush me ARMIKUN e hengren gjithashtu tullumin e familjes Hoxha duke i hapur rrugen kesaj familje sadiste dhe lakmitare te vazhdoje ta mbaje Vatanin si nje CIFLIG personal.
Intelektual,
Edhe ti paske qene atje tek shtepia e Enverit kur u vra Mehmeti?
Edhe une rastisa po aty.
Kur Pranvera Hoxha po kendonte kengen e sihariqit qe vdiq Mehmeti, Enveri porositi nje dash per ta festuar.
Me sa degjova une Enveri kishte ngarkuar nje nga djemte tij per ta vrare, se pashe qe kishin vene lavatricen, dhe dyshova qe po pastronin gjakun nga rrobat.
E Nexhmija mori nje shami, pecete duarsh me duket se ishte, dhe filloi te kercente Napolonin.
Edhe ti Intelektual duhet te kesh qene aty, por keto momente nuk te kujtohen.
Ti kujtoj une.
Gjashte muaj nuk pushonte ahengu ne shtepine e Enverit, kur vrau Mehmetin.
Intelektual, heren tjeter na trego sa u gezua Nexhmija kur vdiq Enveri, se edhe ate me duket e helmuan.
O pilo,
Ky “intelektuali” se cfare ka me Pranvera Hoxhen nuk i merret vesh muhabeti, se Enver Hoxha ka tre femije, por sa here llap ky tek Pranvera i bie kambana???!!!
Keto histori dhe shume te tjera mjaft pikante i ka treguar vete Sulo Gradeci dora vete kur i hapu barkun sherbimeve inteligjete te huaja ne kembim te sigurise se tij personale dhe te nje pensioni te vogel pleqerie.
Sic e shikon edhe ne rastin e Enverit vlen formula e fillozofise dialektike:
NE BOTE ASGJE NUK HUMBET POR TRANSFORMOHET.
Ajo qe quhesh qeverija Shqiptare e asaj kohe ishte e per bere nga tipa si keta qe here mbas here mbasi I sherbenin me devotshmeri per te krijuar besimin e Zeusit duke akuzuar shoket e tyre agjente , sabotatore etj deri sa i erdhi Radha ” Trimit ” Mehmet , luftetar i Spanjes trim dhe komandant brigade krahu i DJATHTE I Hoxhes shkuam per dhjame Qeni sepse ashtu ishin mbrujtur te pa bura te pa karakter te afte per ti ngrene koken njeri tjetrit . Pra neve nuk kemi patur ndonjehere ne krye nje grup qe te mendonin per kete vend po gjithmone shikonin se : duhet ta kemi mire me Bekteshin se ai eshte Z/ Kryeminister duke e njohur shume mire aftesine e Bekteshit qe sishte ne gjendje te organizonte nje brigate pune jo me nje shtet me gjithate Ministrat e duartrokisnin kur ai kepuste mufka SI nje injorant qe ishte
Shko mor by..m..t ti ! Keta ishin aq burra sa nenen tende nuk e paten problem kurre , por dhe nenen e vete Rusit dhe Ameriqise !
Apo je vertet trim ti , sepse mund te jesh dobiçi i tyre ?
dear nastradin (alias intelekt,hale)
me beso ne fillim qe nuk kam qene kurre enverist dhe nuk ka asnje lidhje me pushtetin e enver hoxhes,te ramizit apo te sali edirames.
sa here ka lajme te tilla ti masterbon dhe kalon e orgazem…por mos u nxito.
enver hoxha ka qene e e keqja me e vogel e mundeshme per shqiperine duke e krahesuar me bajraktaret talebane zogu dhe berisha
ne betejen e luftes se ftohte midis enverhoxhes dhe perendimit nuk eshte mire te ndegjojme vetm kundershtaret e tij si elezbiberet,fatoslubonjen,hamitmatjanet,xhaferrdevat,blendifejzite e esat pashe tradhetarit sepse ka konflikt interesi pasi keto armiq te tij kane te drejten e tyre ta denigrojne figuren e tij dhe nuk i paragjykoj eshte 100% e drejte e tyre.
Eshte e besueshme nje pale e trete dhe une kam zgjedhur per ilustrim Indro Montanelin nje nga ikonat e gazetarise boterore me prirje fashiste qe pasi e demaskon fuqishem Enverhoxhen ne nje liber te tij jep dhe keto ane pozitive te tij qe i ke me poshte te sintetizuara nga orgjinali
Indro Montaneli per Enver Hoxhen
-burri i shtetit më jetëgjatë përsa i përket ushtrimit të pushteti
-e fitoi pushtetin si partizan
– e bëri Shqipërinë të papenetrueshme prej askujt, përfshirë SHBA-të.
-ishte edhe një situatë që i justifikonte persekutimet
-Shqiperia pas 1945 ishte tokë e lakmuar për pushtim. Greqia e mbështetur nga Perëndimi donte Epirin.
-Jugosllavia e mbrojtur nga Stalini, që atëherë kishte një dobësi për Titon, kërkonte Shkodrën dhe gjithë veriun.
-Hoxha nuk kishte në anën e tij askënd kur u paraqit në Konferencën e Paqes. Nuk kishte asgjë tjetër, veçse kurajës
-në emër të Shqipërisë foli edhe në Konferencën e Parisit duke zbuluar mes të tjerash një nuhatje prej politikani race.
-Ishte i pari që ndjeu ndarjen mes Stalinit dhe Titos dhe luajti bukur
-për të shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë kishte nevojë që Shqipëria të ishte e bashkuar
-ky vend në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
-Hoxha arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
-kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.
-Iu afrua Stalinit për t’u mbrojtur nga Tito që e kishte në kufi.
-Hoxha ka ditur të bëjë të funksionojë edhe vetë komunizmin. Dhe kjo duhet besuar.
-nuk kishte dobësitë dhe salltanetet e Causheskut apo Kim II Sungut
-në publik shfaqej rrallë
-ishte e vetmja xhaketë komunisti e nomenklaturave që nuk mbante medalje deri në kërthizë.
Nuk dua qe enver hoxha te reabilitohet se eshte shpejt akoma…por qeveria ameriakane duhet ta njohe si nje nga armiqte e saj me inteligjente qe nuk po e mundin akoma as te vdekur bashke me te perndjekurit politike qe gjysma juaj ishit spiuna..
Enver Hoxha nuk ka qene asnje dite si partizan, por ka jetuar si BOS kapitalist ne vilen e kunatit te vet kryefashist dhe kryeballist ne mes te Tiranes, Bahri Omari me gjithe Nexhmijen nga 1940 deri ne 1944 dhe nuk ka shkrepur asnje pushke apo patllake ne jeten e tij. E gjithe historia e Luftes se tij eshte sajuar ne bodrumet e KQ te Partise Komuniste te Beogradit dhe me pas eshte zbukuruar nga kalemxhinjte e Kremlinit ne Moske. Shikoje ne fotografite e Luftes me faqet e fryra qe po i pellcasin dhe me barkun si tullumbace dhe krahasoje me thatuqet rreth e rrotull tij ne te gjitha fotografite. Kur Zoi Fundo i tregoi per here te pare per komunizmin ne France ai tha:
PO NE O ZOI JEMI BURGJEZE, NUK JENA SI KOMUNISTIET BARKTHARE!
Enverin e “zbuloi” Vukmanovic Tempo dhe ne nje leter per Titon shkruante:
ESHTE AQ I ETUR PER PUSHTET DHE I PABESE SA SHET EDHE NENEN E TIJ!
Titua u pergjegj:
KE GJETUR NJERIUN QE NA DUHET
Koha tregoi se shiti BYTHEN dhe Vatanin tek Tito dhe ne Mukje tradhetoi aspiratat e intelektualeve te vertete properendimore shqyptare per bashkimin e trojeve tona dhe ja fali Kosoven Jugosllavise ne kembim te pushtetit te tij te pakufizuar mbi Shqypnine dhe shqyptaret. Tito si UJK i vjeter komunist qe ishte e kuptoi se Enveri pas Lufte nuk i duhej me me megalomainine e injorantit dhe kerkoi shpejt ta zevendesonte, por Enveri e nuhati me spiunet e tij te paguar dhe shkoi ne Kremlin tek Stalini. Kur e pa Stalini te lyer me buze te kuqe dhe me vetulla te pikturuara ne fillim u zemerrua dhe tha:
KUSH ESHTE KY KOKEBOSH QE ME VJEN NE ZYRE SI FEMER?
Roja e tij personale Berja i tha shpejt ne vesh:
KY ESHTE SHQYPTARI QE KA ZBULUAR KOMPLOTIN E DIMITROVIT ME TITON.
Stalini atehere e pranoi ne audience, por i tha me pare qe te pastronte makiazhin qesharak. Dihet si shkuan punet me pas: Dimitrovin e helmuan me arsenik, ndersa Tito u nda nga Kampi Socialist, por Enver siguroi per disa vite nje jete te qete.
Intelektual,
Ti je flori e shkuar floririt.
E ditke edhe ti kete biseden telefonike te Tempos me Titon?
Ti duhet te kesh qene centralist qe i ke degjuar te dy ne telefon.
Une degjova vetem pjesen e fundit , se isha duke lozur bixhoz me Titon.
Ai pinte nje puro, dhe po me lutej te behesha kryetari Komunisteve Shqiptare. Une kisha humbur dy loje, dhe isha i nxehur, i thashe JO.
Ne ate kohe e mori Tempoja, se cfare i tha nuk e di, pot Titoja i tha e Paskemi gjetur tamam.
Me rrengjethe mishin me ato histori te vjetra.
Intelektual,
Mos harro pa treguar ate historine me Stalinin. Ti ditke me shume se une. Kot nuk e ke emrin Intelektual.
O xha Pilo shakaxhiu,
nuk ka nevoje te jesh centralist i Beogradit apo i Kremlinit qe te shtosh bagazhin personal te njohurive intelektuale, por mjafton vetem te dish mesatarisht do gjuhe te huaja, nje dokument i persektutimit politik dhe nje pasaporte perendimore ne xhep qe te hapen automatikisht dyert e arkivave te Botes dhe te mesosh ne kete menyre te VERTETEN e shkruar nga te tjeret.
Prandaj AMAN dhe BOLL me shakate pa kripe se enveristet ne DITA do te na djegin te gjalle ne krematoriumet e Hitlerit qe ishin me te mira se krematoriumet e Enverit.
Hajde mbylle ate hale se na hape barkun, dhe mos na beje te diturin, burgaxhi muti, te shke……a librin e shtepise
Eja tek Tajvani qe ta tregoj libren e shtepise me tememe dhe tytate qe te kane bere Kafshe pylli fanatike dhe spiune te Sigurimit te Shtetit.
Ah sa gabime ka bere Enver Hoxha!Te isha une ne vend te tij do digjia ne KREMATORIUN te gjithe KERMAT SI KY intelektu-haleja,nastradini etj.
Me duket se muhabetin e lame tek Bahri Omari, kunati bamires i Enver Pederastit, ke ndonje gje per te shtuar?
dear nazistradin
qe je kanibal karshi figures enver hoxhes e dine te gjithe
qe je nje anti-amerikan dhe fans i Hitlerit e ke shprehur
qe je sorollop i ahmet zogut kurves dhe esat pashe bordellos prape e ke shprehur qarte.
ajo qe bie ne sy sot eshte qe te gjithe i jan turrur kufomes enver hoxhes…por ajo nuk po mbaron..se sa me shume ikin vitet aq me e madhe po behet figura e tij….
jo se ai ka ndryshuar ..por keni ndryshuar ju “shqyptaret” qe keni kaluar ne vampirizim.
jo per ndonje gje por zogu i kurves te kete permendore dhe ju bluani kocka e enverit nuk shkon..
Ja cfare ka bere Zogu i kurves tende dhe lexuesi te nxjerre konkluzionet vete
Masakrat e Ahmet Zogut mbi popullsine katolike te Dukagjinit dhe varja ne litar e Deputetit Demokrat Dom Gjon Gazulli.
FAKTE.
Gazeta “Liria Kombëtare”
e datës 22 dhjetor 1926, në rubrikën “Lajme nga Shqipëria”, njoftoi publikun: “Varje, djegie dhe plaçkitje…
Barbarizmat e panumërta që mercenarët e Zogut kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë në Malësitë e Shkodrës janë të patregueshme.
Në Dukagjin, Nikaj, Mërtur e në shumë krahina të Pukës nuk shifen veçse mijëra shtëpi të djegura, njerëz të pafajshëm që vriten rrugës dhe plaçkitjet që nuk kanë shembull në jetën tonë kombëtare”. Gjyqi Politik u transferua nga Tirana në Shkodër dhe vetëm ditën e parë, më 20 dhjetor 1926, shqyrtoi dosjet e 153 pjesëmarrësve në kryengritje, ndërkohë që Gjyqi Hetues përgatiti dosjet e 140 të arrestuarve të tjerë. Ndër të dënuarit me vdekje ishin edhe dy priftërinj, të cilët e kishin pranuar krenarë pjesëmarrjen e tyre në kryengritje, por Zogu u detyrua t’ua ulte dënimin për shkak të ndërhyrjes së Vatikanit dhe të përfaqësive europiane në Shqipëri. Megjithatë, gjyqi special politik i Shkodrës dënoi me varje në litar dhe ekzekutoi fshehtësisht deputetin demokrat dom Gjon Gazulli.
Dom Gjon Gazulli lindi në Dajç të Zadrimës (Lezhë), më 26 mars 1893. Pas shkollës fillore në vendin e tij, filloi studimet në Seminarin Papnor të Shkodrës. Në vitin 1912 vazhdoi studimet në Romë, më vonë në Francë, e pastaj edhe në Austri, por jo gjithmonë vetëm për arsye studimi, por edhe për arsye shëndeti. U shugurua meshtar më 4 gusht 1919. Qe një kundërshtar i vendosur i qeverisë së mbretit Zog, që diskriminonte zonat e Dukagjinit, të Pukës dhe të Mirditës, zona tërësisht katolike. “Dom Gjon Gàzulli, Dom Nikollë Gàzulli, Dom Lekë Dredha u arrestuan në Kalivare me 28 dhjetor 1926, në muzg të mbrëmjes, ndërsa po niseshin për Reps. I çuen në Orosh ku i mbajtën të burgosun deri me 5 janar, kur i kthyen në Pukë. Kapiteni katil Ismajl Osmani deshi t’i vriste qysh aty tre meshtarët, po ia ndali dorën gjakatare, që kishte ba sa masakra anë e kand Pukës, një oficer tjetër trim, aspirant Ndue Pali.
Tre meshtarët u burgosën në një kthinë nën shkallë: 75 cm e gjerë , një metër e gjatë. Aty u dergjen ata për dy netë e tri ditë. Dom Gjoni u akuzua nëpërmjet një letre të sajuar nga kundërshtaret e tij pro qeveritare se para kryengritjes pati shkuar disa herë në Pukë, mbante mbledhje fliste kundër qeverisë dhe bënte komplote kundër shtetit. Letër shkruesi i pafytyrë në shërbim të regjimit formalisht u thirr përpara gjyqit por nuk pranoi të paraqitej dhe u arratis në Jugosllavi.
Dom Gjoni u akuza se ju gjetën armë në shtëpi, gjatë kontrollit të banesës së tij ku ai nuk u gjet në banesë. As një fakt tjetër veç kësaj letre të sajuar nuk u sigurua që të provonte Farsat ma të neveritshme të Zogollit, akuzoi Dom Gjonin dhe shokët e tij se: kishte organizue kryengritjen; kishte shpërnda armë ndër male; kishte pre telin e telefonit nuk u vërtetuan kurrë Dom Gjon Gazulli këmbënguli në gjyq se askush nuk kishte të drejtë të dënonte një prift dhe se një drejtësi e tillë i takonte vetëm Papës”
Në ditët e fundit të ecjes drejt vdekjes mendja e tij ishte plotësisht e zhytur në Zotin dhe në gjerat e tij në bisedat që bënte me shokët e fatkeqësisë, flisnin për kotësinë e të mirave të kësaj bote, mbi përgjegjësitë e gjerave hyjnore. Ndërsa ai letërshkruesi pasi dëgjoi se e kishin dënuar me vdekje, i penduar apo i shtyrë nga superiorët e tij shkroi një letër tjetër ku pohonte se nuk ishte e vërtetë ajo që kishte shkruar më pare, por kjo pendesë për shpifjen e turpshme as nuk vlejti, madje as takimi ipeshkvit me vetë Ahmet Zogun shkruan Kamiljo Lobardi në librin “Si u bë mbret Ahmet Zogu” (fq. 115). Dom Gjon Gazulli u flijua më 2 janar 1927, u dënua me vdekje dhe u var. Fjalët e tij të fundit, të përcjella nga një dëshmitar okular qenë:
“Po vdes i pafajshëm. !
Rroftë Shqipëria dhe shqiptarët e vërtetë!”.
E varën tek “Fusha e Druve”. Ndërsa Ahmet Zogu pasi u sigurua qe prifti dha shpirt..nenshkroi aktin e faljes…
Prandaj eshte turp per shqiptaret monumenti i mbretit palaco Ahmet Zogu ne Tirane dhe mos denimi i kermes demokratike Saleh Mulla Berishaj
Futeni berishen ne burg si vrases dhe tradhetar,hiqni monumentine zogut kurves..pastaj hapni keto arkiva qe tregoje se EH ishte kirurg por kishte shume metastaza kanceroze si ky nastradini qe duhej qeruar i pari jo ta mbante mbrapa si perkthyes dhe spiun leshi..
Ore BUDALLA, po ke dale nga shinat fare more mavri enveriste, po c’pune ka Ahmet Zogu ketu, apo nastradini kur po debatohet:
A ISHTE ARMIK LEGJENDA E SIGURIMIT TE SHTETIT KADRI HAZBIU?
Kur e hoqi qafe Mehmetin, Nexhmija nuk e la te qete Enverin qe po jepte shpirt si kerme e ngordhur gjakatare se e kishte kapluar frika e hakmarrjes nga klani mallakastriot dhe Enveri para se te vdiste ne fillim e vuri Kadri Hazbiun te fliste pislleqe per Mehmetin qe i degjuan shqyptaret ne festen e Pezes dhe me pas therriti nga jashte shtetit Xhevdet Mustafen duke i premtuar pare te madhe me spiunet e tij per te inskenuar lidhjen e Hazbiut me ARMIKUN e jashtem dhe fundi i tij u be i qarte pasi mileti dru me pre shqyptar filloi te degjonte dite e nate per lidhjet armiqsore te tij me Mustafen qe nuk e kishte haberin fare qe e kishin futur ne kurth xhelatet e Enverit dhe e kishin prere ne bese agjentet e UDB-se jugosllave, te cilet e ndihmuan familjen Hoxha edhe ne grahmat e fundit te Diktatorit.
Prandaj leri llogjet dhe dacibaot per Ahmet Zogun se nuk i plas kujt ne DITA, por meso nsonje gjuhe te huaj qe t’i lexosh vete te VERTETAT historike dhe te mos biesh pre e demagogjise enveriste.
llambi zicishti u pushkatua po mihallaq zicishti vllai i vet ku perfundoi
Kushe thyente ligjet ndeshkohej.Kjo ishte shteti ,diktatura e proletarjatit.Siç eshte korrupsioni vrasja dhe vjedhja sot ,vritet njeriu çdo ore dhe nuk mbane pergjegjesi kush ,shteti dhe gjykatat bashkepunojne dhe ndihmojne me kriminelin .
dear nazistradin !
jo cdo kush ka te drejte te shaje enver hoxhen,per shembull keto kategorite ketu poshte jane mijra here me te zinj se EH…….nxirre koken e gjarperit..nga kush ke frike qe ke bere miljarda komente….mos po na del si ai amik kasaruho qe shkeli mbi shoket e burgut….nxirre koken neperke…
1………………nastradin esat pash toptradhetari
Marrëveshja e tradhetarit Eset pash Toptani me Jovanoviçin nuk ishte veprimi i parë me të cilin Esat Toptani merrte nëpër këmbë interesat e shenjta të popullit shqiptar, të cilin nuk e deshi dhe nuk e vlerësoi kurrë, por e përdori vetëm për interesat e tij personale. Përmendet sidomos dorëzimi i Shkodrës Malit të Zi në marsin e vitit 1913, pas vrasjes tinzare të komandantit të garnizonit të qytetit, Hasan Riza Pashës, me qëllim që të siguronte përkrahjen e Malit të Zi për t’u vënë në krye të Shqipërisë si dhe për të marrë një shumë prej 600 000 franga, që iu dha nga malazezët. Ky veprim pasohet nga pazarllëku me qeverinë greke në shtatorin e vitit 1913, të cilën e njoftoi se ishte i gatshëm të vihej në dispozicion të saj. Kushti ishte që, kur të shpallej sundimtar i Shqipërisë, Greqia t’i jepte mbështetje diplomatike, asistencë në të holla dhe ndihmë ushtarake për rrëzimin e qeverisë së Vlorës. Në funksion të ndihmës ushtarake Esati do të merrej vesh me grekët për të përcaktuar kufijtë sipas vullnetit të tyre. Edhe qeveria serbe, hyri gjithashtu në traktativa me Esat Pashën. Sipas përfaqësuesit diplomatik serb në Sofje, M.Spalajkoviç, Esat Toptani duhet t’i ketë shprehur të njëjtën gatishmëri edhe Serbisë, të cilës i kërkoi që ta mbështeste për të rrëzuar qeverinë e Vlorës. Si shpërblim do të rregullonte në favor të Serbisë çështjen e daljes serbe në detin Adriatik
2……………………nastradini zogu kurves
1.Shipëria impenjohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal.
2.Kryetar i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu, që më vonë do të njohi dinastinë Caragiorgvitch.
3.Qeveria Jugosllave, me gjithë mjetet diplomatike dhe ushtarake, do të njohi Ahmet Zogun si kryetar shteti …dhe i atribuon me një herë një kontribut vjetor të shtetit.
4. Ministria e Luftës Shqiptare do të anullohet dhe Shqipëria heq dorë që të ketë një ushtri Kombëtare.
5.Shqipëria do të mbajë një gjindarmëri aq të fortë sa të mbaj qetësinë e brendshme të vendit për të ndaluar e çfarosur çdo lëvizje të ngritur kundëra Ahmet Zogut dhe kundra regjimit të vendosur prej tij.
6.Në këtë gjindarmëri do të bëjnë pjesë edhe oficera rus të ish ushtrisë të Gjeneralit Ërangel që tashti ndodhet në Jugosllavi. Qeveria Jugosllave do të mbajë atë gjandarmëri me mjete financiare dhe armë.
7.Në gjandarmëri mund të hyjnë për të shërbyer edhe oficerat jugosllavë dhe të tjerë që qeveria Jugosllave do të pranoi në interes të dy vendeve.
8.Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do të stabilizohet një bashkim doganal në bazë të së cilës akordohet liri e plotë e importimeve dhe eksportimeve të mallrave të dy vendeve. Edhe transiti nëpëmjet kufijve të dy vendeve do të jetë i lirë për ushtarët e dy vendeve.
9.Përfaqësuesit e jashtëm Jugosllav do të ngarkohen edhe për interesat e Shqipërisë, e cila heq dorë që të mbajë zyra diplomatike dhe konsullata të saja jashtë shtetit…….ect ect
3’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin fashisti
Kurora e Skënderbeut i dorëzohet nga Nastradin Verlaci mbretit xhuxhmaxhuxh Viktor Emanuelit
Në datën 16 prill 1939, u zhvillua në Quirinale ceremonia e ofertës së kurorës.
Në fjalën e tij Nastradin Vërlaci tha: “Vijmë tek ju madhëri, të dërguar prej popullit shqiptar që e ka shprehur vullnetin e tij me votën në Asamblenë Kushtetuese të mbledhur në Tiranë më 12 prill. Vijmë në emër të këtij populli që në një ofertë të njëzëshme i dhuron me devozion shpirtëror ma-dhërisë suaj kurorën e Shqipërisë. Ajo është e denjë për lavdinë tuaj sepse ka breruar kryet e Skënderbeut, heroit kombëtar shqiptar, i cili e valëviti flamurin e tij përbri flamujve të kombit italian. Me besimin në zemër se madhëria juaj do të pranojë këtë votë të njerëzve tanë, ju shprehim sot dëshminë dhe betimin për besnikërinë tonë dhe të të gjithë popullit nastradin shqiptar”.
Mbreti u përgjigj: “Dë-shirojmë t’ju shprehim ndjenjat tona të mirënjohjes për mesazhin që ju na përcollët në emër të popullit nastradin shqiptar. Ne jemi të lumtur të mirëpresim votën e popullit tuaj trim e fisnik si dhe të pranojmë kurorën e Shqipërisë që ai na ofron, me të cilën lidhen kujtimi i lavdishëm i Skënderbeut.
Që sot fatet e Shqipërisë do të jenë të pandashme nga ato të Italisë
4‘’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin nazisti
Regjimenti 21 SS Skanderbegu Shqiptar ishte pjese e një Regjimenti SS gjerman si pjese perberese e “Forcave të Armatosura SS”,
Regjiment malor(alpin) i krijuar nga shefi i Gestapos Heinrich Himler, zyrtarisht nen titullin ne gjermanisht 21.
Waffen-Gebirgs Division der SS Skanderbeg (Albanische Nr. 1) ishte emëruar sipas emrit te Gjergj Kastrioti Skënderbeut,
Regjimenti 21 SS Skanderbeg u krijua pas pushtimit nazist në Mbretërinë se Jugosllavisë në vitin 1941. Gjatë 1942 dhe 1943 si Wehrmahti ashtu dhe sherbimi sekret SS kërkuan nga shqiptaret e Kosoves qe të ruanin ligjin dhe rendin,si dhe te pengonin partizanet jugosllave si dhe kunder rezistences antifashiste shqiptare. Njesia ushatarake shqiptare u vu nën komandën e kryegjeneralit August Schmidthuber, te rekrutimit ne regjimente speciale SS. Njesia SS Skanderbeg Malor luftoi kundër forcave partizane të Enver Hoxhës që ishin në rritjen dhe konsolidimin e veprimet e tyre, si në Shqipëri dhe ne Jugosllavi
5’’’’’’’’’’’’’’’’nastradin terroristi
Bandat e “Komitetit të Maleve” kërkonin rrëzimin e pushtetit me çdo kusht dhe me çdo çmim që të ishte i mundur, duke mos kursyer gjakun e askujt, mjaftonte që të arrihej qëllimi. Ishim përballë një terrori dhe një kasaphane të pashembullt. Vrasjet e tyre kishin arritur dhe te gratë, pa pyetur për asnjë ndjenjë njerëzore. Nuk ishte pak rasti i kunatave, Marta e Prena Tarazhi, të cilat u rrëmbyen natën mizorisht nga bandat, vetëm për faktin se kishin shkuar në hekurudhë dhe nxisnin emancipimin në radhët e grave në zonë. Ato u lidhën me litar pas një peme kumbulle dhe aty, në mënyrën më barbare, iu prenë gjinjtë dhe u masakruan me thika derisa vdiqën. Ka raste të tjera si ai i Dilicës së Fregnit, të cilën e grabitën natën po ato banda për të cilat po flasim, duke e hequr me forcë nga duart e nënës së saj qorre, dhe e çuan diku afër shtëpisë, ku pas masakrimit e therën dhe e pushkatuan. Tipike në kësisoj rastesh është ai i vajzës nga Oroshi që quhej Prena Përkola, e cila njihej ndryshe me emrin “Cuca e Oroshit”, që e vranë me armë në prezencën e dy fëmijëve të mitur (Agimit dhe Albinës) në djep. Apo ai i Shkurte Carës apo Mrika Lokës. etj etj qe jane me mijra
6””””””””””””””””Nastradini spiuni shokeve tip Kasaruho
Disa këshilltarë të Presidentit të Republikës, Bujar Nissani, rezultojnë spiunë të Sigurimit të Shtetit, ku me raportimet e tyre kanë fikur disa jetë njerëzish. Konstatimi ka ardhur nga shoqata e ish të përndjekurve politikë, me në krye Skënder Tufën, ish-koordinatori i grevës së urisë. Ish të përndjekurit politikë akuzojnë presidentin Nishani, se e ka mbushur institucionin e Presidencës me spiunë të Sigurimit të Shtetit dhe me njerëz me të kaluar të zezë komuniste. Me anë të një deklarate, ata akuzojnë Presidentin se ka dekoruar njerëzit e Sigurimit të Shtetit. Të përndjekurit përmendin edhe një shembull konkret. Bëhet fjalë për Amik Nastradin Kasoruhon, këshilltar i presidentit Nishani, por i implikuar në Sigurimin e Shtetit. Ata deklarojnë se Partia Demokratike është kthyer në një ombrellë e spiunëve. “Mësuam edhe një herë se këshilltari i presidentit Nishani, z Amik Nastradin Kasoruho, ka qenë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ky person ka marrë dekoratën “Nderi i Kombit” për rezistencë në burgje kundër diktaturës, veprim ky që fyen qindra martirë të vërtetë, të cilët rezistuan realisht e sot ndoshta jetojnë në mjerim dhe të harruar. Për këtë arsye, kërkojmë t’i hapet dosja Amik Kasoruhos dhe t’i hiqet menjëherë titulli që mban padrejtësisht. ky nastradin
Kur u pushkatuan keta mallakastriotet sikur u clirua ajri.Mileti filluan te llapnin lirshem,,Po kush na e beri peshqesh malokun,qe nuk na la te merrnim fryme?.Kush i tha doktor, malokut?
Kushedi sa leke duhet te kene marre familjet e ketyre te pushkatuarve,
sepse keta jane te persekutuar nga sistemi komuniste.
Po familja e M.Shehut sa do kete marre valle ?
Ata u denuan me burg familjarishte. Kam idene se shteti yne
demokratik do ti kete demshperblyer mire. Shume me mire se
Lubonja apo avokat,doc.prof. Ngjela e ………compania bella.
Keta kriminele ja bene gjemen Shqiperise. Ajo qe po vuajme tash sa vjet eshte veper e tyre.
Po ministrin e shendetsise c’paten xhanem ,i shkreti doctor Llambi e hengri si Jonuz Purizo!