Pas arrestimit të drejtuesve kryesorë të partisë naziste greke, “Agimi i Artë”, në Greqi qarkullojnë hipoteza se ata do të vuajnë dënimin në të njëjtin burg me shqiptarin Alket Rizai. Sipas gazetave greke, “i forti” i partisë Agimi i Artë, Ilias Kasidiaris pas dënimit, dënimin do ta vuajë në të njëjtën qeli me Rizain.
Ky i fundit, duke mos e fshehur urrejtjen për neonazistët e Agimit të Artë, thotë se “”Ua kemi bërë gati fustanet dhe po presim t’ua veshim”. Në një prononcim për GSH, Rizai nuk e kursen ironinë për ekstremistët e djathtë grekë.
“Ty të lumtë goja që thua se ata mund të jenë në qelinë time apo ngjitur me të. Nëse vijnë, ne i mirëpresim (qesh). Do i veshim me fustan, do i veshim. Iu kemi bërë gati fustanet dhe litarin. Pse na duhet litari? Po, na duhet, sepse pasi ne t’i veshim me fustan, ata do duan të varen në litar, ose nëse nuk e bëjnë një gjë të tillë, do t’i varim ne”, pohon nga burgu grek, Alket Rizai.
Alket ate Kacidhjarin ( qeros ne toskerishte ) me qe e mban veten per grek safi ai shqiptar gjak-prishur me perpara bejeni synet , pastaj fustanin siç e kane adet greket i ketij soi .
E pse do te rrezikosh për nje nazist trap o alket rizai ! Me sa i kam vrojtuar këtë tip speciesh njerezore jane te gjithe delirante,psikopate dhe idiote që notojne ne endrra shpetimtarësh! Bën mirë të mos komunikosh fare me te . Ky ështe ilaci që i çon drejt çmendurisë pa kthim. Per ty alket uroj te dalesh sa me shpejt nga burgu. Ju kam ndjekur ne vijimesi qysh ne arratisjen e pare me helikopter. Fati nuk ishte me ty,por nuk eshte as me këtë nazist!?