Ambasada Amerikane në Tiranë reagon me anë të një deklarate për mediat dy ditë pas prezantimit të kabinetit të ri qeveritar. Në deklaratë thuhet se Ambasada Amerikane mirëpret kabinetin e ri të kryeministrit Rama dhe vlerëson në mënyrë të veçantë përfshirjen e femrave në ekipin që do të drejtojë vendin gjatë katër viteve të ardhshme.
“Ambasada e SHBA mirëpret ministrat e sapo-përzgjedhur të kabinetit të Aleancës për Shqipërinë Europiane dhe vëren me vlerësim emërimin e një numri më të madh ministresh dhe caktimin e tyre të propozuar në dikastere kyçe. Përfshirja e ministreve pasqyron një hap pozitiv drejt barazisë më të madhe gjinore brenda udhëheqjes politike të Shqipërisë.
Ambasada e SHBA pret me kënaqësi të punojë me Këshillin e Ministrave të ardhshëm, shumë prej të cilëve kanë pasur përvoja profesionale dhe arsimore në Shtetet e Bashkuara, në zbatimin e axhendës së tyre të reformave për të arritur synimet e Shqipërisë për integrim më të madh euro-atlantik. Gjithashtu presim me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë me të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvendin e Shqipërisë”, thuhet në deklaratën e Ambasadës Amerikane në Tiranë.
o t’u befsha une ty ,o pallosh i shartuar
eshte turp i madh qe ti dhe ai siper teje perfaqson SH.B.A.
ty te cuan ne Somali por rruges te kthyen avionin ne Shqiperi