Në një kohë që Rumania merr Presidencën e Këshillit, ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca përsëriti mesazhin që vendet e BE-së i përcjellin qeverisë për rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
“Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria u tha qartë qershorin e kaluar: Të konsolidojë progresin në përparësitë kyçe dhe veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Ambasadori i BE nënvizoi se reforma në drejtësi bazuar në vetting po funksionon dhe është e pakthyeshme por se duhet të ketë historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare.
Ka pasur operacione shumë inkurajuese të zbatimit të ligjit gjatë muajve të fundit, të cilat jo vetëm që duhet të vazhdojnë por edhe të ndiqen nga një historik i vazhdueshëm ndjekjesh penale dhe dënime përfundimtare. Po ashtu kohët e fundit kemi parë progres shumë të rëndësishëm lidhur me reformën në drejtësi, me piketën e ngritjes së institucioneve të reja, kjo shtron udhën për emërimin e gjyqtarëve në gjykatën e lartë si dhe për ngritjen e SPAK dhe BKH. Por ajo çka nënkupton thellësisht është se reforma e drejtësisë bazuar në veting po funksionon dhe është e pakthyeshme.
Ambasadori u shpreh se do të ishte gabim nëse Shqipëria nuk do të fokusohej këto muaj.
“BE ka mirëpritur shumë këto zhvillime të fundit, por duhet bërë më shumë. Koha është thelbësore dhe vendimi i qershorit nuk duhet të merret i mirëqenë. Nuk ka mbetur shumë kohë deri në etapat e ndryshme të pranverës do të ishte një gabim për Shqipërinë që të mos fokusohej për të bërë gjithçka që mund të bëjë vendi gjatë muajve të ardhshëm për tu paraqitur plotësisht i përgatitur”
Soreca apeloi për bashkëpunim ndaj politikës shqiptare.
“BE është e angazhuar për të ndihmuar Shqipërinë, siç tregoi vizita e komisionerit Hahn javën e shkuar, por vendi duhet të orientojë të gjitha përpjekjet e tij drejt këtij objektivi. Për këtë nevojitet një dialog konstruktiv midis të gjitha partive politike. Gatishmëria e tyre për tu bashkuar për të mirën dhe interesin e të gjithë shqiptarëve është thelbësore për të ardhmen europiane të Shqipërisë. Reforma zgjedhore për të adresuar rekomandimet e OSBE/ODIHR paraqet një mundësi të menjëhershme për të demonstruar pa mëdyshje këtë gatishmëri për marrëveshje dhe bashkëpunim ndërpartiak.”
l.h/ dita
Sa te jete gjalle klika e Sali Berishes do te sundoje, jo mirekuptim per Shqiperrine, por lufte artificiale alternative per pozicionin e pakicareve kunder shumicareve ne parlament me thirrjen “T’a shporrim Djallin me chdo mjet nga Kuvendi duke ngritur popullin ne kembe dhe te rrethojme qytetin me fshatin”. Pra, le te presim edhe 2-3 dekada sa niperit e klikave te anesive politike te behen trashegimtare.
Hahaha e dha sinjalin qe i kane dhene. Shqiperia myslimane kurre ne BE. Eshte “Klub i Krishtere”. Nuk ka mundesi te futen vende myslimane edhe pse 25% e Europes tani eshte bere myslimane. Ndersa ne Shqiperi vetem xhami bosh ka se nuk sheh mysliman, vecse nje grushti te punesuarsish nga Turqia dhe vendet arabe. Shqiperia myslimane me vajza me minifunde dhe moderne. Vetem nje grusht, as 1% te popullsise te mbuluara me perce. Me pak mysliman ne Shqiperi se ne vendet Europiane. Franca, Gjermania, Britania dhe Italia e me radhe jane e mbushura me mbeturina arabe, me 30% te popullsise afrikano-arabe.
Zoti Ambasador ,keta politikanet tone nuk duan ta inkuadrojne shqiperine ne BE .Nuk durojne diktatin e ligjit dhe transparencen e BE .Pse kaq budallenj i ben keta tanet politikane zoti i nderuar Ambasador .Dje pa breke ne bythe e sot miliardiere ..Jepini gaz Vettingut ,formimit te SPAK ,qe populli aty e ka mendjen .Ah z Ambasador ,ne e dime shume mire ,prej kohesh ne duhet te ishim te inkuadruar ne BE ,por ????
Jemi shume te vonuar ,ku ne , kemi humbur miliarda Euro ndihma , qe mund tna hipte BE ,shqiperise ,si po ashtu vendeve te tjera te lindjes , qe jane pranuar ne gjirin e BE dhe kane mare ndihma te jashtezakonshme .Por popullit ci q..i temen ,vetem keta zagare te jene mire …. ??
Mr. Soreka flet sikur ka ardhur nga Planeti Marsi dhe jo nga Italia fqinje: “Për këtë nevojitet një dialog konstruktiv midis të gjitha partive politike,” thote ai, duke rene ne kundershtim flagrant me kerkesen e pare: “Ajo që shtetet anëtare presin nga Shqipëria… veçanërisht të japë rezultate të prekshme dhe konkrete në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”.
Si mund te bashkepunojne hajdutet e Rruges se Kombit, kriminelet 21 janarit dhe shitesit e detit Jon, apo hajdutet e Rezervave Shteterore te Floririt te Kerrabes dhe CEZ-it me homologet e tyre ne krye te qeverise se Shqiperise? Pa u kryer vetingu i politikaneve nga SPAK-u, nuk ka paqe ne Shqiperi.
Do shtoni edhe ndonji kusht tjeter deri ne qershor?se
ato qe kishit vendosur para dy vitesh ,ju vete kini thene se ishin plotesuare!Nuk po u dalin parat me duket dhe u ka zene frika se futja e Shqiperis ne BE do te pakesoje rrogat tuaja!,