Ambasadorja e Francës në Tiranë, Christine Moro, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Këshillit Bashkiak të kryeqytetit, Aldrin Dalipi. Biseda dypalëshe është përqëndruar në rolin që ka Këshilli në qeverisjen vendore dhe kontributi që mund të jepet për ta çuar më tej këtë bashkëpunim. Vetë kreu i këshilltarëve Dalipi, tha se “takimi u karakterizua nga një frymë miqësie dhe bashkëpunimi dhe ishte i frytshëm”. Ambasadorja Moro nga ana e saj ka vlerësuar punën e bërë deri tani në kuadër të mirëqeverisjes vendore për qytetarët dhe mbështeti iniciativat që i shërbejnë komunitetit. Moro theksoi rolin që ka Këshilli Bashkiak i qytetit më të madh në vend, në qeverisjen vendore. Gjithashtu diplomatja vlerësoi punën e kreut të Këshillit në këto muaj dhe premtoi mbështetje të mëtejshme. Aldrin Dalipi është zgjedhur vitin e kaluar në krye të Këshillit Bashkiak me shumicë të votave të koalicionit të majtë, ndërsa posti u mbajt për disa muaj më dhunë nga ish-kryetari në minorancë, Njazi Kosovrasti.