Letër e nënshkruar
Ilir Mborja
Vini re! Po jetojmë në një kohë ku lajme të tilla si: ” …Republikanët afruan në grupin e tyre dy deputetë të Partisë Demokratike, Bedri Hoxhën dhe Gjovalin Kadelin, duke e çuar numrin e deputetëve të grupit në shtatë. Kalimi i këtyre dy deputetëve të PD-së duket se është fiktiv,.. për të përfituar pagesën si grup parlamentar PR …” jo vetëm që nuk na bëjnë ndonjë përshtypje të madhe, por më e keqja është se tashmë jemi ambjentuar me lajme të tilla . Dhe më e keqja fare është se ky nuk përfillet as si lajm. Dhe e dini pse? – Sepse bëhet fjalë për ca para tonat (të taksapaguesve shqiptarë) që i duhen partiçkave si asaj Republikane në rastin tonë, apo ndonjë tjetre si PDIU – së… Madje edhe gazetat, nga mënyra se sa lehtësisht i formulojnë frazat : ” …Kalimi i këtyre dy deputetëve të PD-së duket se është fiktiv,..” e ndjenë se nuk po japin ndonjë lajm kushedi se çfarë. Dhe bash këtu mendoj se qëndron e keqja, madje drama jonë. Tek ambjentimi me vjedhjen. Tek ligji që e lejon këtë. Ata (deputetë u thënçin) vërtetë mund të ndryshojnë grupimin partiak edhe pas votimeve, se moralin përpara zgjedhësve e dimë që e ka marrë lumi me kohë, por ligji së paku duhet të ndalojë pagesën për grupet e kompozuara më pas. Pra ç’është ky ligj që lejon pagesën e grupeve parlamentare me deputetë të trafikuar? Ç’është ky shembull që japin ligjvënësit tanë përpara njerëzve? Po ata deputetë që lëvizin ç’janë? Mobilje apo thasë? Si vidhet kaq hapur xhanëm?!. Dhe ku? Mu aty ku bëhen ligjet!..
Kjo praktike KRIMINALE eshte bere e zakoneshme ne KUVEND,qe duhet te hiqet urgjentisht!!!
Edhe praktika tjeter,se edhe ne se nuk behet mbledhja e nje KOMISIONI PARLAMENTAR,deputetet marrin shperblimin 25 mije leke,mjafton te paraqiten ne salle!!!
CFARE SHTEWTI ESHTE KY????
SHTET MAFIOZ!!!
Po deputetet,qe vijne nga rrethet,por kane blere shtepi ne Tirane,u jepet QERA 600 mije leke ne muaj!!!
Jozefina Topalli e mori kete QERA 600 mij leke per mbi 4 vjet kot fare dhe asnjeri nuk e ka verifikuar!!!
Arrnautistan hesap. Vidh te vjedhim se nuk u mbarokan.