Trajneri i një skuadre futbolli në një lice në Alabama ka humbur vendin e punës sepse ka bërë komente denigruese për fizikun e Mishel Obamës. Në kohën që trajneri Bob Grisham po shprehte mospëlqimin për të pasmet e Zonjës së Parë, nuk e dinte që po filmohej fshehurazi nga një student
Amerika nuk i kursen kritikat për Mishel Obamën. Fiziku i saj është bërë sërish objekt i kritikave, vetëm sepse Zonja e Parë, e cila është promotore e të ushqyerit mirë dhe me pak kalori, ka të ‘pasme të shëndosha’. Beteja e saj për ushqimet e shëndetshme në mensat shkollore, është ironizuar me batuta mbi fundshpinën e saj.
Kritikat
Bob Grisham, trajner në një lice të Alabamas ishte shprehur përpara studentëve të tij se gruaja e presidentit ishte e shëndoshë, e prandaj nuk duhet t’u jepte leksione amerikanëve mbi ushqyerjen e shëndetshme dhe formën fizike. Por Grisham nuk mund të mendonte se fjalët e tij do të regjistroheshin në celularin e njërit prej nxënësve dhe do të bënin xhiron e Amerikës.
Me batutën e tij “të pasmet e trasha të Mishel Obamës”, instruktori i futbollit u bë papritur i famshëm në Shtetet e Bashkuara. Kritika për mbipeshën e zonjës së presidentit ishte një shembull që mësuesi nuk duhej ta jepte. Për këtë arsye është pezulluar nga detyra, por nuk është as i pari dhe as i fundit që po kritikon trupin e Zonjës së Parë të Amerikës.
Rash Limbauf, drejtuesi i një emisioni radiofonik e quan ‘prapanica ime’, ndërsa republikani Xhejms Sensebrener u detyrua të kërkonte publikisht ndjesë, pasi u shpreh për Mishelën se kishte “të pasme me përmasa të mëdha”.
Respekti
Mishel kritikohet sepse është e ‘zezë’, por jo vetëm, sepse edhe Hillari Klinton ka qenë shënjestër e komenteve të pakëndshme, për të mos folur për Nensi Reganin, bashkëshorten e ish-presidentit Regan. “Washington Post” vë në dukje faktin se të bardhët duhet të ndalojnë së kritikuari trupat e grave me ngjyrë, sepse kështu i zhvlerësojnë ato dhe tregohen mosrespektues pa asnjë arsye. Mishel Obama nuk u ka shpëtuar dot kritikave edhe pse vishet me finesë, flokët i ka gjithmonë në vendin e duhur dhe muskujt të tonifikuar. Nga sondazhet, ajo është një nga figurat publike më popullore në vendin e saj.
Anxhela Devis, e njohur si përfaqësuese e grave me ngjyrë në betejat për vëmendjen publike dhe të mjeteve të komunikimit, e ngre lart figurën e Mishelës dhe flet për të si për një vlerë historike. “Ajo është një vajzë e zezë e vërtetë”, shprehet Devis.
Andra Xhilespi e Universitetit Emori, i cilëson kritikat si tepër të ‘ashpra’. Sipas saj, komente të kësaj natyre kanë si synim t’u kujtojnë njerëzve se ajo është ‘e zezë’ dhe pastaj është e qartë që një grua rreth të pesëdhjetave, natyrisht që nuk do të ketë fizikun e një 25-vjeçareje.
“Faleminderit Zot, jam 45 vjeç, dhe jo 35. Në atë moshë gratë nuk kanë arritur të mësojnë ende se çfarë janë. Ajo që më bën të lumtur është mesazhi që mund t’u jap grave: bëni atë që ju bën të ndiheni mirë, sepse do të jetë gjithmonë dikush që do të përpiqet për të kundërtën”, ka qenë përgjigja e Zonjës së Parë, e cila mbetet indiferente ndaj komenteve fyese.
Përgatiti: Dorina Gjuzi
Mishele tregon Afriken e vertete ;eshte nje ZONJE YLL ne sjellje dhe nje YLL GRUA ne pamje ,se ka ngrohtesine , dinjitetin dhe dijen te nderthurura dhe ajo eshte nje PERENDI per te gjithe Njerezit e mire NE BOTE dhe nuk perfaqeson aspak ata te prishururit e GLOBIT
mos fustanin tefta…:D
njerezim ka mare fund duke u marre me bythet e te tjereve,