Biznesmeni gjeorgjiano izrealit Amiran Dzanashvilli i vendosur në qendër të “ciklonit” politik të opozitës për herë të parë në një intervistë për Top-Channel, sqaron të gjitha akuzat e ngritura e në mënyrë të posoçme ato të lidhen me pastrimin e parave.
Nga Londra ku ndodhet prej disa ditësh për arsye biznesi 47 vjeçari me detaje flet për lidhjet e tij me politikanët shqiptare Ai tregon se ka zhvilluar edhe disa takime me Shkëlzen Berishën në kohën kur Sali Berisha ishte kryeministër.
Ai i quan qesharake akuzat se ka paguar 2 milion euro për fushatën elektorale në 2013 të socialistëve. Dzanashvilli deklaron se ai asnjëherë deri më tani nuk është kontaktuar nga prokuroria e cila ka nisur një hetim për pastrim parash por është i gatshëm të bashkëpunojë në cdo kohë.
Zoti Dzanashvili. nga cili vënd jeni duke e dhënë këtë intervistë në Top-Channel?
Unë tani jam në Londër. Kam tre ditë këtu.Sic mund ta dini një pjesë e bizneseve të mija menaxhohen nga këtu.
Në median shqiptare është raportuar se ju jeni arrestuar në Rumani. Është e vërtetë kjo?
Jo nuk është ë vërtëtë pasi unë jam ndaluar për 13 apo 14 orë . Nuk ishte arrest ishte thjesht ndalim për një incident ndodhur në një hotel . Unë jam pronar i kazinosë më të madhe në Rumani në një prej hoteleve më të mëdha atje. Në këtë incident janë ndaluar 50 persona .Unë këtë ngjarje e konsideroj pa asnjë problem për mua.
Pra ju mohoni të gjitha akuzat që janë publikuar në shqipëri se në këtë incident jeni ndaluar për prostitucion dhe pastrim parash?
Shiko, unë nuk kam asnjë akuzë që lidhet me këto dy cështje që ju përmendët. Më vjen për të qeshur sa herë më përmendet pastrimi parave. Kur flitet për pastrim parash tingëllon dicka bombasdite, seksi e kështu me radhë. Por nuk jam i sigurtë se njerëzit e kuptojnë definicionin e pastrimit të parave. Pastrim parash do të thotë kur një individ privat apo kompani merr para të pisët prodhuar nga aktivitete kriminale dhe duke e injektuar në një kompani legjitime duke paguar taksat e kështu ndodh pastrimi i tyre. Si mund të ngresh akuza për mua se kam pastruar para? cfarë parashë? Ajo që unë kam bërë në Shqipëri deri më tani rezulton se jam duke humbur para dhe jo fituar . Unë kam investuar paratë e mija që për momentin nuk kanë sjellë fitim. Por shpresoj se kjo situatë do të ndryshojë dhe do të vinë fitimet. Nëse do ti rikthehemi Rumanisë ndaj meje kurrë nuk janë ngritur akuza apo të jemë dënuar. Në historinë e jetës time nuk ka asnjë cështje penale . Jam 47 vjec dhe kurrë nuk jam akuzuar për vepra penale apo të kem rekorde të tilla.
Zoti Dzanashvili emri juaj dy ditët e fundit është në qëndër të debateve politike këtu në Shqipëri. Madje të enjten në parlament ish kryeministri Berisha lëshoi akuza se jeni një biznesmen i korruptuar me lidhje të forma me kryeministrin Edi Rama. Cili është komenti juaj për këtë?
Nuk doja të qesh pasi unë e njoh Sali Berishën sikurse njoh edhe Zeni Berishën nga koha kur Saliu ishte kryeministër. E kam takuar atë dy herë në Shqipëri dhe në Telaviv nuk më kujtohet mirë në 2010 apo 2011 kur ai ishte për vizitë. Unë jam biznesmen një njeri i ndershëm një investitor i huaj në Shqipëri. Jam një biznesmen tërësisht a-politik duke mbajtur shpresën ke politika. Megjithatë i njoh të gjithë politikanët në të gjitha ato vënde ku unë shkoj të bëj biznes pasi janë të një shkalle të gjerë. Meqënëse jam në biznesin e kazinove ju shpesh herë duhet të takoneni me ministritë e financave . Puna ime bën të takoj politikanë. Në rastin e shqipërisë kurrë nuk kam mbledhur fonde apo injektuar para në fushatën elektorale të zotit Rama. Me zotin Rama jam takuar dy herë para dhe pas zgjedhjeve. E kam takuar në zyrën e tij ku i kam paraqitur disa mega projekte nga investitorë amerikanë për ti sjellë në Shqipëri. E konsideroj zotin Rama si një politikan inteligjent por nuk kam ndonjë miqësi speciale me të. Sikurse nuk kam me zotin Berisha apo Ilir Meta ose të tjerë. I respektojë të gjithë por nuk e kuptoj përse zoti Berisha ka bërë të tilla deklarata pa patur edhe dyshimin më të vogël.
Ju përmendët emrin e Xenit duke thënë se e njihni atë pra Shkëlzen Berishën djalin e ish kryeministrit Berisha. A e keni takuar Shkëlzenin në Tiranë për qëllime biznesi?
Ka ndodhur 4 apo 5 vite të shkuara. Po unë e kam takuar Xenin në zyrën e tij. Nëse nuk gabohem ai ka dipllomë për juridik pra është avokat. Kam zhvilluar me të dy takime pa asnjë koseguencë. Takimet janë zhvilluar në kohën ku babai i tij ishte kryeministër.
Një tjetër akuzë e bërë nga Berisha në parlamet lidhet me një pagësë prej dy milion euro për Edi Ramanën përpara fushatës elektorale të 2013tës.A e keni bërë një gjë të tillë?
Një shaka e bukur.
Kaq është komenti juaj?
Natyrisht pasi është një shaka.
Ku Berisha ishte kryeministër sa herë jeni takuar me të në Tiranë?
Nuk më kujtohet me saktësi. 3 ose 4 herë. Dua tju tregoj se unë kam biznese edhe në vënde të tjera të ballkanit. Dhe në këtë pozitë gjithmonë takohem me politikanë kjo për të kuptuar se si mund të avancosh me investimet që ke në mëndje.
Në Shqipëri a keni ndonjë mardhënie të vecantë e më miqësore me ndonjërin nga politikanët që përmendët?
Kurrë. Kurrë nuk kam konribuar me para për asnjë parti politike në Shqipëri apo individualisht për ndonjërin prej politikanëve
A jani në dijeni të një hetimi që ka nisur prokuroria shqiptare ndaj jush ku në qëndër të tij jëni ju për pastrim parash?
Jam shumë i lumtur që ata po hetojnë. Le ti lejojmë ata ta përfundojnë dhe të shohim përfundimin. Jam gati ti ndihmoj prokurorët dhe ti asistoj në gjithcka që i duhet. I vë në dispozicion të gjitha dokumentat që mund ti duhen . Cfarë mund tju duhet të kontrollojnë patjetër që mund ta bëjne . Në mënyrë të menjëhershme mund tu jap dritën jeshile avokatëve të mi ti dërgojnë prokurorisë cdo lloj dokumenti për cilin do autoritet në Shqipëri për të kontrolluar cdo gjë në mënyrë që ta mbyllin hetimin dhe të japin një përfundim.
Dëri më tani a jeni kontaktuar nga prokuroria për llogari të këtij hetimi?
Jo.
Meqënëse jemi tek avokatët. Në 24 Prill 2013 ju keni formosur një autorizim për ti dhënë të drejtë avokatëve tuaj të përfshihen në transaksione fiskale. Njëra prej tyre është zonja Ajola Xoxa. Mund të na thoni nëse ajo është punësuar prej jush?
Ajo zonjë punon për një kompani avokatore e cila është një prej disa kompanive akotare që më përfaqësojnë mua . Kjo kompani avokature më ka prezantuar mua në një prej blerje që kam zhvilluar. Kompanisë Joy Loto. Kjo zonjë punonte për këtë kompani avokatore. Kjo është lidhja.
Pra ajo nuk është punësuar direkt nga ju si pjesë e stafit të kompanive tuaja?
Jo.
Një ditë më pas nga firmosja e këtij autorizimi sipas dokumentave të prokurorisë ju bletë nga zoti Ervin Cenollari 35 % aksione me vlerë 300.000 euro. Por shitët tek Ofer Nimrodi 15 % të aksioneve me vlerë 1.800.000 euro. Si ka mundesi te ndodhe kjo, ku 35 perqind shiten me cmim 6 here me te lire se 15 perqind e aksioneve?
Numrat nuk janë në rregull. Numrat nuk janë në rregull pasi ne marrvesjen totale e kemi zhvilluar në disa faza. Në fillim në blemë një pjesë të aksioneve dhe tani kompania është tërësisht në pronësinë tonë. Gjithcka është e dokumentuar. Avokatët e mi janë të gatshëm tju vënë në dispozicion të gjithë dokumentacionin e transaksioneve për të gjitha fazat e marveshjes. Zoti Nimrodi bleu aksione që nuk kanë aspak lidhje me mua. Pra dua ta theksoj trasaksionet janë zhvilluar në disa faza dhe jo në formën e blerjes dhe më pas shitjes nga unë.
Pas këtyre zhvillimeve kur emri juaj është lakuar gjërësisht nga politika a do të vijoni të investoni në Shqipëri?
Dua të jem i sinqertë në atë që mendoj për Shqipërinë vend i cili më pëlqen dhe ka potenciale të mëdha në të ardhmen. Unë jam duke punuar me kompani vendase shqiptare si ato juride apo në fushën e teknollogjisë së avancuar dhe besoj se Shqipëria ka një të ardhme me plot zhvillim. Por Shqipërisë i duhet një njeri si Edi Rama të vijojë së udhëhequri. Nuk e them këtë se njoh zotin Rama por e shoh atë si një njeri shumë inteligjent. Kjo përshtypje më është krijuar në dy takimet që kemi zhvilluar. E konsideroj atë si një njeri që din tërheqë investitorët e huaj. Padiskutim që unë do të vijoj të investoj në Shqipëri përvec kësaj do të mundohem të tërheq partnerët e mi në biznese të vinë e të investojnë bashkë me mua./Muhamed Veliu-TCH
po me xenin perse je takuar. cfar posti ka patur xeni ne kohen e babait. apo ishte sekseri.
Dzanashvilli apo Xhanashvilli ne shqip eshte mbiemer nga familje prej Gjeorgjie qe njihet si Atdheu i Stalin Kasapit dhe nuk ka asgje te perbashket me Izraelin e cifuteve, prandaj lutemi per korrektesi informacioni, ne intelektualet qe nuk jemi si mileti dru me pre.
Gjerorgjia para do kohe konsiderohej nga Bota si vendi komunist me i korruptuar ne Bote, por me reformat demokratike ne sistemin gjyqesor dhe ne polici, ky Atdhe i Stalinit tani ka ecur mjaft perpara dhe ka ndjekur me force mafien ish-komuniste me pushtet duke e rritur autoritetin e Gjerogjise ne syte e Botes Demokratike.
Ne kete sens te gjithe mafiozet vendas filluan te largohen nga Gjeorgjia per te gjetur terene te reja per te bere bizneset e tyre te pista, sic eshte edhe rasti i ketij mafiozi te Saliut te Xenit dhe te Frrokut dhe Vellezerve te tij te Rilindjes Socialiste te Edi Rames dhe Like Floririt. Prandaj mbetet te pyesim:
CILAT JANE BIZNESET FAMOZE TE KETIJ GJEOrGJIANI ME ELITEN POLITIKE ?
se po mesojme qe ka shtene ne dore vetem lojrat e fatit per fshataret albaneze dru me pre.
Ky eshte nje biznesman tipik langaraq,qe pa politikanet nga mbrapa,para, anash,nuk e bo piken e hajrit.Sa per dijeni Xhoi lloton e ka Dritan Prifti,bleresi ka qene Amirani por per llogari te Priftit..Ky eshte i zhyt edhe tek nje kompani nafte.Amirani,ne stil si biznesmen,eshte si bisnesmenet italian ne vitin 1995,ne Shqiperi.Me teper Amirani,ben rolin e ndermjetsit,sekserit etj.