250 të dënuar përfitojnë lirimin nga burgu nga amnistia e festave të fundvitit.
Në total, numri i përfituesve të amnistisë së fundvitit shkon në 1 mijë, 250 prej të cilëve fitojnë lirinë. Kjo kategori janë kryesisht të dënuar për vepra të lehta penale dhe që u kanë mbetur më pak se dy vjet për dënim për të shlyer.
“Për këtë kategori personash falja e fundvitit pritet të sjellë lirimin nga qelitë ku ndodhen në vuajtje të dënimit. Zyrtarisht, Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Burgjeve kanë pranuar se po draftohet amnistia që do të vihet në zbatim para festave”, shkruan sot “Panorama”.
Kategoria e dytë e përfituesve janë ata që do të kenë ulje dënimi, por që nuk do të lirohen menjëherë nga qelia.
Nga përfitimi janë përjashtuar të dënuarit me më shumë se 5 vjet burg.
Amnistia përjashton edhe disa kategori veprash penale që kanë të bëjnë me abuzimin me detyrën, korrupsionin, krimet seksuale etj.