Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë publike të dhënat për zbatimin e amnistisë. Ditën e djeshme kanë lënë qelitë 710 të dënuar, kurse pjesa e mbetur pritet të lirohet në orët e ardhshme sipas grafikut të përcaktuar. “Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bën me dije se ligji për amnistinë hyri në fuqi dhe është kryer lirimi i të dënuarve në të gjitha burgjet e vendit”, thuhet në njoftim. Më tej jepet edhe grafiku i lirimeve për ditën e djeshme. Ndërkohë që nga amnistia përfitojnë 60 gra dhe 20 të mitur, si dhe 1 mijë vetë nga Shërbimi i Provës. Gjithashtu ka ulje dënimi nga 1-1,5 vite burgim për ata që nuk i zë falja e plotë.
Të dënuarit e liruar dje:
145 të dënuar në Peqin
88 të dënuar në Drenovë
82 të dënuar te “Ali Demi”
77 të dënuar në Lushnjë
62 të dënuar në Fushë-Krujë
54 të dënuar në Rrogozhinë
54 të dënuar në Vaqarr
53 të dënuar në Lezhë
25 të dënuar në Burrel
23 të mitur nga Instituti i të Miturve Kavajë
8 të burgosur në Durrës
4 të dënuar në Krujë
1 i dënuar nga Spitali i Burgut
Të paraburgosurit:
9 të paraburgosur në Vlorë
7 të paraburgosur në Bënçë
6 të paraburgosur te “Jordan Misja”
5 të paraburgosur te “Mine Peza”
4 të paraburgosur në Elbasan
3 të paraburgosur në Berat