Anastasia diagnostikohet me kancer për herë të dytë. Këngëtarja 44-vjeçare që e mundi sëmundjen e rëndë në vitin 2003, ka anuluar turin në Europë pasi mori lajmin e keq. Në një deklaratë, këngëtarja shprehet se ndihet shumë keq për faktin se nuk mund të këndojë dot në skenat europiane. Turi europian i Anastasias është shtyrë për në 6 prill, por mjekët i kanë thënë asaj të anulojë çdo performancë deri në një njoftim të dytë. Megjithatë, këngëtarja do të vazhdojë të regjistrojë dhe shkruajë këngë për albumin e ri. Në deklaratën e shpërndarë nga stafi i saj thuhet se “në këtë moment më shumë se kurrë, ajo është e vendosur ta jetojë jetën me moton “mos e lër kancerin të të prekë më të mirën. Anastasia është njeri me shpirt luftarak dhe qëllimi i saj është shërimi i plotë me suportin e familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e rrethojnë”, bën të ditur stafi.
Te shkuara