Katër vjet pas vrasjes së të atit, për të cilën nuk ka ende asnjë të arrestuar, djali i deputetit socialist, Fatmir Xhindi, thotë se ajo ishte vrasje politike, pasi në rast të kundërt do të ishte zbardhur deri tani. Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, Anduel Xhindi, aktualisht deputeti i PS-së, thotë se e ka humbur shpresën se kjo qeveri mund të zbardhë vrasjen e të atit. “Nëse do të ekzistonte dëshira e mirë dhe nëse kjo nuk do ishte vrasje politike, kjo ngjarje do të ishte zbardhur”, thotë Xhindi. “Ne e kemi humbur totalisht shpresën që kjo ngjarjet do të zbardhet nga kjo qeveri, që vret njerëzit e vet për të vjedhur. Për më tepër, i rivret duke mos vënë drejtësi e bën sikur nuk ka ndodhur asgjë”, thotë Xhindi.