Anemia është një sëmundje që shkaktohet nga mungesa e vitaminës B12. Simptomat e saj janë: ngjyrë e zbehtë e fytyrës, lodhje, diarre, mungesë oreksi, takikardi etj. shkaqet kanë të bëjnë me një atrofi të mukozës gastrike ose kanë origjinë autoimune. Sëmundja diagnostikohet me disa mënyra, të cilat ndihmojnë mjekun të kuptojë më mirë problemin dhe në bazë të tij të përcaktojnë mënyrën e trajtimit. Terapia konsiston në marrjen e vitaminë B12.
Simptomat
Anemia ka një sërë simmtomash. Mes tyre janë: lodhja, humbja e oreksit, vështirësitë në frymëmarrje, lëkura e zbehtë, rritja e frekuencës kardiake apo ndjesia sikur të shpojnë në këmbë dhe duar. Në raste të anemisë së theksuar, simptomat mund të përfshijnë edhe dëmtime të kujtesës dhe ndryshim të personalitetit.
Shkaqet
Shkaqet e anemisë konsistojnë në dobësimin e qelizave që veshin pjesën e brendshme të stomakut. Në disa raste, sistemi imunitar sulmon me antitrupa këto qeliza, duke çuar në anemi. Shkaqe të tjera ka të bëjnë me mungesën e vitaminës B12 apo patologji të tipit endokrin si tiroidet kronike, diabeti i tipit 1 etj.
Terapia
Trajtimi i anemisë ka të bëjë me injeksione mujore me vitaminë B12. Trajtimi është i efektshëm, madje nëse fillohet që në fazat e para të sëmundjes, mund të shmangen të gjitha komplikacionet neurologjike. Si terapi shtesë përdoren integratorët, ndërsa ekzistojnë edhe preparate me bazë vitaminën B12 që merren nga hunda. Nuk duhet lënë jashtë vëmendjes dieta ushqimore, e cila duhet të jetë e pasur me elementë si hekuri, vitamina C dhe acidi folik.
Ju lutem me duhet te di se cili mjek hematolog i ka shkruar keto sepse un vet jam me anemi por qe asnj me par nuk mi kishte sqaruar qe te gjitha keto shqetesime un i kisha nga anemia.Tani qe un po i lexoj vet po kuptoj se sa
Ju lutem me thoni cili mjek hematolog i ka pubiluar shkaqet e anemis,un jam 24 vjece dhe sot po mesoj qe te gjitha keto shqetesime qe un i kam vin si pasoj e anemis.ju lutem me ndihmoni sepse kam shum nevoj