Një trafikant droge do të ekstradohet në Itali pas arrestimit në Londër. Shkëlzen Zuna, 39 vjeç, nga Berati, ishte në kërkim nga shteti italian që prej vitit 2013, pasi u dënua me 14 vjet burg për trafikim heroine për një periudhë 10-vjeçare. Zuna u largua nga Italia para daljes në gjyq dhe shkoi në Britaninë e Madhe, ku dyshohet se është përfshirë në një bandë të krimit të organizuar me bazë në Londër dhe Essex. Agjencia Kombëtare e Krimit në Britani ekzekutoi urdhrin ndërkombëtar të arrestit ndaj tij, pasi arriti ta identifikonte se kush ishte. Gjatë mësymjes së banesë, policia gjeti dokumente të harruara, një pasaportë polake me emrin Pavel Malek si dhe një kartë identiteti bullgare me emrin Blagor Kolev. Zuna është shpallur fajtor nga gjykata italiane për shtatë raste të trafikimit të drogës. Ai do të dalë para gjykatës më 11 dhjetor, por kërkoi që kjo të bëhet pas festave të fundvitit.