Këshilli Organizativ ka vendosur që Isa Boletini të rivarroset në Boletin më 10 qershor, duke shfuqizuar kështu vendimin për rivarrimin në Vlorë.
Këshilli Organizativ për rivarrimin e Isa Boletinit sot ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku është vendosur përfundimisht që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindje më 10 qershor.
Këtë për Veriu.info e ka konfirmuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili tha se Këshilli në mënyrë unanime e ka vendosur një gjë të tillë.
“Sapo dola nga mbledhja e këshillit, ku në mënyrë unanime është vendosur që rivarrimi i Isa Boletinit të bëhet në Boletin, siç ishte planifikuar më herët. Pra, është shfuqizuar vendimi i mbledhjes së kaluar të këshillit, ku ishte vendosur që heroi Isa Boletini të rivarroset në Vlorë, e ku unë e kisha kundërshtuar fuqishëm një gjë të tillë”, tregon Bahtiri.
I pari i Mitrovicës bën të ditur se në Këshill është vendosur që secili institucion t’i merr përgjegjësitë e veta dhe rivarrimi më 10 qershor të kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme – raporton portali kosovar Telegrafi.
Nuk eshte ceshtje politikanesh,eshte prestigj kombetar te mos trembesh nga presioni i hasmit.Isa Boletini edhe i vdekur do ta cliroje Mitrovicen e tij!
Boll e nxuarret kyjin me figuren patriotike ma te madhe te shekullit te kaluar.
PO KEJO DUHESH.ATY DO JETE I SHENJTE PER ATDHEUN DHE ATY TE NDEROHET.KEJO NUK E PERJASHTON MUNDESINE E NJE MAUZOLEU NE PRISHTINE.PERMENDOREN E KA BUZE DETIT NE SKELE- VLORE ATY KU U NIS PER LONDER ME ISMAHIL QEMALIN E SHOKET E TIJ, DHE U KTHYE PO ATY, NE KRYEQYTETIN E SHQIPTAREVE TE 1912-tes
PO TË ISHIM SHTET NORMAL NË KUFIJ ETNIKË ISËS SË MADH I TAKONTE TË PREHEJ PËRKRAH ISMAIL QEMALIT. POR , NE SHQIPTARËT KEMI ENDE NEVOJË PËR ATË. AI EDHE I VDEKUR DO TË NA SHËRBEJË NEVE SI KOMB, DUKE I TREGUAR FQINJVE TANË KU KANË QENE DHE JANË( edhe kështu të cunguar) KUFIJTË TANË. JAM SHUMË I LUMTUR PËR PËR KËTË VENDIM. URIME Z. KRYETAR I BASHKISË SË MITROVICËS . RrOFSh. JU FALEMINDERIT. JU PËRSHËNDES NGA TIRANA.
I mrekullueshmi Agim Bahiti, Kryekomunari i Mitrovices, ka marre nje vendim historik, patriotik, kombetar, vizionar, te mençur, per vendosjen e rivarrimit te eshtrave te Isa Boletinit ne Boletin.
Dikush ka thene se: “Mendja e Ismail Qemalit, pushka e Isa Boletinit dhe pena e Naim Frasherit bene Shqiperine!”.
Per keta te tre korifej te kombit mund te beni nje permendore ne kryeqytet a ku di une se ku, por eshtrat e Isa Boletinit duheshin atje ku vendosi Kryetar Agim Bahiti i Mitrovices.
Te jemi borxhli Kryetar! Ishte nje vendim i jashtezakonshem i joti. Me shume respekt. Te pershendes nga Tepelena!
Shum respekte kryetarit Agim Bahiti Mitrovice-Isa, eshtrat e tije duhet te jene ne Boletin permendoret le te jene ne gjith trojet tona.Pershendetje z,Kryetar ishte nje vendim i drejte duke dale mbi politiken mediokre te kosoves pse jo dhe te tiranes.pershendetje te sinqerta nga ELBASANI.