Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç është shprehur se do të ishte shumë më mirë për UNESCO-n që të mos hapë “kutinë e Pandorës” me një pranim të mundshëm të Kosovës si anëtare të saj.
“Nëse Kosova anëtarësohet tani, radhës tjetër do të jenë disa rajone të tjera që nuk njihen nga Kombet e Bashkuara. Prandaj është kaq e rëndësishme për UNESCO-n që të mos hap ‘kutinë e Pandorës’. Pavarësisht se jemi të shqetësuar, më nuk na befasojnë veprimet e institucioneve ndërkombëtare. Nuk do të jetë hera e parë që e drejta ndërkombëtare do të shkelet”, u shpreh Daçiç.
Ai ka siguruar se Serbia do të bëjë gjithçka që ka në dorë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
“Kjo është arsyeja që unë dhe kryeministri Vuçiç kërkojmë nga të gjithë, nga shoqëria, nga Kisha Ortodokse Serbe, nga të gjitha komunitetet fetare, nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve që të bashkojmë frocat dhe të ngrejmë zërin kundër anëtarësimit të Kosovës në UNESCO”, deklaroi ministri i Jashtëm serb.
Daçiç njoftoi më herët se Kosova ka dërguar aplikimin e saj për anëtarësim direkt në UNESCO, pasi Kombet e Bashkuara refuzuan që ta përcillnin atë.
Vendimi përfundimtar për këtë çështje do të merret nga kjo organizatë në nëntor të këtij viti.
kutia e pandores….nji presion mbi cetniket serbe !!!!!!
Kosova ,ka qene eshte dhe do te jete nji nga rajonet me te lashta te banuar….me albaneza !
Nuk munde te mos pranoje UNESKO nji vend kaq te lashte origjinal ,me themele te vjetra qe tregojne kulturen dhe miliarda tregues qe te thone ….se ketu eshte ILIRI !
https://m.facebook.com/notes/manastiri-katoliko-shqiptar-ne-de%C3%A7an/shnd%C3%ABrrimi-i-kishave-katolike-shqiptare-n%C3%AB-kisha-ortodokse-serbe-ii/604827259577094/