Ushtria e Arabisë Saudite ka vendosur 100 avionë luftarakë dhe 150 mijë ushtarë në Jemen duke nisur kështu një operacioni ushtarak ndërkombëtar kundër militantëve huthi, sipas kanalit arab “Al Arabiya”. Në të njëjtin operacion marrin pjesë edhe Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Bahrejni, Katari, Jordania, Maroku, Egjipti dhe Pakistani.
Nisja e ofensivës vjen disa orë pasi militantët e huthit dhe forcat besnike të ish presidentit, Ali Abdula Sale, filluan avancimin drejt qytetit të Adenit, ku ndodhet presidenti Mansour Hadi, që pas arratisjes së tij nga kryeqyteti Sana.
Fillimi i operacioneve është konfirmuar nga ambasadori saudit në Shtetet e Bashkuara, Adel Al Yubeir, që ka thënë se ky operacion ka për qëllim “të mbrojë qeverinë legjitime” të Hadit. “Të dorëzojmë Jemenin nuk është një opsion për ne”, deklaroi diplomati në një konferencë për shtyp.
Motivi i këtij operacioni sipas tij është dhuna e filluar në kryeqytetin Sana që tashmë kontrollohet nga rebelët shiitë. “Do të përpiqemi të shpëtojmë Jemenin nga grupet radikale, prandaj kemi vendosur të pranojmë kërkesën për të asistuar dhe mbrojtur qeverinë legjitime”, shtoi ai. Huthit nga ana e tyre i kanë bërë thirrje popullit të Jemenit t’i bashkohen xhihadistëve kundër koalicionit arab. “U bëjmë thirrje fëmijëve të popullit të madh jemenas që të marrin armët, të dërgojnë luftëtarë të fortë në kazerma dhe t’i përgjigjen thirrjes për xhihadin e shenjtë”, tha grupi në një komunikatë që u lexua në një demonstratë masive në Sana.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka autorizuar dhënien e mbështetjes logjistike dhe të inteligjencës për operacionet ushtarake. Pavarësisht se forcat amerikane nuk po marrin pjesë direkt në veprimet ushtarake në Jemen, i mbështesin ato. Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka lavdëruar aksionet ushtarake në një telefonatë me ministrat e Jashtëm të Gjirit Arab. Edhe Egjipti tha se do të mbështesë politikisht dhe ushtarakisht ndërhyrjen ushtarake arabe./DITA
Po u fut dhe Irani, futet Izraeli me ShBA dhe prapa i vjen Rusia…faap dolem ke lufta trete…nderkohe njerezit shqetesohen per te mbledhur pasuri…mos e harroni Zotin…
ashtu eshte, po jetojme ne Bote fantastiko shkencore, po i afrohet fundi me duket, ose kemi luajtur mendsh…
Lindja e mesme po zgjidh problemin e vjeter qe la kolonializimi i botes arabe, ndarjen e kufirit sipas besimit syni e shit. Shitet e kane liderin e tyre Iranin qe historikisht ka qene fuqia e tyre kryesore.Synitet kane divergjenca per sa i perket lidershipit te tyre, midis Turqise, Egjyptit e Arabise Sauditet pa perjashtuar edhe vendet e tjera arabe. Izraeli eshte vazhdimisht i rezikuar nga te dy sektet fetare, ai do mundohet te beje çte mundet qe te mbroje veten.ushtria izraelite eshte nje ushtri e madhe dhe shume mire e paisur me armatim. Amerikanet duan naften dhe do luajne me te gjitha mjetet e aktoret rajonal per qellimin e tyre.Te tjeret jane aktore te dyte por vazhdimisht te interesuar per te perfituar nga nje rajon i pasur me nafte