I dyshuari kryesor për vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, biznesmeni Arben Frroku, pohon miqësinë me krerët më të lartë të policisë shqiptare, por thotë se nuk e ka vrarë ai kryekomisarin Dritan Lamaj. Në një intervistë për ABC News nga Selaniku, Frroku tha se fotoja ku ai shfaqet në një drekë me krerët e policisë nuk është e rastësishme.
“Nuk ishte e rastësishme. I kam miq. I njoh të gjithë dhe ata më njohin të gjithë”, tha Frroku, duke shtuar se nuk e mban mend kohën kur është bërë fotoja.
Frroku pranon se ka pasur konflikte me kryekomisarin Lamaj, i cili sipas tij e ka keqtrajtuar në komisariat. “Unë kam pasur konflikte dhe i kam adresuar të gjitha në rrugë ligjore,” tha Frroku.
Ai shtoi se do të rikthehet në Tiranë për të sqaruar edhe pafajësinë e pretenduar. Ai tregon në lidhje me natën kur ndodhi vrasja, duke thënë se nuk ishte në Tiranë, pasi ishte nisur për në Kapshticë. “Nuk e mbaj mend se kur kam kaluar në doganë”, tha ai. “Kam qenë në doganë kur më ka lajmëruar vëllai se ka ndodhur një vrasje dhe të kërkon policia”.
Natyrisht qe i ke miq kete tashme e dijme te gjithe.
Por ne te gjitha fotot qe pame (natyrisht presim e dhe te tjerat)…pra ne fotot qe pame pronari i lokalit te rrinte me dore ne qafe….sepse ti do te paguaje faturen e shpenzimeve per kupolen mafioze….Ndoshta e ke ende kete fature tua perplasesh ne fytyre ketyre barkederrave qe te mohuan si mik…sepse ju jeni… “miq per fiq”.
DHE MIQ MUD TI KESH POR KETA JAN NGA ATA LLOJ, QE MIQESIN E SHKELIN ME KEMB
SE TE GJITH TE MOHUAN , SE KETA I BIN CIFTELIS ME NJE TEL , JO SI PAGANINI VIOLINES