Përshëndetje. Artikulli për ministrin e Mbrojtjes Imami i ve pikat mbi “i” për gënjeshtrat që zotëria i shpërndan andej këtej siç shpërndan bashkë me Berishën trafiqet e armëve shqiptare. Ato që ai i quan “plehra të Enverit” vlejnë miliona dollarë dhe si Imami, si Berisha dhe të tjerët në oborrin e tyre mizerabël, ua kanë parë hajrin sepse i kanë shtresuar tashmë nëpër banka dollarët e fëlliqur të krimit.
Imami e ka bërë zanat gënjeshtrën. Por këto janë gënjeshtra me zarar që mbahen shënim, Imami duhet ta dijë se ku. Nëse nuk e di, nuk e kupton akoma çfarë është duke bërë. Si gënjeshtrat për armët ashtu edhe ato që ka thënë për 21 janarin, të mos pandehë as ai, e as Berisha se nuk do t’u kthehen një ditë përballë. Eh, sa të tjerë kanë menduar kështu përpara këtyre.
Email nga adresa: [email protected]