Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Aritmia e zemrës, simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Shendetesi > Aritmia e zemrës, simptomat që nuk duhet t’i injoroni
Shendetesi

Aritmia e zemrës, simptomat që nuk duhet t’i injoroni

Ornela
Published October 3, 2017
Share
SHARE

Problemet me ritmin e zemrës (aritmia e zemrës) ndodhin kur impulset elektrike që koordinojnë rrahjet e zemrës nuk funksionojnë siç duhet, duke shkaktuar kështu rrahje më të shpejta, më të ngadalta apo të çrregullta të zemrës.

Disa nga aritmitë e zemrës mund të shkaktojnë shenja dhe simptoma të bezdisshme, ndonjëherë edhe jetëkërcënuese.

Trajtimet për aritminë e zemrës mund të mbajnë nën kontroll rrahjet e shpejta, të ngadalta ose të çrregullta të zemrës. Gjithashtu mund të ulni rrezikun e aritmisë duke adoptuar një mënyrë jetese të shëndetshme.

Simptomat

Aritmia mund të mos shkaktojë asnjë shenjë apo simptomë. Prandaj mund të zbuloni se keni aritmi edhe gjatë një ekzaminimi rutinë tek mjeku. Gjithsesi, shenjat dhe simptomat e dukshme nuk do të thonë medoemos se keni një problem serioz.

Simptomat e dukshme të aritmisë janë:

  • Mungesë rehatie në gjoks
  • Rrahje shumë të shpejta të zemrës (takikardi)
  • Rrahje të ngadalta të zemrës (bradikardi)
  • Dhimbje të kraharorit
  • Marrje fryme
  • Marrje mendsh
  • Djersitje
  • Plogështi ose gjendje të fikëti

Kur duhet të paraqiteni tek mjeku

Aritmitë mund të shkaktojnë rrahje premature ose të shpeshta, ose mund të ndieni sikur zemra po rreh më shpejtë ose më ngadalë. Shenjat dhe simptomat e tjera lidhen me zemrën që nuk pompon siç duhet për shkak të rrahjeve shumë të shpejta ose të ngadalta.

Këtu përfshihen problemet me frymëmarrjen, marramendja, plogështia, zbehje të fytyrës dhe gjendje të fikëti, si dhe dhimbje në të gjithë pjesën e kraharorit.

Kërkoni kujdes mjekësor të menjëhershëm nëse i përjetoni këto shenja dhe simptoma krejt rastësisht ose shpesh, në një kohë që nuk e prisnit.

Fibrilacioni ventrikular është një nga llojet më vdekjeprurëse të aritmisë. Ndodh kur zemra rreh me impulse elektrike të shpejta dhe të çrregullta. Personit mund t’i bjerë të fikët brenda pak sekondash dhe mund të mos ketë puls. Në këtë rast duhet njoftuar menjëherë urgjenca mjekësore. / shendeti

Ornela October 3, 2017
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
2 Comments
  • Besard says:
    November 16, 2018 at 4:53 pm

    Pershendetje jam besardi nga tirana kam disa shqetesime lle dua ndihmen tuaj per ket gje un kam shpeshher dhimbje gjoksi meshum therje ne anen ajt elle dhimbje krahu kam shkua tek mjeku kam ber gjitha analizat elle mekn dalur mir kam ber ekg elektrokardiogra elle ajo meka dal mir por prap dhimbjet vazhdojn cfar mun te jet ju lutem per pergjigje sa mete shpejt

    Reply
    • Arnold says:
      April 27, 2019 at 12:24 am

      Mos e ler vetem me nje EKG.
      Bej eko doppler,skanerin e gjoksit dhe ndoshta mund te shkosh edhe ne koronaro grafi!
      EKGja eshte nje analize qe duhet te behet ne moment te shfaqjes se problemeve por efikase ne problemet e zemres jane analizat qe te permenda me lart!

      Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?