Paul Walker, Drejtori i Sigurise se Mjedisit dhe Qendrueshmerise ne “Green Cross International”, një intervistë ekskluzive per Top Channel ka pohuar se kanë qenë autoritetet Amerikane ato të cilat i kanë konfirmuar atij se Shqipëria është një prej shteteve të mundshme për shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë, bashkë me Francën dhe Beligjkën.
Paul Walker: Kur unë i pyeta pse Shqipëria, pse Franca, pse Belgjika, ata thanë: këto janë tre vende që ndodhen ne Europën Perëndimore, që nuk janë shumë larg. Pra është tërësisht një ccështje e kufizimit të distancave të transportit. Këto janë tre vende që ata menduan se do të mirëpresin një projekt kaq të madh si ky. Të tre vendet natyrisht, përfshirë dhe Shqipërinë janë vende ku ata e ndiejnë që ka një lloj eksperience në çmilitarizimin e armëve, veçanërisht në shkatërrimin e armëve kimike. Ne e dimë që Shqipëria ka kryer një program të shkatërrimit të armëve kimike në vitin 2007 me sukses. Po ashtu Shqipëria ka pasur një program të shkatërrimit të armëve konvencionale.
Top Channel: Duke qëndruar tek eksperienca e vitin 2007, ju besoni realisht që Shqiperia i ka potencialet njerezore dhe makineritë për këtë proces?
Paul Walker: Duhet të mendohet me kujdes se ku do të zhvillohet ky proces. Do të përdoret shumë ujë, shumë burime, shumë energji elektrike. Kërkohet shumë nxehtësi. Do të jetë një proces shumë industrial për mijëra ton armë kimike. Armët kimike janë shumë toksike. Për këto mijëra ton armë ju nevoitet akses në rrugë. Varet se si do të vijnë në një vend si Shqipëria. Mund të vijnë me anije, mund të vijnë me avion ushtarak. Ju duhen pra aeroporte dhe porte për t’i pritur këto ngarkesa. Por ajo qe dua te theksoi dhe njehere dhe qe eshte me e rendesishma eshte qe ky process ka nevoje per energji elektrike dhe uje.
Top Channel: Nese diçka nuk shkon siç duhet gjate procesit, cili eshte rreziku qe i kanoset qytetareve?
Paul Walker: Rreziku me i madh eshte qe një pjesë e këtij lëngu toksik do të rrjedh nga sistemi. Është një kimikat i helmët dhe mund të shkaktoje dëme mjedisore. Nuk mund ta pini, nuk mund ta lini të derdhet ne burimet ujore, lumenj e dete. Ju duhet ta bllokoni. Mund te kete disa ndikime te vogla ne shendetin publik dhe në mjedis. Duhet te pastrohet nese ka derdhje te tilla. Nuk ka ndodhur ndonjehere ne Shtetet e Bashkuara dhe rreziku eshte shume i vogel.
Top Channel: Cfare do te perfitoje Shqiperia nga ky proces?
Paul Walker: Avantazhi për Shqipërinë do të jetë ndërtimi i infrastruktures industriale nëse do të zgjidhni vendin e duhur ku do të bëhet ky proces si dhe padyshim do të sjell punësim. Ky proces do të vazhdoi për disa vite mendoj. Ne flasim për mesin e vitit 2014 si afatin e shkatërrimit. Nëse Shqipëria do të ketë vullnetin për ti pranuar do të ketë një rrezik minimal por nga ana tjetër edhe shumë mundësi ekonomike. / Top Channel
Na lini me mire te varfer sic jemi, se sa me kete rrezik ne koke. Armet le te shkaterrohen ne Siri dhe ne shkretetirat e tjera aty prane. Apo shame Saliun per plehra dhe do lavderojme Edin per helmet. Shqiptaret nuk duhet te pranojne te tille gjera te rrezikshme. Le ti bejne ne Turqi, greqi qe i permbushim me mire kushtet e siperpermndura se Shqiperia. Siri-Shqiperi-france-belgjike paska mundesi me te mira. Hajde bosht hajde, per trute e tyre qenka ideale!
tani fillon sum hapja
bravo edi
Azgjesimi i ketyre helmeve te kryhet te ai shtet qe e furnizoi Sirine .Shqiperia nuk duhet te pranoje nje gje te tille.Ne ne vendin tone duhet te organizojm bujqesin, turizmin dhe industrin e lehte.Ne raste se do te pranohet ,atehere pasojat shendetsore tek njerezit do te jene te pa kurueshme.
ku jane gjetur… SIRI… ku jane perdorur… SIRI…aty dhe te shkaterohen . dhe SHQIPERINE mos ta ngaterojne ne kete pune…
PSE DINAKU PAUL WALKER I BEN KAQ ELOZHE BUDALLAQES SHQYPNI?
Duke i thurrur hymne shqyptareve dhe duke i kenduar elegji eksperiences famoze te albanezeve me premtime joshese per LEKA per te pranuar ne vendin tone armet kimike te shfarosjes ne mase te Botes? Shqyptaret sapo shpetuan nga SHIU i plehrave te Sali Berishes ka gjasa qe mund te bien ne BRESHERIN e helmuar te armeve kimike te Sirise? Pse nuk flet Edi Rama dhe pushteti i tij? Pse nuk flasin ekologet famoze albaneze? Pse nuk reagon shoqeria civile shqyptare per kete krim makaber qe po i pergatitet Vatanit. Pse nuk flet opozita dhe pse hesht media? A e kane te qarte shqyptaret se cfare do te thote Lende Kimike Luftarake te Asgjesimit ne Mase? Sepse nga HESHTJA totale per kete ceshtje madhore per fatin e Kombit tone duket sikur nuk kane haber fare, ne radhe te pare ata qe duhet te vendosin per kete KRIM ndaj Shqypnise. Nje rrjedhje e vogel e ketyre lendeve HORROR te projektuara dhe te prodhuara per asgjesimin ne mase te popullates do te ishte shume me e rrezikshme se rjedhja e radiacionit nga centrali i Cernobylit ne Ukraine ku ne nje zone me rreze 200 km nuk jeton asgje e gjalle qe nga viti 1986.
keto jane te mirat qe na propozojne duke e nisur me rreziqe, ku eshte energjia elektrike aq e bollshme ne shqiperi kur diskutojme qe mund te ngelim edhe pa drita ne shtepi ,ku jane impiantet e pastrimit te ujrave qe edhe pa keto helme u qelben detet e lumenjte. Kesaj i thone jo ta ndihmosh ekonomine e rrenuar shqiptare po ta kthesh ne nje varreze te vertete. Keshtu do ti jepet perparesi tutizmit.Vendet me industri te perparuar e kane refuzuar ne vendet e tyre se me sa duket shkaterrimi i armeve kimike favorizon turizmin e ambientin e pastaj ata do te vijne te bejne pushime ne shqiperi e keshtu na ndihmojne dyfish.Me shume eperspektive me duket se do dale kjo gje
e dhjeu edhe Rama pa e nisur fare.
Stop vdekjes! Protesta, protesta vetem protesta.