Ashtu siç kishte paralajmëruar, kryeministri Rama u shfaq në orën 17:00 për të komunikuar vendimin e qeverisë lidhur me këtë çështje. Me një fjalim pothuajse 30 minuta të gjatë, Rama iu drejtua qytetarëve:
“A mund dhe a duhet t’u thoshte jo në parim SHBA-ve Shqipëria. A mund të imagjinohej se SHBA ia hoqi duart armëve kimike një vrasësi për të vrarë më pas shqiptarët? Kjo është pjesa e vështirë pa të cilën sot Miloshevici mund të ishte ende në qafën e gjysmës së shqiptarëve. Sot pakkush dëshiron të kujtohet për bombat e Amerikës që çliroi gjysmën e kombit tonë. Bombat e Asadit sipas PD dhe dezinformuesve kryeministri i Shqipërisë kërkon t’i plasë në Shqipëri. Dua t’i shoh në sy të gjithë, ata që më besuan në 23 qershor dhe janë të frikur nga skenaret e apokalipsit.
Ju që më votuat për ëndrrën e Rilindjes, për të mos vrarë më kurrë në bulevard nga dritaret e kësaj godine, ju vajza dhe djem, prindër që sot prisni me zemër të dridhur, mësojeni sot dhe ju lutem përulësisht dhe mos e harroni kurrrë: unë nuk do t’u tradhtoja kurrë për asnjë arsye, asnjë interes dhe nuk do të bëja kurrë asgjë që do të cenonte jetën dhe sigurinë tuaj.
Nuk kemi marrë asnjë angazhim përfundimtar për ta çuar këtë çështje për vendim në Parlament. Më vjen dhe sot përmes dritares thirrja “E duam Shqipërinë si gjithë Eruopa” dhe më lejoni t’u them se për këtë jam përpjekur.
Dua t’i pyes ata që me plot të drejtë e bënë këtë thirrje. A e dini se në Shqipëri ka 31 pika të helmuara që vrasin përditë ngadalë?
Në gjithë procesin ju kam përfaqësuar ju dhe Shqipërinë me respektin më të madh për SHBA dhe krenari. Pyetje si “pse vetëm Shqipëria” më ka munduar vazhdimisht. Kjo pyetje më ka munduar sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme dhe e mbushur me plehra.
Këtu ju vjen radha atyre që çanë partneritetin tonë të shkëlqyer me SHBA. Unë e di mirë sa ju dhemb ju humbja e pushtetit dhe goditja që po merr krimi ekonomik që ndërtuat mbi trupin e Shqipërisë.
Pse, biznes për djalin tim dhe biznesmenët është çmontimi i armëve kimike, o ju që i çmontonit në Gërdec me nëna fëmijësh.
Referendumin kundër plehrave, Shqipëria e bëri në 23 qershor.
Asnjë vendim nuk është marrë, sepse asnjë vendim nuk mund të merrte Shqipëria pa ata 1 milion që bënë të mundur ndryshimin.
Kjo Shqipëri e vogël nuk mudn të ishte as e para, as e dyta që të refuzonte. E pra unë nuk kam dilema për këtë. Ne jemi vërtet të vegjël e të vrafër, por nuk mund të bëhemi të mëdhenj duke u ngutur të sillemi si të tillë pa qenë.
Të dashur të rinj protestues. Protesta juaj ishte e vetmja dallëndyshe e pastër në qiellin e mbushur me gënjeshtra, urrejtje e delire.
Unë ndihem mirë për ju dhe prindërit që deri dje i frikeshin protestës, pa u shqetësuar nga grykët e pushkëve në dritaret e Kryeministrisë.
Asnjë problem, sot nuk është dita për t’u ndryshuar mendjen, sepse pavarësisht se nuk jemi dakord për një gjë kaq të rëndësishme, jemi dakord për një tjetër: siç kemi nevojë për qeverisës të mirë, kemi nevojë për protestues të mirë.
SHBA nuk vrasin njerëz dhe pa to nuk do të kishte sot dy shtete shqiptare në Europë. Lërini në marrinë e tyre ata që nxisin antiamerikanizmin, ata që nxisin me shpifje e vrer, që majmen në kurrizin tuaj.
Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë proces!
Me poshte deklarata per Shtyp e Kryeministrit Edi Rama sot:
Në 11 shtatorin e saposhkuar, kur i’u drejtova parlamentit për programin e qeverisë së re, e nisa fjalën time me tragjedinë e kullave binjake dhe barbarinë e regjimit vrastar në Siri. Ishte koha kur armët kimike të Asadit kishin bërë një kërdi që tronditi botën dhe çdonjërin nga ne po ashtu. Shtetet e Bashkuara, Franca, Britania e Madhe, shpallën përgatitjen për sulmin ushtarak ndaj Sirisë.
Në përputhje të plotë me boshtin strategjik të politikës së jashtme të Shqipërisë, si edhe me programin e ri qeverisës, unë theksova se Shqipëria do të ishte, si gjithnjë, “në krah të Amerikës dhe çdo aleance që Shtetet e Bashkuara do të ngrenë, në çdo front ku kjo luftë mund ta kërkojë”.
Rrjedha e mëtejshme e ngjarjeve çoi në Rezolutën e Kombeve të Bashkuara për çarmatosjen pa luftë të regjimit sirian, përmes shkatërrimit të arsenalit kimik të regjimit kriminal të Asadit. Këtë rezolutë e mbështeti plotësisht dhe Shqipëria, në përputhje të plotë me nderin e me dinjitetin tonë si vend i angazhuar botërisht, për të kontribuar për lirinë, demokracinë, paqen, kudo në botë.
Më pas, u kontaktuam drejtëpërdrejtë nga aleati dhe partneri ynë i madh, Shtetet e Bashkuara, për të konsideruar në parim pjesëmarrjen bashkë me vende të tjera në operacionin e shkatërrimit të arsenalit kimik të Sirisë.
Dhe përgjigja jonë, ashtu si përgjigja e një sërë vendesh të tjera, ishte ajo që imponon historia jonë e këtyre njëzet e tre viteve; boshti strategjik i politikës sonë të jashtme, pa dallime partiake deri dje paradite; detyrimi ynë për të qenë në krah të aleatëve tanë më të mëdhenj, në çdo përpjekje madhore për një botë më të mirë dhe, padyshim, vetë interesi ynë kombëtar që është pazgjidhshmërisht i lidhur me marrëdhënien tonë speciale me Shtetet e Bashkuara:
Po, në parim ne jemi të gatshëm të përfshihemi në këtë operacion si pikë mbështetjeje në Mesdhe, por nuk kemi asnjë kapacitet të brendshëm për të marrë pjesë në të drejtëpërdrejtë. Prandaj gjithçka që lidhet me transportin, teknologjinë, ekspertizën, duhet ta marrin përsipër Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera.
Siç është plotësisht e natyrshme, na u kërkua konfidencialitet i plotë sepse procesi i organizimit të operacionit ishte vetëm në fazën e vet më fillestare, atë të vendosjes së kontakteve në parim.
Lejomëni të dashur bashkëqytetarë, t’ju pyes lidhur me këtë moment të parë të rrëfimit tim, tërësisht të sinqertë para jush:
A mund dhe a duhet t’u thoshte jo në parim Shqipëria Shteteve të Bashkuara, për një përpjekje kaq madhore në shërbim të njerëzimit? A mund të imagjinohej dhe të imagjinohet se Shtetet e Bashkuara i kanë hyrë kësaj përpjekjeje, për t’ia hequr armët kimike nga duart një vrasësi dhe pastaj për të vrarë me to Shqipërinë, apo cilindo vend tjetër aleat të përfshirë në këtë përpjekje? A mundet që një mendje normale, sado armiqësore ndaj Amerikës, të shkojë deri në pikën se Shtetet e Bashkuara, do ta udhëhiqnin një operacion të tillë në sytë e gjithë planetit, për të çuar në vendet aleate vdekje e shkatërrim, duke vrarë në radhë të parë trupat e tyre të ekspertëve dhe vetë veten e tyre para tërë ekraneve të botës?
Nuk po ju them që të shkatërrosh armë kimike është njësoj si të hash karamele. As po përpiqem t’ju them se shkatërrimi i armëve kimike në Shqipëri është diçka që duhet të na bëjë të ndjehemi qetësisht të kënaqur, siç besoj do të ndjehej kushdo që do ta shihte këtë gjë të ndodhte larg vendit ku jeton vetë. Po ju them vetëm se po, kjo është pjesa e vështirë e të qenit të angazhuar kundër armiqve të njerëzimit dhe në krah të Shteteve të Bashkuara e të vendeve të aleancës euroatlantike.
Kjo është pjesa e vështirë e një marrëdhënieje strategjike nga e cila ne, shqiptarët, duhet ta dimë më mirë se shumë të tjerë që kombet dhe vendet marrin më shumë se ç’janë në gjendje të japin. Sepse tamam kjo, është ajo pjesa e vështirë pa të cilën sot Sllobodan Miloveshiçi mund të ishte ende në qafën e gjysmës së kombit tonë ndërsa ne shqiptarët e Shqipërisë s’do ishim jo në NATO, po në asnjë lloj refeneje ndërkombëtare.
Sidoqoftë unë e di fare mirë që sot, pakkush dëshiron të kujtohet për bombat e Amerikës që çliruan gjysmën e kombit tonë dhe shumëkush mund të jetë përqeshës, nëse shtoj këtu se pa pjesën e vështirë jeta, vendi, bota, nuk bëhen dot kurrë më të mira. Prandaj po rikthehem tek bombat e Asadit, të cilat sipas tribunës së Partisë Demokratike dhe disa burimeve të helmatisura keqaz të informimit, një njeri po aq i çmendur sa Asadi, kryeministri i Shqipërisë, kërkon t’i plasë në Shqipëri.
E në këtë pikë dua t’i shoh në sy, drejtëpërdrejtë, të gjithë. Me radhë. Në radhë të parë ata, të gjithë ata, që më dhanë besimin e tyre të paçmueshëm në 23 qershor, e që sot janë të frikur e të shqetësuar përpara skenarëve të një apokalipsi mbi Shqipërinë. Këta skenarë haluçinantë kanë kallur gjithë këto ditë në mendjen tuaj ultësisht, poshtërisht, kafshërisht, politikanë pa din e iman që vetëm Shqipërinë nuk duan, pronarë mediash të zhytur në pazare e borxhe që kanë humbur shtigjet e privilegjeve të tyre të deridjeshme apo të tjerë, ca me qëllim e ca nga padija, që janë turrur t’i hedhin benzinë zjarrit të imagjinatës suaj duke nxjerrë nga goja gjithëfarë monstruozitetesh e absurditetesh.
Ju që më votuat për ëndrrën e Rilindjes së këtij vendi, që më mbështetët në kohë të vështira dhe që më sollët në zyrën e kryeministrit për të mos u vrarë më kurrë në bulevard nga dritaret e kësaj godine; për të mos u shkelur më kurrë në interesat legjitime të familjes suaj dhe të atdheut tonë të përbashkët; për të mos mbetur më vrima e fundit e kavallit në qeverisjen e këtij vendi;
Ju prindër e gjyshër, vajza e djem, kudo në Shqipëri e jashtë Shqipërisë, që sot prisni me zemër të dridhur çfarë do t’ju them për gjithë tmerret dhe shpifjet që ju kanë dëgjuar veshët këto ditë; Ju të reja e të rinj që dje përzutë nga protesta juaj ata që na e lanë Shqipërinë të sakatuar nga të katër anët, të zhytur në borxhe e në plehra, dhe që sot vazhdoni të protestoni nën dritaren time; Të gjithë ju, 1 milionë njerëzit që e kthyen 23 qeshorit në referendumin e madh popullor kundër plehrave dhe importit të plehrave, mësojeni sot dhe ju lutem përulësisht të mos e harroni kurrë deri ditën kur do të më mbani në këtë detyrë: Unë nuk do t’ju tradhëtoja kurrë për asnjë interes e asnjë çmim dhe asnjëherë, për asnjë arsye, nuk do të bëja pas shpinës suaj asgjë që do të cënonte qoftë edhe një fije jetën, sigurinë, të ardhmen tuaj.
E po ashtu kurrë, në asnjë rast të ngjashëm dhe për asnjë qëllim sado të lartë, siç është ky i çarmatimit të një kanibali që ka zhdukur si insekte 100 mijë njerëz si ju, unë nuk do të merrja një vendim pa e ndarë atë me ju, pa shkuar në parlament për të marrë votën e të zgjedhurve tuaj, pa pasur paqe në shpirtin tim për shkak të trazimit të shpirtit tuaj. Por dëgjojeni me vëmendje, as unë nuk do ta merrja këtë vendim pas shpinës suaj dhe as ma ka kërkuar kush që ta bëj një gjë të tillë për çështjen në fjalë.
Ju’a kam thënë të gjitha këto më parë. Ju’a thashë edhe konkretisht për këtë çështje dy herë, edhe ditët e fundit. Por zhurma ishte shumë e madhe dhe shqetësimi i kallur brenda jush nga skenarët e sajuar të tmerrit, ishte shumë i thellë për t’u dëgjuar fjalët e mia të pakta.
Po atëherë pse s’ju thashë dot më shumë? Pse nuk ju tregova dot për çfarë po diskutohet mes nesh dhe aleatëve tanë të mëdhenj? Pse nuk e bëra më parë të ashtuquajturën transparencë të kaqkeqpërfolur nga ata që deri dje, ju jepnin plumbin ballit dhe ju quanin llumi i shoqërisë?
Lejomëni atëherë, ta vazhdoj rrëfimin tim sot që e kam të mundur ta bëj një gjë të tillë dhe t’ju shpjegoj pse e kam pasur të pamundur deri mbrëmë. Ky të dashur miq është një operacion i komplikuar, sa civil aq edhe ushtarak, dhe si i tillë përgatitja e tij nuk mund të jetë subjekt debati publik. Kjo nuk ndodh në asnjë vend serioz, ku qeveria, publiku dhe parlamenti thirren në debat vetëm kur ka një plan operacional e jo gjatë ndërtimit të planit operacional.
Por, për më tepër, dua t’ju siguroj sot se në gjithë procesin e diskutimeve intensive të gjithë këtyre javëve, ne jemi përqëndruar me vëmendje e vullnet të madh përmes një grupi teknik, duke kërkuar nga ekspertiza e partnerëve përgjigje për çdo pyetje të ngritur nga ambientalistët, çdo shqetësim të shprehur nga ju, çdo argument ekspertësh apo pseudoekspertësh që ngrinin peshë mendjen tuaj nga ekranet e faqet e gazetave.
Ndërsa unë jam përpjekur me shumë vullnet e pasion, të marr jo vetëm sigurinë e plotë për moscënimin e asnjë fijeje floku dhe mosmbetjen e asnjë mbetjeje në territorin shqiptar, po njëkohësisht edhe mirëkuptimin që në këtë përpjekje të madhe të fuqive të mëdha, supet e vogla të Shqipërisë të mos ngarkoheshin përtej mundësive të tyre.
Kemi gjetur përgjigje të njëpasnjëshme, kemi marrë garancira të njëpasnjëshme, por është dashur kohë. E ndërkohë, përveç gatishmërisë në parim, siç ju kam thënë, nuk kam marrë asnjë angazhim përfundimtar, për ta çuar këtë çështje për vendim para qeverisë e Kuvendit të Shqipërisë. Sepse kam qenë gjithë kohën i vetëdijshëm se nëse do ta hidhja këtë hap, duhet të kisha bindjen më të plotë jo vetëm tek garancia plotë e sigurisë teknike, por edhe tek përfitimi që shoqëria jonë, vendi ynë, kombi ynë meritonte të nxirrte nga ky kontribut fantastik për mbarë njerëzimin.
Më vinte sot përmes dritares thirrja e përsëritur e protestuesve, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa!”, dhe lejomëni t’jua them sot, hapur, në sy, se për këtë jam përpjekur tërë këto ditë e netë diskutimesh. Këtë u kam përsëritur papushim miqve tanë të mëdhenj amerikanë dhe europianë, duke u thënë: Na ndihmoni t’i tregojmë Europës se ne jemi pjesë e saj dhe jo një kosh plehrash në mes të Europës!
Na ndihmoni të dalim më të pastër e më të fortë nga kjo histori që edhe ne t’ju ndihmojmë me çfarë kemi mundësi! Na ndihmoni të kontribuojmë për të mirën e njerëzimit, duke kontribuar edhe ju për të mirën e njerëzve tanë. Dua t’i pyes ata që me plot të drejtë thërrisnin sot, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, a e dinë që në Shqipëri ka 31 zona të rrezikshme mbetjesh kimike të trashëguara nga e kaluara, të cilat nuk plasin po vrasin ngadalë?
Janë zona që dihen prej vitesh, të shenjuara në listën e zezë të planetit, po Shqipëria e varfër, ashtu si çdo vend i varfër në këtë botë, nuk mund të lerë pa paguar rrogat e pensionet për të pastruar mbetje të tilla që kushtojnë qimet e kokës.
Një nënë e re nga një pikë e tillë në Elbasan më çonte një mesazh, “O kryeministër, në fshatin tonë ka fëmijë me tumor çdo vit kurse ti do me na i vra krejt fëmijët”.
Ky ishte njëri nga mesazhet që u lexova partnerëve tanë gjatë diskutimeve dhe në fund, të gjithë ranë dakord se Shqipëria e meritonte me patjetër që ekspertët më të mirë të botës, bashkë me teknologjinë më të shkëlqyer për mbetjet kimike, të mos shkuleshin nga Shqipëria me të mbaruar punë me mbetjet e Asadit – po të vazhdonin punën në Patos-Marinzë, Ballsh, Fier, Elbasan, Rubik, Laç, Berat, Lushnjë, Bajzë, Rrëshen, Fushë Arrëz, Prrenjas, Burrel, e me radhë të tjera, për të mbaruar punë njëherë e mirë, edhe me mbetjet e rrezikshme të pesëdhjetë vjetëve komunizëm, plus njëzet vjet barbarizëm mjedisor.
U kërkova edhe pastrimin e mbetjeve të mëdha inerte në gryka lumenjsh, nëpër rrugët kombëtare e nëpër plazhe dhe pak nga pak, u mirëkuptuam. Po ashtu më në fund u mirëkuptuam edhe për kushtin e panegociueshëm të tërheqjes nga Shqipëria, të të gjitha mbetjeve që do të prodhonte faza e dytë e shkatërrimit të armëve kimike siriane. Sepse o miq, në Shqipëri nuk do të na mbërrinin bombat e famshme të cilat çmontohen në Siri, po lëndët kimike të nxjerra prej tyre (pra jo fishekët po baruti).
Ndërsa djegia dhe varrosja e mbetjeve pas trajtimit të lëndëve që do të vinin këtu, të bëheshin gjetkë, në vende të tjera. Kështu mbi tokën e Shqipërisë nuk do të mbetej më absolutisht asnjë thërrime lëndë kimike.
Siç po mundohem t’jua rrëfej të vërtetën me përpikmëri ndaj fakteve dhe besnikëri absolute ndaj jush, në gjithë këtë proces unë ju kam përfaqësuar ju dhe Shqipërinë, me respektin më të madh për Shtetet e Bashkuara po edhe përunjësinë më të plotë për interesin tonë kombëtar e publik.
E me besnikëri ju rrëfej se ashtu siç ju ka munduar juve, të gjithëve, përditë e më shumë, pyetja po pse vetëm Shqipëria(?), më ka munduar edhe mua. Po në asnjë mënyrë jo sepse kam dyshuar ndonjë çast tek shfrytëzimi imperialist, siç për turpin e Shqipërisë kanë vënë kujën larteposhtë nëpër ekrane e gazeta, disa personazhe si ata të Kinostudios Shqipëria e Re kur luftonin nëpër filma kundër bazave sovietike;
Jo, kjo pyetje më ka munduar sepse Shqipëria që na kanë lënë është lehtësisht e atakueshme si një vend i varfër dhe i mbushur me plehra, e prandaj, edhe përfshirja e Shqipërisë si stacioni i vetëm më është dukur pengesa më e madhe.
Fakti është se tërë atë lumë poshtërues që u derdh nëpër media ndërkombëtare për ne si një vend plehrash, e prodhoi pikërisht e vërteta se duke qenë vërtet e mbushur me plehra, Shqipëria kishte një kosto të caktuar nga publiciteti negativ i një operacioni të tillë.
E kam ndarë me shumë sinqeritet me partnerët këtë pyetje. Me të njëjtin shqetësim si ju, jam përpjekur të shpjegoj se kjo pyetje e mundimshme kërkonte më shumë se sa përgjigjen e njohur, plotësisht të vërtetët e legjitime, që Shtetet e Bashkuara e shohin Shqipërinë si një aleat shumë besnik; e në fund të fundit s’po kërkojnë asgjë nga Shqipëria përveç një pike mbështetjeje në tokë – një bazë ushtarake tërësisht të izolur në dispozicion të tyre ku lëndët vijnë, asgjësohen dhe ikin për t’u djegur e varrosur gjetkë. Jashtë Shqipërisë.
Por as rritja e përgjithshme e tensionit këtu në vend, me ushqimin 24 orë në 24 të një pjese të medias ( e cila nuk u mjaftua me pasqyrimin e protestës qytetare, po u bë llogorja e hedhjes së një helmi pabesisht çoroditës për qytetarët ) dhe as afati që praktikisht skadon sot për një angazhim se Qeveria e Shqipërisë do konsiderojë rrugën e miratimit ligjor të këtij operacioni, nuk na dhanë më shumë mundësi e kohë për të ezauruar këtë aspekt shumë delikat.
E këtu tani, u vjen natyrshëm radha paraardhësit tim si edhe atyre që shkruan kapitullin më të turpshëm të marrëdhënieve shqiptaro – amerikane, duke e çarë dje, për herë të parë në dy dekada politikën shqiptare në raport me Shtetet e Bashkuara, dhe duke e kthyer parlamentin në një skenë skizofrenie politike ku partneri ynë më i madh u trajtua njësoj si të ishte Asadi;
Dhe ku mbeti pa u thënë vetëm që Asadi do që të shfarosë sirianët, kurse Presidenti Obama do që të shfarosë shqiptarët. Unë e di sa ju dhemb zonja e zotërinj opozitarë jo thjesht humbja e 23 qershorit, po ende më thellë, sa ju dhemb humbja e pushtetit mbi paratë e shqiptarëve dhe goditjet e njëpasnjëshme që po merr bota e ulët e krimeve ekonomike, të cilën e ndërtuar si një mallkim damkosës në trupin e Shqipërisë.
Por që dhimbja juaj të ishte kaq e madhe, sa të kapeshit pas Asadit dhe bombave të tij, për të qëlluar me histeri edhe Amerikën përveçse qeverinë e mua personalisht, këtë vërtet nuk ma tha asnjëherë imagjinata.
Ashtu siç nuk e mendoja dot se ju, që hodhët verbërisht në erë një copë Shqipërie, duke vrarë 26 shqiptarëve të pafajshëm dhe përvëluar qindra familje, do të guxonit të shkonit aq larg sa të bëni thirrje që të mos na përsëritet Gërdeci!
Po pse, Shtetet e Bashkuara e shkaktuan Gërdecin, o “derra të kënaqun” migjenianë që sot luani rolin e “Sokratëve të përvuejtun” për këtë popull të cilin e latë rrugëve, mes plehrave, borxheve e përbuzjes së botës?
Po pse, biznes për djalin tim dhe për biznesmenët e panginjur të oborrit tuaj, është ky operacion humanitar o ju që në Gërdec, i çmontonit armët me nëna të dëshpëruara e Lula të vocërr të varfërisë që e mbollët si sëmundje rreth Tiranës e në çdo cep të Shqipërisë?
Po pse, çfarë janë Kombet e Bashkuara, çeta juaj e zullumqarëve që vazhdon rend pas një të marri, i cili, pasi e ktheu Shqipërinë në një kosh plehrash importi, nxjerr Lulin e vet të vocërr të zullumeve të mëdha për të kërkuar referendum popullor kundër Amerikës?
Nguleni në kokë sot dhe deri kur nuk do ta lini plakun në vetminë e vet, se referendumin popullor kundër plehrave Shqipëria e bëri në 23 qershor!
Ku e keni vendimin që thatë se ishte marrë pas shpinës së shqiptarëve dhe do shpallej sot, të premten?
Asnjë vendim s’është marrë, sepse asnjë vendim nuk mund të merrte Shqipëria pa ata 1 milionë të cilët e bënë njëherë referendumin kundër plehrave dhe pa ato gra e burra që janë përfaqësuesit e 1 milionë shqiptarëve në parlamentin e vendit.
Në këtë pikë dua t’ju them tani gjithë shqiptarëve, të mos lejojnë askënd të tallet me ta përmes krahasimit të shëmtuar mes plehrave që e mbytën Shqipërinë për biznes deri në 23 qershor, dhe lëndëve kimike të një lufte të njerëzimit kundër armiqve të tij të betuar.
Ju fola në fillim për pjesën e vështirë të rreshtimit krah për krah me të fortët e botës, si shqiptarë dhe si anëtarë të NATO-s.
Teksa po shkoj drejt mbylljes, dua t’ju pyes: A nuk mendoni se pikërisht Shqipëria, po po, kjo Shqipëria jonë e vogël dhe e drobitur nga shumë padrejtësi e fatkeqësi, nuk mundet dot të ishte as e para, as e dyta dhe as tjetra me radhë që të refuzonte përfshirjen në këtë operacion, po duhet të qëndronte, deri në fund, e të përpiqej besnikërisht për krijimin e kushteve më optimale që do të mundësonin përfshirjen e saj(?) – sipas mundësive e nevojave të saj?
E pra, unë s’kam dilema për këtë dhe këtë bëra, në emrin tuaj e të Shqipërisë.
Ne vërtet jemi të vegjël e të varfër, po ju siguroj se nuk bëhemi as më të mëdhenj as më të pasur, duke u ngutur të sillemi si të mëdhenj pa qenë të tillë dhe duke thirrur, “Shqipëri etnike pa armë kimike!”;
As duke u kuturisur të krahasohemi kot më kot me të tjerë, më të mëdhenj e më të fortë se ne, të cilët për arsye krejt të tjera mbajnë qëndrime të tjera nga tonat.
Të dashur të rinj protestues, Protesta juaj në rrjetet sociale dhe në rrugët e Tiranës apo Shqipërisë, ka qenë e vetmja dallandyshe shprese në qiellin e mbushur me tymin e zi të urrejtjes, mllefeve, gënjeshtrave, delireve, frikërave që shpërthyen në mesin tonë.
Edhe pse ju ka përfshirë në protestë mbingarkesa në shpirt prej gjithë kësaj propagande histerike, unë ndjehem shumë mirë për ju; ndjehem mirë sidomos për shumë prindër që deri dje i frikeshin protestës ndërsa sot dalin në rrugë me gjithë fëmijët e tyre, të pashqetësuar nga forca speciale e gryka pushkësh në dritaret e kryeministrisë; ndjehem mirë për këtë erë të freskët demokratike që solli 23 qershori.
Kam plotësisht respekt për kurajon tuaj dhe njoh jo pak ndër ju që ishin përditë bashkë me mua deri në 23 qershor, në rrugën e paharrueshme të përpjekjes për Rilindjen që të ecim më shpejt drejt Shqipërisë që duam.
Asnjë problem, nothing personal siç më shkruante dje mikja ime Elsa Lila përpara se të hidhte videon e vet në youtube.
Sot nuk është dita për t’ju ndryshuar mendjen, e di këtë dhe nuk ju’a kërkoj.
Sot është dita për t’ju thënë bravo sepse pavarësisht se nuk jemi dakord në një gjë kaq të rëndësishme, jemi në një tjetër, gjithmonë shumë të rëndësishme, që Shqipëria siç ka nevojë për qeveritarë të mirë, ka nevojë edhe për protestues të mirë.
Por sot është dita që unë t’ju them vetëm këtë: Shtetet e Bashkuara nuk vrasin njerëz, po janë vrarë e vriten, më shumë se të gjithë të tjerët, në fronte lufte për të mirën e njerëzimit.
Pa Shtetet e Bashkuara bota s’do e kishte mundur dot as Hitlerin e as Perandorinë Komuniste dhe Europa e Shqipëria kushedi si do kishin qenë sot.
Pa Shtetet e Bashkuara shqiptarët nuk do ishin kurrë të lirë e të pavarur në dy shtete siç janë sot.
Pa Shtetet e Bashkuara sot me siguri nuk do kishte në Shqipëri protesta për armët kimike, po kushedi s’do kishte pasur fare protesta në njëzet e tre vjetët e fundit dhe burgjet mund të ishin ende plot me të burgosur politikë.
Kështu që le t’i ndajmë gjërat miq.
Lërini në marrinë e tyre ata që duan ta bëjnë përsëri lëmsh mendjen e këtij populli duke nxitur një antiamerikanizëm që na turpëron si komb, si vend, si shoqëri, si shqiptarë e si qytetarë; ata që duan t’ju helmojnë e çorodisin përditë me shpifje, gënjeshtra e mllefe gjithëfarë, siç kanë bërë me vite këtyre anëve; ata që duan t’ju ngopin me lugën bosh të injorancës e të ligësisë së tyre të njohur ndaj këtij vendi.
E për t’i ndarë gjërat duke ndarë edhe gjënë për të cilën ju protestoni, ka vetëm një pikë ku unë u ndala pa mundur ta kapërcej dot në diskutimet me partnerët tanë:
Pamundësia për t’u përfshirë brenda afatit të përcaktuar, edhe të një a dy vendeve të tjera në zinxhirin e operacionit të shkatërrimit të armëve kimike – jo thjesht financiarisht apo me ekspertizë sepse të tilla ka, por flas për pjesëmarrje direkte.
Nëse disa vende të tjera do të kishin përparuar në kohë për t’u bërë pjesë e operacionit, unë do të isha gati sot t’ju thosha ja plani ynë, ja marrëveshja me partnerët, ja sa pak do rrezikojmë dhe sa shumë do të fitojmë moralisht si komb po edhe fizikisht si vend, duke u bërë pjesë.
E askush s’do thoshte as pse vetëm Shqipëria dhe as që ky operacion kërkon një vend të varfër e të ndotur si Shqipëria e sotme. Por fatkeqësisht, ky element kaq i rëndësishëm për ju njësoj si për mua, sot mungon.
Dhe prandaj, me besnikërinë e plotë ndaj Shqipërisë dhe respektin më të madh ndaj miqve e partnerëve tanë të pazëvendësueshëm, ata e kanë marrë vendimin tim e mësojeni tani edhe ju:
Shqipëria e ka të pamundur të përfshihet në këtë operacion.
Faleminderit!
*********
SHËNIM: Po? Jo? Referendum? Dhe Kosova si alternativë
Pritet në orën 17.00 një deklaratë e kryeministrit Rama mbi kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që Shqipëria të jetë pjesë e procesit të zhdukjes së armëve kimike të Sirisë. Rrallëherë është krijuar një ndjesi e tillë pritshmërie, ndërkohë që ambjentalistëve u janë bashkuar tashmë qytetarë të ndryshëm, pjesa më e madhe e të cilëve shkollarë, të cilët janë angazhuar bazuar kryesisht në panikun e shpërndarë në rrjetet sociale.
Cila do jetë përgjigja e Ramës? Shumë janë të bindur që ajo do jetë JO, mbështetur në disa lajme të shpërndara dje pas kthimit të tij nga Mali i Zi, lajme që u përgënjeshtruan nga stafi i Ramës. Një pjesë tjetër në qarqet e medias dhe politikës mendojnë që vendim-marrja e Ramës do jetë mes PO-së me kushte dhe idesë së Referendumit popullor.
Mediat e Kosovës kanë shpërndarë ndërkohë lajmin që autoritetet amerikane kanë folur edhe me Kosovën mbi këtë cështje. Në rast refuzimi të Shqipërisë, Kosova mund të jetë një alternativë e dytë. Në këtë rast, Shqipëria do shmangej si nga detyrimet, asjtu dhe nga përfitimet e një procesi të tillë, por rreziku për të cilin ankohen ambjentalistët dhe protestuesit e tjerë, mbetet thuajse i njëjtë, sepse Kosova territorialisht është afër. Ashtu si dhe të gjithë fqinjët e tjerë të Shqipërisë, të cilët këto ditë kanë shprehur gjithashtu shqetësim për një PO të mundshme të Shqipërisë.
Fjalim brilant me brilanti qe eshte degjuar ndonjeher.Kafsha Sali e Lulush e moret veshe se cdo te thote burre shteti.
Nje jo e dhimeshme. por amerika do te dije te na mirkuptoje .saliu e nxori koken do dorheqjen e rames ta harroje .rama duhet te jap dorheqje vetem po nuk arriti te te qoje ty perpara drejtesis ,dhe po te mos arrije te konfiskoj parat dhe pronat e tu.
-Z.Rama eshte dhe mbetet me popullin ….
-Z.Rama ka deklaruar se pas vendimit nderkombetar une dhe qeveri do degjojme popullin.
-Pse nuk u ngritet per demontimin armeve-kimike te 2007-tes, 2010-tes, Gerdecin?
-Gjithcka eshte skenar, sajuar, duke provokuar popullin me Zazan Gurin, Kriminelet Sali Bisha dhe Lul Faqe Torva … te cileve ju ineresojne turrbullirat, percajet … dhe nje 97-te tjeter lufte-civile per te mare pushtetin me dhune.
Eshte burre me mend Edi Rama ! Edhe lenia kohe protestave, mbase ka dashur te shohin dhe te huajt se ne kemi vlera dhe dime te protestojme fort atehere kur duhet protestuar, por nga ana tjeter edhe ju thote amerikaneve ne heshtje: Ja, shihni vete populli nuk do te jete i perfshire ne kete muhabet helmesh…Bravo Edvin Kristaq Rama!
E kalove klasen edhe kete here pas 23 qershorit,Me nje gur vrave dy zogj.Une dua u the miqve amerikane por populli JO..Ta kishte ne dore Saliu as qe pyeste fare per sovranin popull (kujto gerdecin). Shume shpejt te vune ne prove qe do ishte fatale per postin qe te dha sovrani dhe dole me sukses.SHBA nuk vret njerez the me lart ..ne fakt aty ku ve kemben corbe e ben.. .Dhe qe duhet nje xhandar qe te beje sus lloj lloj rregjimesh neper bote duhet dhe dajaku qe u jep amerika justifikohet .lufto qe pas Europes edhe Amerika te heqe vizat per shqiptaret. BRAVO.
kryeministri u tremb nga Altin Goxhaj dhe Sazan Guri dhe shkollaret e tiranes qe jane ne moshen e rebelimit. Shume keq per te gjithe. Nje shans i humbur 🙁
Je gabim ti
,. Edi tregoi se eshte nje Lider Europian qe degjon fjalen e sovranit popull
Fjala e fundit duhet te jete e popullit ne cdo vendim marje te permasave te medha ….dhe Edi veproi ne kete menyre te drejte
Hera e pare qe degjohet zeri i popullit dhe kjo eshte nje gje shume e mire ..
Dhe ne fakt kjo eshte tamam fitorja e Madhe e kesaj qe ndodhi ……,
SEPSE NGA SOT FILLON NJE Praktike e re ne maredheniet midis popullit dhe Politkaneve —
Sot eshte dita e pare e Demokracise Moderne ne Funksionim
Dhe kete maredhenie Politkan -Popull qe eshte esenca e demokracise moderne e vendosi EDI RAMA
llogjike. Nje kuksian me tmerr e ka te demontohen ne Kosove se ne Shqiperi. Ashtu si nje sarandiot mendon qe me mire te behen ne Kukes se ne Greqi..
Pra Shqiperia thjesht do humbte nje rast per biznes te mire, por rreziku mbetet i njejti si ne Kosove, si ne Maqedoni, si ne Serbi, si ne Greqi, Mal te Zi, etj. Mire te na behet se jemi popull teatral idiot. Shifni keta qe flasin neper televizione kan gjith diten. Jam i sigurt qe po te pyesesh ndonjerin prej tyre per cfar behet fjal per predha apo per bidona? Jam i sigurt qe nuk e din
cpo na torturon ooo edi rama !!! kemi 1 jav qe presim !! u pa puna do presim dhe nje or!!
un jam ne dilem!!! nga nje an them po nese rritet shuma nga 4 miljard dollar ne 8 miljard dollar!!! nese nuk rritet shum ateher nje jo te prer!! po nejse do pres dhe nje or
CFARE EMRASH Alla G-ay99!
SI SURRETERIT E BUKUR TE KOP-it DIKUR NE 2005!
ARBRI/ENTONI/EMILI/TANI WAAWWW!
VEMJE MILITANTE PO KU DO SHKONI TE JETONI PASTAJ?!
ORE SE SI SHUME NA LODHI AI PLEHRA RAMA TA PROVOJE TI FUSE ARMET DHE TE SHOHIM SOT PAS 55 MIN!
TA PROVOJE TE THOTE PO!
PASTAJ TOPI ESHTE NE FUSHEN E POPULLIT E KUPTUAT JU ;
ARBRI/ENTONI/EMILI/TANI ?!
KAFSHE MILITANTE KETU FLITET PER JETE A VDEKJE JU I BINI KEMBANES SE SALIUT DHE LULUSHIT!
HANE SHAN-HANE BAGDAT!
E dini pse ndodhi kjo katrahure ? Sepse drejtoret e shkollave qe nxjerrin ne proteste nxenesit,jane ende njerezit besnik te zgjedhur nga PD.Ata marrin urdhra nga Saliu jo nga Rama.
Rama Kryeminister i drejtorave PD-iste.!!!
Posti i drejtorit eshte politik.Po nuk i hoqi nga puna kjo qeveri sdo te kete sukses ne asnje sipermarje apo vendim te saj.Urgjentisht emero njerezit e tu o EDi Rama ,sa seshte vone ,se Saliu ta merr pushtetin ,po fjete mbi dafina,boll i le pa pune PS-istet
Cdo vendim qe do te merret do te jete me siguri shume i peshuar dhe do te jete me e mira e mundshme per te gjithe shqiptaret, sepse ai ka treguar qe ka vullnetin per te ndaluar cdo te keqe qe mund t’i kanoset shqiptareve, qe e tregoi qe me vendimin e pare te kesaj qeverie per te ndaluar importin e plehrave.
Saliu ne 97′ urdheroi perdorimin e armeve kimike kunder popullit
te tij
– Saliu vrau protestuesit. Sot protestohet lirisht
– Saliu s’pranoi referendumin e plerave, sot ben si engjell
– Nuk ka ende asnje vendim. Asnje vendim s’eshte marre.
– Asnje vendim nuk do merret kundra popullit
– Rama eshte konseguent e i pergjegjshem
Kosova mesa duket po futet ne loje,n.q.s do shkonin ne Kosove atehere ky do ish nje shans i humbur per ne.Duhet te kuptojme se rrezikshmeria eshte e njejte si ne Kosove e ne vendet perrth nesh,pra me mire ne Shqiperi se sa ne ndonje vend fqinj.
Thuaj PO Rama, mos e humb kete shans per ne shqiptaret e vertet. Nuk kuptojn ata qe protestojn se cfar shansi po humbin.
EDI RAMA MOS E NXIRR SHQYPNINE TEK SEMAFORI!
Apel nga nastradini.
Edi Rama tregohu si burre dhe familjar me dinjitet dhe degjoje popullin:
MOS E NXIRR SHQYPNINE TEK SEMAFORI!
Largoju tundimit dhe joshjes se Avrizuse qe mbron vetem interesat personale te shefave te tij, sepse OFERTA E DJALLIT qe ai ofron eshte njesoj sikur te nxjerrim nonat dhe motrat tek semafori ne bulevard. Bere mire qe dole nga brima e niut ku ishte fshehur per nje kohe te gjate nga turpi dhe rezili i rumpalles qe shkaktoi budallalliku yt, por nje fjale e urte thote:
KUSH PUNON EDHE GABON!
Pranoje GABIMIN tend o Edi Rama dhe futi marshin indietro kesaj historie groteske me joshje te Aleatit Strategjik dhe rifillo RILINDJEN kete radhe me mend ne koke pa populizmem dhe premtime dallkauke. Fillo me rivendosjen e NDESHKIMIT dhe mos e bej terkuze durimin e miletit qe te dha voten per te vendosur Drejtesi, sepse Saliu dhe banda e tij mafioze ka nxjerre dhembet per te kafshuar dhe po kerkon revansh.
THUAJ JO! NO PASARAN! KATEGORIKISHT O EDI RAMA LHL-VE TE ASADIT.
se populli do ta fale LAJTHITJEN tende filo-amerikane.
Rama, ka vetem nje qendrim zyrtar, qendrimi i popullit shqiptar. JO armeve kimike te Sirise ne Shqiperi, per asnje lloj procesi me to. Do behet Shqiperia qendra e shkaterrimit te armeve kimike te gjithe botes. Ndoshta ky plan makaber parashikon edhe Kosoven, gjithe popullin fatkeq shqiptar.
Nese nuk je vegel e verber e forcave te errta te globit pergjigjia jote duhet te jete JO!
Ky nuk ka thye heshjen.Te thyesh heshtjen nuk do te thote se thyhet kur thua do flas.ky ska fole dhe nuk ka thye heshtjen.Frikacak ,tinzar karrierist,,mashtrues eshte.Mes dy zjarresh .Ka mashtrue Ameriken dhe poipullin
Po pse pergjigjia ne oren 17:00?! Cfare pret ti Rama? Pret te vendoset nga te tjeret dhe ti te na komunikosh vendimin e tyre?!
Po te jep mundesine ty te mbarosh punen e te mos merresh me thashetheme lart e poshte.
Cianuri,i ketij kombi Sali Berisha po kerkon revansh.Ky mafioz i pa skrupullt me banden e tij sot duhej te ishte brenda,por Rama eshte i pa fuqishem pasi zv.e Saliut e ka ne koalicion.Me te vertet pozicion i veshtire per nje k/minister,por megjithate degjoje zerin e popullit tend z.K/minister,populli ju do dhe ju respekton duke patur besim se do te dini se si te ndeshkoni ata qe per 23 vjet bene ate qe asnje lloj helmi nuk do ta kishte berre.
mos u terhiq kurre mbrapa kur je ne te drejten tende dhe te popullit qe perfaqson. nuk ka force ne bote te na mposhte,prandaj thuaj JOOO pa FRIKE qelbesirave
Thuaj po rama. Mos degjo shkrdhatat e petes se ata ete duan qe ky vend te mbetet ne dor te kriminelve e ajdutve.ate duan qe te mbetemi vend i shkateruar e i varfer sic na la krimineli sali.ata ate duan te humbasim perkrahjen e amerikes qe te mbetemi ne duart e serbit e grekut.e pam se ca i beri serbi kosoves.fal nderhyrjes amerikane .THUAJ PO PO
Kemi nevoje per Lek pasi po vijne festat e Viti te Ri dhe leket mungojne, po te marri populli naj
Lek nuk jemi keq. Mos e vrisni mendjen shume ju emigrantet se jeni mire aty ku jeni , i
Zgjidh Edi punet…….!!!
Ku ishin deri dje keta dashnoret e venedikut te kimikateve kur shperthente Gerdeci apo kur kimikatet e reparteve ushtarake qendronin ne sheshe, apo kur aprovoheshin ligjet per te hapur centrale me qymyr ne Durres e Vlore dhe sot u dhimbka zemra se mos helmohen?
Keta jene te helmuar nga politika dhe pranojne te kthehen vegel e saj dhe nuk ka me keq sesa te perdoresh nga te tjeret. Nje gjullurdi te madhe bene edhe ne Durres me anijet por doli se ishte ceshtje inati dhe shoqeria civile u be pjese e inateve personale dhe u helmua nga itanet. Keshtu qe kush eshte helmur nuk helmohet me…!
i thuaj – jo – ardhjes se armeve kimike tek ne !
afirmo dinjitetin e popullit dhe tendin !
eshte gabimi me i madh nese pranojme lojrat e politikes se pd per mos pranuar kerkesen. Do ngelemi shteti me kot ne europe. vetem saliu edhe luli bashke me sponsorizuesit e tyre i thon jo. gjith drejtoret e arsimit kan nxjerr studentet me dhune nga auditoret duke abuzuar me te verteten e armeve kimike. duke genjyer se cfare sjellin armet kimike
Une shpresoj te kemi nje vendim te drejte dhe ne favor te vendit.Ata qe e quajne vehten popull nuk dinin se per cfare ishin ngritur,vetem thone” arme kimike” dhe cfare bejne keto…..jane te keqia.Ky popull duhet pyetur?
Ketu na kane dale shume qe po lakojne fjalen popull dhe qe ne realitet nuk bejne asgje per te.
Prandaj merr vendime me mendje te ftohte dhe mos u influenconga keta te ashtuquajtur popull
Vazhdo rrugen je ne rregull.Zmontoji armet bashke me hajdutet.Asnje hap prapa.Armet kimike i ke ne parlament.
gjynaf. ju nuk e dini ckeni humbur
mbushi breket prap ky…O shqiptar po ecja perpara do guxim more dhjeraman
u terhoqe per ti bere qejfin Sazanit o Edo se nuk te mora vesh…
une them qe amerika tani do ta pastroje me rrenje e dege gjith klasen e qelbesirave politike te Tiranes. Ketu do jemi
turp! miqve nuk u thyhet zemra keshtu
nga gjithe kjo histori patem nje perfitim te madh: saliut i futen gishtin ne bythe publikisht ashtu si dikur tritan shehut i futen preshin.
Okay! Një pikë e papritur dalë në rrugën e QEVERISJES realizuar shkëlqyyeshëm!Amerika që cliroi gjysmën e Kombit, dhe ka kërkuar hapur, nëpermjet zonjës Klinton në fjalimin me rastin e 20 vjetorit të renies së Murit të Berlinit,se “Europa ka ende Mure të tjerë të parrëzuar,”nuk mund të vrasi kurrë shqiptarët por shqiptarët nuk kanë mundësinë të ndihmojnë këtë rradhë Amerikën…Rama plotsoi detyrën dhe ngjalli shpirtin e vrarë mizorisht nga barbarët ish qeveritarë duke i dhënë verë demokracisë dhe Sovranit i cili ende nuk ka vdekur plotsisht bandën kriminale PD dhe Njëshat e saj delirantë! Hera e parë në historinë shqiptare që pas Skenderbeut, që tha:”Lirinë nuk ua solla unë,por atë e gjeta këtu,midis jush!” përafrohet individualisht dhe dëgjon ZËRIN e PROTESTAVE të shqiptarëve SOVRANE! Nuk besojmë në premtimet për luftë kundër krimit dhe korrupsionit,duke ndëshkuar me GIJOTINËN e ligjit shkaktarët, por sot Rama iu bind SOVRANIT! Hap perara i Shqiperisë son tmerrsisht e varfëruar!…
Bravo, fjalim bindes. S’ka problem per studentet qe protestuan, prinderit e tyre kane ngrene dhe bar nga ai jeshili fije gjat, dhe si jane dorezuar armikut imperialist. Ndersa ky brez ka lluksin e privilegjin tani qe bari, ky kacureli eshte 300 euro kilja .Do tia dalim do ti bejme kodrat si fushat do mbjellim me bar cdo pellembe dhe po s’deshe ti zRama vin saliu prape. Pra bari can bllokaden.
Armet kimike nuk do te vinin per demontim por per te armatosur popullin shqipetare … dhe ato parat qe do te na vinin do te evolonin ushtrine shqipetare … Amerika ka dashur gjithmone ta ngreje shqiperine … Dhe ky ishte shansi dhe ne i thame jo … ose shume nuk e kuptuan masken qe gjoja per demontim … Te zoterosh armet kimike eshte si te zoterosh bomba atomike… Shqiperia eshte nje vend nen kercenim te vazhdueshem… Greqia , Serbia , Turqia , Mali i zi dhe ITalia jane shtete te betuara per ta shfarrosur Shqiperine… I gjithe jugu eshte plotesisht pro Armeve kimike … Rusia kerkon me doemos te kete nje pike dalje drejt Mesdheut duke perdorur detin Shqipetare … Qe te beje tregeti me Vendet e Afrikes … Qe jane kundra Amerikes … Por me pas duhej te zhduk popullin shqipetare … Lutjuni o mjerane Serbit dhe Grekut qe te tregojne meshire per femijet tane … 1 bomb kime mjaftonte per te hequr qafe 10.000 serbe … dhe shqiperia do te zoteronte me mijera te tilla sa per te zhdukur edhe 70 milion turq. Por Agjentura Ruse dhe SErbe e zbuloi planin e Amerikes dhe vuri ne aksion agjentet e saj ne Shqiperi , Si berisha e te tjere per te nxitur protesta.
bravo rama ja nxore koken udb serbe ne shqipri
“JO” E EDVINIT NUK ESHTE E SINQERTE DHE PERMBAN PLOT BANALITETE.
– Ne radhe te pare Edi Rama akoma nuk e ka kuptuar se protestat nuk i beri te mundura as Saliu dhe as hija e tij Basha. Sepse kur tegelat e bllogjeve ne internet po tendoseshin gadi per t’u shqyer nga komentet e panumerta, Saliu me Bashen e kishin perqendruar vemendjen tek pallati mbi det i Bashes ne Vlore. Keta te dy merhume priten qe te nuhasnin se cfare do te ndodhte, sepse i kishin dhene fjalen Avrizuse qe nuk do te ngrinin ze per LHL-te e Asadit, sic u zbathi breket vete Avrizuja ne TOP STORY. Kur situata doli jashte kontrollit nga heshtja e kryeministrit shqyptar mendjeshkurter, ishte po Saliu me hijen e tij te perhershme Lulzim Basha qe kerkuan te perfitojne dividente politike nga protesta vunerabel popullore qe per here te pare ne historine moderne te Shqypnise nuk ishte iniciuar nga Partite Politike.
– Ne radhe te dyte Edi Rama duhet te heqe dore nga teoria e konspiracioneve ARMIQESORE kunder pushtetit te tij sepse kete pushtet nuk ja ka dhene as baba dhe as Parita Socialiste, por votat qe ndeshkuan Saliun ne 23 qershor. Keshtu qe mire eshte qe kryeministri shqyptar tani ne kete situate te re te krijuar nga vete ai, le te leje menjeane frazeollogjine boshe frymezuese per ndershmerine dhe dhembshurine e perjeteshme te BOSIT ndaj popullit dhe te pranoje kokeulur gabimin trashanik te tij sinqerisht pa demagogji enveriste ne menyre qe t’i besoje si me pare mileti me intelekt normal, nastradini nuk e ka fjalen per fanatiket debile qe i thurrin hymne nate e dite si vajtimet e plakave ne mortje. Pasi te kerkoje falje per gabimin e kryer me mendjelehtesi Edi Rama te rifilloje me punet e shtetit se fjalimet patriotike per Aleate Strategjike nuk te japin buke, as biznes te ndershem, por mund te sjellin vetem LHL te rrezikshme per te zgjidhur prolemet e tyre globale. Ne kete sens Edi Rama duhet te nderprese cdo diskutim per perfitimet imagjinare te biznesit vrastar me LHL-te e Asadit duke qare dhe vajtuar nga njera ane me elegjine e njohur tashme:
O LE LE CFARE KEMI HUMBUR! KOSOVA PA NA MERR BIZNESIN!
sepse kjo gje eshte sa qesharake aq edhe banale per nje LIBER apo BOS qe ka ardhur ne pushtet per te rimekembur ekonomine dhe prodhimin ekologjik shqyptar, turizmin, bujqesine, shendetesine, sistemin fiskal te tatimeve dhe taksave, te ule korrupsionin dhe te hape 300 mije vende te reja pune. SHBA-s nese do t’ja cojne Kosoves LHL-te e Asadit kjo do te thote se ja kane pasur me HILE tinazare Shqypnise, sepse Kosova eshte akoma me e papergatitur se Shqypnia dhe nga pozita gjeografike krejt e papershtateshme, qe te mos flasim per imazhin e keq ne Bote si vendi i droges, i prostitucionit dhe i korrupsionit toal ne qeverisje. Pse atehere SHBA-s duan t’i cojne ne Kosove LHL-te e Asadit kur i ka refuzuar Shqypnia? E gjithe kjo histori qe tregon Edi Rama ne fjalimin e tij jo te sinqerte mban ere xhambazlleku sikur Vatani te shitej ne tregun e gjese se gjalle.
Me cpo kuptoje cdo dite hidhe varjante duke fantazuar se cdo beje Rama ,po i tha jo SHBA.Eshte shume thjeshte te gjukosh kur je jashte pergjegjsise qe te ka ngarkuar populli. Por eshte shume e lehte te vendosesh kur populli thote jo .Po te ishja ne vend te Rames do bashkohesha me popullin .
Asnje udheheqes boteror nuk eshte ndeshkuar nese mbron interesat e popullit te tije. Perkundrazi ata qe kane spekulluar ne kurriz te tije heret a vone e kane marre ndeshkimin. SHBA e dim qe eshte nisur per te ndihmuar finacjarishte Shqiperine. Kerkon qe te na nxjerri ne njefare menyre nga gropa qe e futi Donkishoti Sali.Nuk behet qameti edhe po nuk i muarem ato fonde qe jane vene ne dispozicjon nga OKB.
Shqiperia nje grushte mizash nuk ka per te vedekur kurre per buke .Keshtu sic e ka filluar qeveria duke u thene stop abuzimeve shume shpejte do ti fitojme ato fonde .Shqiperia ,sic e kam thene dhe disa here ,eshte nje vend qe per numrin e popullsise qe ka I SHERON SHUME SHPEJTE PLAGET QE MERR..Por e ka shume here te veshtire TE SHEROHET NGA HELMET NESE PERBALLET ME TO.
Pak humbem nga dyshja Berisha-Nano ne 97 .A i harruat qe shume shqiptare mbeten me gjishte ne goje .Pa shtepi e gje te gjalle qe mbanin frymen e familjes. Ja ku jem sote .Jo qe i kompesuam por mbushem dhe politikanet si tipi Sali me para qe ua kalojme dhe politikanve Evropjane .Pa kujtohuni pak shifrat e deklaruara nen ze qe kane dale nga Shqiperia .Miljarda kane pinjollet e Saliut neper bankat e botes . Nga dolen ato ? Pse nuk ju turremi ketyre kamikazve te parave qe tu sjellim normalitetin shqiptarve .Kerkojme si grekerit ku jane parat. Nxirrini para gjyqit se e kane mbushur kupen te shpetojme dhe nga varjantet e Aleatve.Jo po beje kete qe te fitosh dicka .Rreziko popullin tende qe ai te ushqehet me lemoshat e botes. Jo .Aty tu qendrojne deri ne fund skandaleve e te pasrtojne Shqiperine nga korrupsjoni qe po i merr frymen popullit e politikes.
Mbylleni kete kapitull se si shume po merr fryme korrupsjoni qe akoma sa ka filluar te paguaj .Luli e Saliu kete duan .Tu harrohen zullumet qe kane bere .Ai pallati ne Vlore i ngritur nga Luli ne dete si shume po qendron ne kembe. Hajde!!!!!!.C-5 sa me shpejte . Boll protestuat per armet e Asadit .Tani sic jemi te protestojme per Asadet shqiptare .
Pas refuzimit te armeve kimike,populli kerkon demontimin e bandave te Saliut ende ne pushtet
Zoti kryeminister. sot sic edhe une e kam parashikuar dhe ja kam thene disave ketu qe kane per ty (sic deklaronin, haram voten qe ta dhashe), i ke lene me gisht ne goje, ashtu sic le me gisht ne goje Saliun dhe Lulen dhe te tjeret.
Natyrisht ti bere tenden, por une do te thoja se varferia e shqiptareve qe presin qe jetesa ti rregullohet, eshte shume me e madhe se 2-3 mije vete, nga keta ndoshta 1000, jane te pergjegjshem per ate qe bejne, se besojne ne idealet e tyre ekologjike dhe per kete kete grup qe besoj se do te vi duke u shtuar, e pershendes me gjithe zemer.
Pjesa tjeter te kamufluar si stendente, si te rinj, por qe jane bishta te PeD-se, dua ti them se jeni dhe do te jeni skllever te shpellarit qe shume shpejt do tju dali boja, se shpellari tani qe mbeti me gisht ne goje, ose ne bythe, do tju nderseje perseri ne protesta politike dhe aty do tju shofim si qente e rrugeve, per kauzen e Saliut.
Pjesa e shqiptareve qe presin ti rregullohet jetesa, eshte shume me e madhe dhe ndoshta kane te drejten te japin edhe ata obsionin e tyre, se ata skane mundesi te vijne neper protesta, por ne nje referendum, do te ishte mundesia me e mire se per cilin opsion jane shqiptaret.
Une personalisht, do te kisha votuar pro ketyre lendeve kimike, arsyet i dhate ju shume te qarta, se Shqiperia ne qeverisjen e shpellarit, eshte shkaterruar, eshte helmuar deri ne rreze, ai shpellar qe kerkonte te futej ne mesin e atyre studenteve dhe te rinjve qe jane realisht krenari per kombin tone, ne vitin 97-te, dergoi dy avione mig-19, per te bombarduar popullin e Vlores, te zhduket laberine dhe ato avione luftarake, kishin gjithashtu arme kimike, por fale dy piloteve heronj qe kundershtuan urdherin dhe preferuan te shkojne me gjithe aviona ne Itali, pikerisht ne bazen ushtarake te NATO-s, se sa te benin nje shfarosje te popullsise labe.
Shqiperia do te dilte me e pasur, se do te hiqte njehere e pergjithmone, halet e veta qe jo vetem komunizmi, por shpellari Sali, i la ne gjendje te mjere ku sot ato jane nje rrezik real, per popullsine.
Shqiperia humbi nje shanc te madh, si faktor stabiliteti, shanc qe kurre sdo ti vi me, dhe pikerisht ato shtete qe duket se i vjen gjynah per shqiptaret, do ta marrin kete oferte, qe sjell miljarda, oferte pune qe SHBA, kerkonte tja mundesonte Shqiperise.
Shqiperia sot realisht eshte disa hapa larg BE-se, panvaresisht se SHBA, nuk eshte BE-ja, por fjala amerikaneve, eshte jetike per shqiptaret.
Shqiperia sot humbi shancin per te qene nje popull i privilegjuar i SHBA-se, privilegj qe e kane sot vetem Izraeli, Kuvajti dhe ndonje tjeter, qe do te thote, se mund te bisedohej per heqjen e vizave ne nje te ardhme jo te larget.
Dhe spekullatoret e gjunjezimit te shqiptareve, te konstruktuar si gjithmone ne KLAN-in e Saliut dhe kliente reale te perditshem te KLAN-it ne Opinion dhe Zone e Qelbur, helmuan shqiptaret me te pavertetat e tyre, qe ishin vetem spekullime te paskrupullta.
Ekspertet u anashkaluan, megjithese dhane shume argumente bindese, por kjo nuk mjaftoi per protestuesit e helmuar me gjuhen e Saliut.
Protestoi Greqia, protestoi Italia, protestoi Serbia, protestuan edhe berishianet ne Kosove, se sdo te vinin me per plazh, dhe pse protestuan, se pane tek Shqiperia nje zgjim te SHBA-se, nje interes te SHBA-se, per Shqiperine dhe kjo per sllavo-ortodokset dhe greket eshte e papranueshme, se lidhja me SHBA-ne, do te bente qe faktori shqiptar, te ishte njeshi ne Ballkan, panvaresisht se fqinjet na thone se jemi te varfer, por harrojne greku dhe shkinat, se SHBA, ndertoi gjithe Europen qe ishte shkaterruar ne themel dhe jo mos te ndertoje ne Shqiperi me nje popullsi sa nje qytet i SHBA-se.
Kryeministri degjoi protestuesit dhe tha Jo, skemi mundesi, se ai e ka thene qe ne jemi sherbetore te popullit dhe do te zbatojme cdo vendim qe eshte ne nje linje me ata qe na votuan, por une them qe parlamenti duhet te beje nje REFERENDUM POPULLOR,
Duhet nje referendum popullor, per ti dhene pergjigje nje pyetje te thjeshte:
Perse mos te pastrohen te gjitha ato vende, qe sot jane te zhytyra, nen llumin e helmeve, ku semundjet kanserogjene bejne kerdine, natyrisht kjo qeveri e pergjegjshme do ti pastroje ato, por kishim nje rast qe sna vjen dy here.
DHUHET EDHE OPSIONI TJETER REFENDUM POPULLOR.
Jam me ty, sot eshte dite e trishtuar.
THis is not Ramas speech! This speech has its source from the American Gov. And yes US kills its own people and does not give a single fuck about the the world knowing that they are the white terrorists with expensive suits! The world already knows that. The Serbian war against Kosovo was triggered fro the US Gov. so they can make billions of dollars on selling weapons and machine guns to the Serbs,and then they ended it when the time was right for their benefits. There are some very sick minded people who run the world,whom all they dream and see is money,power and distruction,because it makes them feel powerful. They put the name of god in front of everything,and so they kill! This evil minded people,they think different! So enough said, Mr. Prime minister, now we all have information,we all share information, and your speech did not sound like your speech!
pershemdetje te gjithe rinise shqiptare e cila mori ne dore fatet e kombit dhe njekohesisht pershendetje edhe kryeministrit i cili degjoi kete ze te fuqishem duke vene arsyen perpara interesave .nje bravo te madhe. me kete ruge te nisur duket nje drite jeshile ne fund te tunelit.te qendrojme me kembe ne toke dhe te vazhdojme te punojme per te permiresuar nivelin e jeteses dhe bashkepunimin popull qeveri