Kryeministri Edi Rama iu përgjigj protestuesve të shumtë që i bënë thirrje sot për të mos pranuar kërkesën për shkatërrimin e armëve kimike të Sirinë në territorin shqiptar, duke i siguruar të gjithë shqiptarët se ende nuk është marrë asnjë vendim për këtë çështje.
““PO” jonë do të mund të lidhet vetëm me një plan dhe një marrëveshje nga ku të jetë e qartë që Shqipëria do të dalë jo vetëm me kokën lart por e fituar dhe më e pastër se çështë sot.”- kushtu u shpreh sot kryeministri, Edi Rama, ndërsa iu rikthyer edhe njëherë temës së shkatërrimit të armëve kimike të Sirisë në vendin tonë.
Rama tha se nuk ka vend për alarm, duke theksuar se ende nuk ka një vendim për këtë çështje, duke shtuar se i mirëkupton vajzat dhe djemtë që shprehin protestën e tyre ndaj kësaj çështje.
Fjala e plotë e Ramës
Nuk ka vend për alarm. I mirëkuptoj vajzat dhe djemtë që shprehin protestën e tyre, ndaj një çështje që e ka përfshirë Shqipërinë natyrshëm si pjesë e familjes euroatlantike dhe si partnere e pandashme e SHBA, por që mbetet me shumë të panjohura për publikun e gjerë. Mbetet me shumë të panjohura për faktin se thuhen shumë të pavërteta, por edhe për faktin se ndërkohë diskutimi vazhdon dhe shumëçka mbetet ende pjesë e diskutimit intensiv, të gjerë, me përgjegjshmërinë me të lartë nga të gjithë dhe ju siguroj edhe nga qeveria.
Më lejoni të shtoj se pa asnjë dyshim, unë jam dhe do të mbetem krenarë që ne jemi një shumicë me një votë të fortë popullore, që projektin e parë që i çoi parlamentit pati projektin e ndalimit të importit të plehrave. Dhe përfshirja në diskutimin e nxehtë të ditës me SHBA dhe të tjerët për çështjen në fjalë nuk ka asnjë kundërshtim me refuzimin e tonë për të importuar plehra nga jashtë përkundrazi është rasti që secili të shohë dhe të kuptojë qe s’kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën.
Por pas asnjë dyshim, njerëzit kanë nevojë për siguri të plotë, për të pasur para syve një plan të plotë, kanë nevojë për të gjykuar mbi një marrëveshje të plotë dhe në fund të fundit, për të dëgjuar një arsyetim të plotë për çfarë përfiton Shqipëria edhe nga pikëpamje mjedisore në rast se përfshihet në një operacion. Këto thuhen dhe dëgjohen vetëm kur ky plan i plotë dhe kjo marrëveshje e plotë të jenë gati për tu diskutuar. Fakti që sot nuk ka ende asnjë vendim, lidhe me faktin se sot nuk ka asnjë plan dhe marrëveshje të plotë me vendet e përfshira në këtë proces jo vetëm nga ana jonë, por edhe mes vendeve me njëri – tjetrin.
Ajo që mund të them duke kërkuar mirëkuptimin e të gjithëve, ashtu siç mirëkuptoj plotësisht ata që te dalin të shqetësuar dhe që dalin në protestë jo nga rruga e interesit politik , por qytetar dhe atdhetar, që sot ne mundet vetëm të themi me plot gojën na asnjë rast dhe për asnjë arsye ne nuk do të pranonim që të cenohej integriteti i vendit tonë qoftë në aspektin jetik qoftë në aspektin mjedisor. Çdo vajzë dhe djalë ncënës apo student që sot është përfshirë në këtë debat duhet ta dijë se kurrë unë vetë dhe kjo qeveri nuk do të pranonte që, jo jeta por vetë e ardhmja e tyre të vihej në diskutim. Çdo prind duhet ta dijë se kurrë unë apo qeveria nuk do të vendoseshim në asnjë lloj pozicioni që do të rrezikonte qoftë edhe një fije fëmijën apo familjen, çdo gjysh dhe gjyshe duhet ta dije se kurrë ne nuk do të thoshim një po, dhe unë nuk do shkoja përballë publikut edhe parlamentit pa pasur në dorë një plan bazuar mbi një marrëveshje që do të garantonte jo vetëm që të gjitha rreziqet e imagjinuara për shkak të një propagande të mbështetur në tersi në të pavërteta te kthehej ne nje problem.
Është absolutisht e qartë që për ne, për mua, për qeverinë, me patjetër kontributi ynë dhe pozicionimi ynë krah SHBA-së është i lidhur me interesin e çdo shqiptari. Çka do të thotë se “PO” jonë do të mund të lidhet vetëm me një plan dhe një marrëveshje nga ku të jetë e qartë që Shqipëria do të dalë jo vetëm me kokën lart por e fituar dhe më e pastër se ç’është sot.
Rama, nese do kishte siguri te plote, Amerika do i fuste ne territorin e vet. A nuk e kupton qe Shqiperine e perdorin si toke te askujt dhe banoret e ketij vendi i neverisin?!
Nese je shqiptar thuaji JO ketij plani amerikano-rus, krejtesisht antishqiptar!
hahahahahahaa Ky eshte komplet qesharak dhe flet me nje vocabular prej koperativisti te kohes se Dulles ….
Ore mik i dashur mos na bej rolin e atij qe thosh :…jam shejtan, s’jam shejtan
Ky kryeminsiter duhet te japi urgjentisht DOREHEQJEN nga posti i larte qe ka, se eshte komplet i pa afte dhe po merr Shqiperine ne qafe …per jete te jeteve
Ky tani po e fut biseden ne hullite e aspektit te sigurise e te tjera pordhi kali
Tha shume mire gazeta greke _-Ato arme jane te Sirise dhe te cmontohen ne Siri ose po ka qejf USA le ti cmontoje ne Washington_-Por jo ne Shqiperi
Une nuk e kutpoj pse soacialistet qe jane ne nivele te larta te PS-se nuk shprehen per kete problem
Nuk kane femije ata, –Keto armet kimike jane nje Tmerr i vertete , ky na ben tani fillozofira se do dalim me koken larte ..hahahahahahahaha
Hiqeni more kete nga kreu se late nam ! __Ky nuk ka nivel fare ,as per keto gjera qe duken hapur qe jane shkateruese per jeten tone ne gjenerata
Kjo Europe ka vende moderne te shkelqyera dhe asnje nga ato nuk e mer persiper por na dalka ky huri si trim ,duke abuzuar me jeten e shqiptareve ne gjenerata
Ky kryeminister eshte nje turp___O PS-ja , mblidhuni dhe kerkoni largimin e ketij sharlatani bashke me ata karagjozet skopionsa qe ju ka futur ne PS dhe ua ka rembyer PS-ne
Se po erdhen armet kimike ne Shqiperi do hyni ne histori si formacioni politik me Kriminal i te gjitha koehrave
Do damkoseni me turp per jete te jeteve
Ndiqeni more kete deficent , dhe biles ky duhet perzene nga Shqiperia fare-,se eshte treguar komplet i papergjegjeshem per miratimin qe u ka dhene amerikaneve per armet kimike te asadit
Me c’te drejte ky e fut Shqiperine ne ekto biseda te rezikshme ..?
Edhe qe na ben partneritete strategjike me Turqine e budalleqe te tjera , jane gjera skandaloze dhe te demshme per ne
Ne kemi nje orjentin pro EU-se dhe nuk duam te kemi te bejme me strategji te tjera me fqinjet
Po kemi prbleme me fqinjet i zgjidhim duke kerkuar ndemrjetesimin e EU-se dhe pike
Duhet te gjithe shqiptaret te dalin ne proteste te mbushen sheshet plot me njerez qe te pakten
ky pastaj tu thote amerikaneve :..Une dua,por nuk duan populli ……Se ky kuptohet qe ka dhene miratimin per armet kimike
mire rama thote:
S’themi kurrë “PO”, nëse nuk kemi garanci se dalim me kokën lart dhe të fituar.
dhe ajo vegla me kokën lart ri, por vjersha per hajdarin eshte:
hyn i kapardisur
del i leqendisur.
Ky eshte Mara
Shkurt muhabeti nuk i dum!!! Na ka kap fiksimi per JO!!! Ti sdo mund te dalesh dot kunder popullit…se nga 1 milion pro do te dalin 1.300.000 kunder…
Me vjen keq per momentin ne te cilin ndodhet KM yne! Do te deshiroja qe partneret strategjike te Shqiperise ti linin pak kohe kesaj qeverie per te bere ato pune te mbara qe ka nisur me qellim qe njerezit ti prekin realisht rezultatet e kesaj qeverie qe duket megjithe veshtiresite e shumta do te punoje per kete popull . Gjithsesi dua te besoj shume se do te beje me te miren per shqiptaret
Si duket partnereve tane nuk u pëlqen një Shqipëri me rregulla, dhe duan vetëm rrëmujë.Këtë ua siguron vetëm udhëheqja e PD servile dhe skllave e bindur ndaj çdo diktati.Edi thuaj vetëm jo dhe do i kesh të gjithë me vete.Nuk janë budallej vendet e tjera që i refuzojnë armët e Sirisë pa asnjë kusht.
kush e gjykon kete farë “garancie”. Populli ? Beni atehere referendum ku te votojne vetem rezidentet ne Shqiperi, se pari ata qe nuk vine ketu nuk kane pse te na tregojne neve çfare na duhet e çfare jo, se dyti, ndryshe zor se behet kuorumi.
VECANERISHT ne kete situate KATRAHURE qe trashegoi Qeveria e re, nga qeverisja 8 vjecare Berishiane, Lajmi per prurjen-demontomin e armeve Kimike nga Siria,po sjelle REAGIM ne mbare popullin e ketij vendi! “Ku ka ZE nuk eshte PA GJE!” Shpresojme te na LENE te QETE, te pastrojme QELBESIRAT e Trasheguara! “Miku NJIHET ne ESHTE Mik- ne te KEQE e RREZIK
Zoti kryeminister, ne rradhe te pare dua te lajmeroj nje sihariq, duke pare shume shpellare qe deklarojne se nuk ta jap me voten, me dha te kuptoj se per cudi paske patur edhe shpellare qe paskan votuar qeverine tende, por tani jane penduar, se spo i jep mundesine e nje Gerdeci te dyte, qe te derdhin lote krokodili per viktimat.
Zoti kryeminister, nga gjithe kjo thashethemnaje, arrita te kuptoj se shpellaret e veshur me kostumin e ambjentalistit, duan nga ty qe te ulesh ne ndonje kafene me zhurme, ku duhani pihet pa e ditur se ka nje ligj qe ekziston kunder duhanit, ku ndonje rapsod me cifteli apo lahute te qendroje ne kembe i gezuar qe ndodhet afer nje kryeministri, ku po ky rapsod, duke shtyre paksa shoket e vet, kerkon te jete mbas teje, qe aparati fotografik i fotografit, ta kapi edhe surratin e tij, per ta mbajtur si hajmali ne portofolin e tij dhe ti te fillosh te tregosh thashethemet qe ke degjuar apo folur me burra shteti neper bote, dhe sidomos ata amerikane.
Keta kerkojne se meqenese kane braktisur Saliun dhe te kane votuar ty, qe ti ti tregosh se si je kunder kesaj masakre qe SHBA, kerkon te shfarose shqiptaret, sidomos ata te malit.
Por ka nje problem, se po arrite ta besh kete ne kafenene e mbushur me shpellare, do ti heqesh Saliut, nje shanc per te shkruar ne fejzbukun e tij qe ja rregullon mbesa e tij miting-dashese, perseri kete shpellaret sta pranojne.
Shqiperia eshte e mbushur me tashetheme dhe ti duhej ta kishe kuptuar qe thashethemet, jane opsioni me i mire qe shqiptaret te besojne, keta duan qe ti te gerthasesh, sic bente Saliu, ta shash me nene e moter, ketu keta te thone, ky qeka buuurre malcije, ta thote troc muhabetin.
Ska gje se amerikanet ste kane thene ty gje, se a do ti marresh apo sdo ti marresh keto lende helmuese, ti sipas ketyre duhet ti thuash amerikaneve, se nuk pranoj, ose nje JO te madhe sic kane qejf disa shpellare qe te paskan votuar ty.
Ti thuaj AMERIKES, Jo, ska gje se ky amerikani mund te thote, cfare eshte kjo JO, se une ste kam kerkuar gje.
Tani zoti kryeminister po dal ne teme:
SHBA dhe NATO, mund te na bejne nje oferte pune, eshte ne te drejten tone ta pranojme apo jo, se po te marrim nje rast qe u kthye ne barcalete, qe nje investitor italian, kerkonte puntore, dhe rastesisht takohet me protestuesit e papune qe kerkonin pune, i thote te parin qe takoi, ti kerkon pune, une kerkoj puntore, hajde, dhe i papuni i thote, po ti o njeri, mua me gjete nga keto mijra qe po protestojen?!.
Na kane bere nje oferte, me te gjitha sigurite e mundshme, natyrisht berishianet nen petkun e ambjentalistit jane kunder, se vete e kane deklaruar se do te kesh fatin e Papandreut dhe rast me te mire skane ku gjejne, qe ti behet realitet, por per ate pjese qe proteston per bindjet e veta dhe qe jane te pergjegjshem ne bindjet e tyre ekologjike, mua me duket e drejte, qe kete problem ta pranojme ose mos ta pranojme me nje referendum popullor.
Ky do te ishte hapi i pare qe do ti skarconte berishiane, nga pjesa tjeter qe me te vertete duan nje Shqiperi te paster.
Gjate kohes deri ne refendum, specialiste te mireinformuar dhe ambjentaliste te pergjegjshem, te bejne here pas here debate konstruktive, jo te tipit Opinion, ku smerret vesh se kush flet dhe se cfare flasin, por ne televizionin publik shqiptar.
Natyrisht dua te theksoj se Berisha i ka duart e gjata, se Mafia ka humbur terren ne Shqiperi dhe nuk eshte cudi, qe te angazhoje qe blihen me para, per te shkaktuar kaos ne popull, sic eshte rasti i nje qe dha interviste ne Al Xhazira, ku jep me bindje se te gjithe kete mase armesh dhe lende Kimike, do ti asgjesoje Shqiperia, natyrisht keta persona kushdo qofshin, duhet te perballen me gjyqin nderkombetar, per panikun qe hedhin kundra nje populli.
Dhe me vjen keq per ata ambjentaliste te pergjegjshem, ku une vete kam hedhur firmen per ndalimin e importit te plehrave se rasti me qelloi te isha ne Tirane, qe ne mesin e ytre, pranojne debila berishiane, qe i kane shkaktuar ketij populli dhe pasurise se perbashket, nje tragjedi qe duhen disa dhjetevjecare ti sjellim atje ku ishin.
Edi populli qe te ka votur thote Jo, ti pse vazhdon e bie gjate, po behesh gati te hedhesh firmen, por si duket do te jete firma e jote e doreheqjes pa mbudhur 60 dite, lengaraq.
menduam se do na dilje bure more zoti edvin por na dole vajze semafori? si te gjithe dordolecet qe kane qeverisur ne kete vend dhe slane gje pa bere duke shitur truallin detin e shume maskaralleqe te tjera me ne fund erdhi edhe dita jote per te na prure LHL.gje me te tmershme nuk mund ti beje kombit tend te helmosh prinderit vellezerit motrat femijet e tu. LANET toka qe te mban dhe te ka ritur
November 13 , 2013
INTERESAT KOMBETARE NUK MUND TE BEHEN VARKA E “NOES” PER KLANIN “BERISHA”
Ceshtja e demontimit te armeve kimike te regjimit criminal te Asadit ne Shqiperi po tentohet te manipulohet nga interesa meskine te politikes se dites ne dem te interesave strategjike te Shqiperise e shqiptareve si antar me te drejta e plota ne NATO e partner besnik e i qendrueshem i Shteteve te Bashkuara te Amerikes..
Opozita aktuale po tenton te perdore pjesmarrjen e Shqiperise ne nje process zinxhir e te kordinuar te vendeve antare te NATOs me ne krye Shtetet e Bashkuara te Amerikes per te carmatosur regjimin vrastar te Asadit ne nje menyre aspak shqiptare . Meqe opozitarizmi nuk ju ngjiti per cestjen e shtyrjes se ligjit per nenpunsin civil pasi vete kane paguar apo lene pa paguar 131 miljon dollare deme te bera ne administraten publike . Vazhduan me problemin e 191 votave te “bleara” ne Korce ne nje fitore 76% ne favor te pushtetit dhe tani duket se e kane gjetur varken e “Noes” per te shpetuar nga mbytja perfundimtare klanin “Berishha” dhe kjo eshte ceshtja e demontimit te arsenalit kimik te Asadit.
Klani “Berisha” kerkon qe me nje gur te vrase dy “zogj” : Se pari me Amerikanet qe nuk i lejoje qe te manipulonin zgjedhjet me 23 Qershor, dhe se dyti te demtojn reputacionin e Qeverise Rama tek partnered nderkombetare pa pyetur per demin qe do i shkaktonin Shqiperise edhe pse qeveria Rama ka tager kushtetues ne parlament edhe cdo zgjedhje e pjesshme qe eshte bere nga veriu ne jug pas 23 Qershorit mbeshtetja ka rezultuar mbi 70% ne favor te pushtetit .
Me cfare po degjojme nga ekspertet e huaj te procesit te demontimit te armve kimike pasi ekspertet shqiptare o nuk dine o nuk duan te flasin eshte se arsenali kimik i Sirise aktualisht eshte i ndare ne komponente, cka do te thote ashtu te ndare shkalla e rrezikut per ambjentin dhe jetet njerzore eshte shume e ulet.
Se dyti Aleanca e Atlantikut te Veriut eshte ne nje process diskutimi me te tera vendet antare ndermjet tyre edhe Shqiperia ne nje process zinxhir ku do te marrin pjese disa vende.
Emergjenca per ti nxjerre keto arme nje ore e me pare nga Siria duke e carmatosur regjimin sirian nga keto arme ben qe nje stacion i mundeshem opurtun te jete edhe Shqiperia.
Konsiderimi i Shqiperise si stacion i pare i ketij arsenali nuk do te thote se tere procesi i demontimit te ketyre armeve do realizohet ne Shqiperi pasi procesi kalon ne disa faza deri ne asgjesimin perfundimtar ne impjante modern gje qe Shqiperia nuk i ka cka do te thote qe faza permbyllese nuk do realizohet ne Shqiperi.
Aleaca e Atlantikut te Veriut eshte ne lufte per me shume se 10 vjet ne Afganistan e Irak dhe shqiptaret duhet ta dine se Aleatet tane me ne krye Ameriken nuk kane kerkuar divizionet shqiptare per te shkuar ne lufte por kemi marre pjese me toga ne menyre fare modeste e keshtu ka per te ndollur edhe me demontimin e arsenalit kimik sirjan ku Shqieria do mbaje peshen qe i takon dhe mund ta mbaje si antar i NATOS.
Te protestosh ne mbrojtje te jetes e ambjentit nga shoqeria civile eshte geja me normale ne nje shoqeri te lire e demokratike por keto organizma qe na mbine tani pas 23 Qershorit nuk jane shikuar ne protesta as kur regjimi i Sali Berishes rrafshoje nje fshat te tere duke vrare dhjetra e plagosur me qindra as kur deshi ti falte per interesat e tije kriminale miljarda pasuri detare e nentoksore padronit te tije Greqise.
Kjo me bent e dyshoj e duhet te beje te dshoje cdo shqiptar qe del apo nuk del te protestoje keto dite pa ditur ne realitet asgje , as per rreziun e arsenalit kimik sirjan qe gjendet i ndare ne komponente e aq me pak mbi vendimin perfundimtar te Aleances se Atlantikut te Veriut per kete ceshtje se protesta nuk eshte ne mbrojtje te jetes e ambjetit te shqiptareve por ne dem te interesave strategjike e partneritetit me NATOn e Ameriken.
Pranimi i komponenteve te ndare te arsenalit kimik te regjimit criminal sirjan nuk permban rrezik per shqiptaret pasi ato komponente menaxhohen e ngarkohen nga sirjanet, transportohen nga te tjeret , mbikqyren nga marinsit Amerikan ne territorin shqiptar . Deaktivizimi i tyre duke u perzier me element te tjere kimik duke i bere te pademshem do realizohet tek neve pasi me cfare po thuhe eleminimi perfundimtar do realizohet ne impjante modern jashte Shqiperise.
Se fundi dua te them se Aleanca e Atlantikut te Veriut eshte krijuar e ka funksionuar per me shume se 50 vjet per te mbrojtur vlerat dhe qytetrimin perendimor dhe nuk ka asnje arsye qe te marri arsenalin kimik sirjan duke shpetuar popullin sirjan e te demtoje popullin e vet. Kjo nuk ka asnje logjike pervec bindjes se eksperteve te NATOs se keto komponente kimike nuk do demtojne as mjedisin as jeten e popullit shqiptar e te asnje populli tjeter antar i Aleances se Atlantikut te Veriut. I gjithe nderhyrja dhe procesi po behet ne emer te jetes e te vlerave te lirise duke e carmatosur regjimin vrastar sirjan dhe tera te tjerat jane propogande e paster ne dem te NATOs e partneritetit Shqiperi –Amerike.
Perdorimi nga ana e klanit “Berisha” mikut te deklaruar te Fasllicit e fasllicve ne veri e jug te Shqiperise te mundesise se demontimit te komponenteve te arsenalit kimik sirjan ne Shqiperi eshte veprimtari e paster antishqiptare qe kerkon te demtoje qendrimin e forte te Qeverise Shqiptare ne favor te rezolutes se Keshillit te Sigurimit per carmatosjen e regjimit sirjan dhe demton partneritetin strategjik e te fuqishem Amerikano –Shqiptar si garancine e vetme per kapercimin e sfidave te ketij shekulli te kombit e popullit shqiptar.
Qeveria Shqiptare duhet te deklaroje qarte dhe me force se ka kaluar koha kure ish qeveria e klanit “Berisha” thyente embargo e Keshillit te Sigurimit duke ndihmuar ne mbijetesen e regjimit criminal te Sllobodan Milloshevicit por do te qendrojme fort ne rrespektim te antarsise ne NATO e partneritet me Qeverine Amerikane ne carmatosjen e regjimit criminal te Asadit e me tej.
AJET DELAJ
NEW YORK
pushtetar ajeti nuk behet fjale nese dhitet majtas apo djathtas flitet per femijet e mi dhe femijet e tu nese ke qe te mos helmohen nga LHL te mos semuren nga kanceri apo te mos lindin me dy koka ndersa ti dhe gjithe sahan lepiresit politikane nje brime i bini vetem te politizoni gjerat.zgjohu vellacko sa nuk eshte vone
MIRE QE AMERIKOHET QE NUK NA NUMEROJNE SI NJEREZ PO KY I GJATI?
Qe po sheh enderra me sy hapur per ARMIQ te Popullit dhe te Kllases dhe po i fanpsen propaganda armiqesore si ne Kohen e Qepes te Enverit?
pse kaq te pashpirt keta politikane !!! nuk kane zemer fare per vendin e tyre!!! ME NGRIHEN QIMET PERPJETE,DHE PLAS NGA INATI kur shoh sesi po groposet vendi nga dita ne dite…DHE UNE NUK MUND TE BEJ DOT ASGJE SI QYTETAR, PER VENDIN TIM se tashme te medhenjte e kane vendosur do shkaterojne lendet kimike ne vendin tone…
Kot sa per debat: Ja e zeme se armet do te vijne ” MOS O ZOT” dhe kemi te gjitha garancite e nevojshme, por ama duan shume kohe te shkaterohen. Po sikur njerez si saliu qe nuk ja duan te miren ketije populli ( sidomos tani qe se votoi se nuk e kuptoi) te organizoje nje sabotim qofte nje ngjarje te rrezikshme ( dhe ne e dime qe per pushtet ai nuk llogarit asgje) dhe kjo behet nje ngjarje shume e forte qe ai do ta perdori per te ngritur popullin ne kembe dhe me kete kauze ai do te rrezoje ramen? Prandaj keto LENDE NE KETE STAN NUK KANE SIGURI.
As nje brigadier I thjesht I kohes komunizmit nuk do ishte pergjigjur kaq idiotisht sa pergjigjet kryeministri I vendit. Si mund te dali me koke lart ne nje gje qe rrezikohet zhdukja massive e njerzve e gjes se gjall dhe e bimesis.Nje gje e thjesht,cili turist nga bota do te vije per pushime ne kohen si do behet kto veprime.Nuk eshte puna per nje muaj,po per plot 8 vite.Zoti e ruajt Shqiperin nga kjo egersire e pa shpirte.Popull kjo nuk eshte rilindje,po rivdekje.
Eshte normale shqetesimi i popullit per kete rast por me duket pak si i nxituar,pasi cdo gje gatuhet nga agjenti Beogradit Sali qeni.Ambientalistet e Saliut asnjehere nuk u shqetesuan per guroret e Fushe -Krujes qe kane 20 vjet po helmojne mbare zonen,per mbetjet qe pastrojme europen etj etj…Me farmak per kete komb se Sali Berisha zor se mund te kete helm me te forte prandaj ngjisheni ne burg kete plere qe te punoni te qete.RRemuja qe po pregatit agjenti i beogradit ky llum i kombit qe me 1997 dha urdher per te hedhur lende hemuse ndaj popullsise se Vlores duhet te jape llogari para togave te zeza si per Gerdecin,faljen e detit grekeve e shume e shume palacolleqe te tjera.Duke patur parasysh veprimtarine kriminale te ketij personi largojeni dhe peshtyjeni kete bajge duke mos u bere pale me ish qeverine kriminale te Sali Berishes.