Në dy shanset që ka pasur Sali Berisha për të qeverisur ka vërtetuar se është armik i shtetit. Kjo armiqësi e ka vetëm një arsye: pathologjinë për të qenë i pari me çdo kusht. Qoftë edhe në një pushtet të shëmtuar, të pamoralshëm, hajdut, deri dhe vrasës.
Në vitin 1992 Sali Berisha erdhi në pushtet i mbështetur nga një shumicë me mbi 2/3 në Parlament (Koalicioni PD-PSD-PR fitoi 100 deputetë). Me këtë shumicë ai mund ta transformonte vendin pa asnjë pengesë, të ndërtonte institucionet demokratike dhe të ecte me shpejtësi drejt integrimit në BE. Por duke dashur të ishte njëkohësisht edhe i pari edhe më i forti, ai preferoi të merrte postin e Presidentit ndërkohë që Shqipëria, nëpërmjet miratimit të Paketës Kushtetuese (1991), kish filluar ndërtimin e një Republike Parlamentare ku posti më i rëndësishëm është ai i Kryeministrit. Për t’i pasur të dyja pra, edhe parinë edhe përgjegjësinë, Sali Berisha filloi përpjekjen për institucionalizimin e një sistemi të deformuar, duke tentuar të miratonte një Kushtetutë kuazi-presidenciale në funksion të pozicionit të tij personal, ku Presidentit i jepeshin kompetenca ekzekutive deri edhe drejtimi i Qeverisë. Për shkak se kishte humbur shumicën prej 2/3, pas shkëputjes së një grupi prej 6 deputetësh themelues të PD-së dhe mosdakordimit me PSD-në me 7 deputetë, Sali Berisha ndërmori një iniciativë referendare për të miratuar Kushtetutën sipas oreksit të tij pushtetor. Disfata në Referendumin e Nëntorit të vitit 1994 i kujtoi Sali Berishës se ai nuk e kishte më mbështetjen e shumicës së elektoratit. Që aty ndërmori një sulm institucional kundër opozitës, duke filluar me Ligjin Antigenocid (1995) që përjashtonte kundërshtarët kryesorë nga kandidimi në zgjedhje, deri në miratimin e një ligji zgjedhor që përjashtonte, po ashtu, kundërshtarët nga kontrolli i votës në qendrat e votimit. Zgjedhjet e dhunuara të vitit 1996 nuk u njohën as nga opozita shqiptare e as nga instiutcionet ndërkombëtare, përfshirë edhe SHBA-të. Ky kontekst i rënduar politik, ku opozita ishte përjashtur nga Parlamenti (kujtojmë që PD-ja zotëronte mbi 90% të vendeve në Paralment!) u pasua me rënien e skemave piramidale dhe fillimin e protestave popullore. Mënyra se si Sali Berisha e trajtoi krizën e fajdeve, duke treguar dhëmbët ndaj popullit, e çoi vendin në anarki. Ai iku nga pushteti në zgjedhjet e detyruara të parakohëshme të vitit 1997 duke e lënë vendin në vitin zero, pa institucione, pa polici, pa ushtri, pa gjykata, pa burgje, etj.
Qeveria e socialistëve, me Fatos Nanon në krye, nuk bëri asgjë për të nxjerrë përgjegjësinë e rrëzimit total të shtetit, megjithë tentativën nëpërmjet ngritjes së një komisioni hetimor. As qeveritë e tjera socialiste, që pasuan, nuk e ngacmuan këtë ndodhi. Pas 8 vitesh në opozitë, fillimisht destruktive e më pas të moderuar, i pangacmuar nga kundërshtarët, madje i kthyer në akuzatorin më të madh ndaj qeverive të majta, Sali Berisha erdhi në pushtet me fat, kësaj here në postin e Kryeministrit, falë përçarjes së socialistëve.
Pyetja e parë që shoqëroi kthimin e tij në pushtet, në vitin 2005, ishte: a ka ndryshuar Sali Berisha? Optimistët thanë: “Po, ka ndryshuar.” Ndërsa pesimistët thanë: “Jo, nuk ka ndryshuar ai por ka ndryshuar Shqipëria”, që nënkuptonte se ai nuk e kishte më terrenin për të bërë atë që bëri në qeverisjen e parë, ku e çoi shtetin në vitin zero. Pas disa reformave fiskale të suksesshme, në dy vitet e para të qeverisjes, shpërthimi i Gërdecit (2008) e ndryshoi trajektoren pushtetore të Sali Berishës. Ai u ndodh mes dy zgjedhjeve: ose të çonte për veshi të birin e tij në burg, pasi u vërtetua si kupola e biznesit vdekjeprurës në Gërdec, ose të manipulonte me provat e ngjarjes tragjike, nëpërmjet presionit dhe kapjes së organeve të drejtësisë. Sali Berisha nuk pati kurajon të përballej me drejtësinë, por zgjodhi rrugën më të gjatë, më të vështirë dhe më të turpshme. Por prapsëprap e pati një fat të dytë. Për të njëjtën arsye, falë përçarjes në të majtë, por edhe manipulimit me të paktën një mandat deputeti, arriti të zyrtarizonte 70 deputetë dhe të ruante postin e Kryeministrit nëpërmjet një koalicioni me LSI-në. Në mandatin e dytë kryeministror Sali Berisha ka qenë Kryeministri më i dobët i tranzicionit. Një kryeministër që nuk mundi të ndryshonte as edhe një ministër, nuk mundi të trembë as edhe një mizë. Ngjarjet tragjike të 21 Janarit 2011 e kthyen Sali Berishën në një Kryeministër kufomë, të lëvizshëm vetëm për një gjë: kapjen e plotë të institucioneve të ndëshkimit dhe institucioneve të tjera të lidhura me to. Ai shpenzoi më shumë se një mandat të plotë, për të kapur drejtësinë në funksion të mosndëshkimit të tij.
Sali Berisha tendoi të prekte zgjedhjet e 23 Qershorit, por nuk mundi. Pushteti i tij kriminal u ndëshkua në mënyrë spektakolare me mbi 1 milion vota kundër. Në vitin 2013 ai la një vend pa asnjë lloj kontrolli, një vend në krizë të plotë ekonomike dhe financiare. La një administratë ku punonjësit kishin frikë të tregonin se kush ishin, nga ishin dhe me kë ishin. Një shoqëri ku të drejtat e njeriut u shkatërruan më keq se në vitin 1997.
Sali Berisha pati dy herë fat (2005 dhe 2009) dhe dy herë fatkeqësi. Fati i erdhi prej kundërshtarëve ndërsa fatkeqësitë prej veti. Gërdeci, ky simbol i kaptullimit të shtetit ishte fatkeqësi në korrupsion, e ardhur nga babëzia për t’u pasuruar me gjakun e të varfërve, ndërsa 21 Janari fatkeqësi e ardhur prej pathologjisë për pushtet.
Në dy herët Sali Berisha iku në mënyrë të turpshme. Iku duke e lënë vendin në krizë. Në të parën (1997) zotëria nuk pranoi asnjë përgjegjësi, por ja faturoi atë “rebelimit komunist”, në të dytën (2013) iku duke fshirë lotët me letër higjenike, pasi pranoi se për humbjen kishte vetëm një përgjegjës: atë që të gjithë në fakt e dinin.
Për demokratët bie kambana e alarmit. Ata duhet të ndërtojnë një histori të re, për të mos mbajtur në kurriz mëkatet e një njeriu fajësisht të korruptuar. Për të realizuar një opozitë të pastër dhe të suksesshme. Për të ardhur në pushtet me një mentalitet të ri, të një kohe të re.
Pyetja që sot bëjnë shumica e shqiptareve është: A do të ndëshkohet penalisht armiku i shtetit Sali Berisha? Është një nga provat më të mëdha të shoqërisë shqiptare. Për krijuar precedentin se kushdo që bën faj ndëshkohet penalisht. Në zgjedhjet e 23 Qershorit qytetarët shqiptarë dhanë mesazhin e madh: Kurrë më “Sali Berisha!” Ky fenomen që armikun më të madh ka shtetin dhe dashnorin më të madh pushtetin. Politikanët duhet ta lexojnë mirë këtë mesazh.
Ed Rama,
fillo e pergatitni letrat per kete vrases te lincensuar ai burri i sllobodankes duhet te pergjigjet:
1) per firmat piramidale
2) perdormin e LHL ndaj popullit te vet si ai asssadi i sirise
3) per Gerdecin dhe djalin e tij te dhuruar nga sigurimsat
4) per 21 janarin
5) per borxhin publik dhe mashtirmet ne statistika
6) per vjedhjen ne rrugen Tirane-Morine
7) Per korrupsionin te mbeshtetur nga goca shemtire
Harroje se ed rama do e beje ndonjehere gje te tille or Mik! Ed Rama, si te gjithe klasa politike e Shqiperise sone te lodhur ka ngrene e ka pire ne nje kupe me Sali sllobodanken, Ilir Kokelopen, Fatos bizoxhexhine e shume e shume plehra te politikes tone te qelbut.
Keto qe thua ti i dashur Mik do ti bente vetem nje njeri i pa-perlyer ne afera politike e matrapazlliqe biznesesh. Edi eshte i vjeter ne politike (15 vjet ne maje te kupoles politike nuk i thone pak), prandaj harroje se ka per te bere nonjehere shtet te se drejtes!
Sipas piketave qe ka filluar te vendose ai po tregon se do te beje te njejten gje qe beri sali krimineli gjate tete viteve qe shkuan (veç njerzit ndyshojne…. pazaret per zhvatjen e popullit vazhdojne)!
Drejtesia do te behet patjeter.Cdo gje ka kohen e vet. Koha e ketij krimineli mbaroi. Pasi te pastrohet adminidtrata nga berishistet dhe te reformohet komplet sistemi gjyqesor, atehere do ta shohim kriminelin t’i paguaj te gjithe krimet.
VR!!! Një shkrim i goditur qysh ne titull e deri ne fund. Ne fakt ky autor shkruan gjithnje bukur dhe thellë. Ne përgjithësi kap tema të mprehta dhe ështe si nje farë barometri mates i presionit te gjakut te shqiptaret! E di ku ju dhëmb dhe kur ju ngrihet tensioni. E kam ndjekur qysh ne fillimet e hershme te “shekulli”deri tani te dita ose thënë ndryshe “nga thanua te thanua”. Sa per pyetjen nëse politikanet e kuptojne mesazhin popullor te ndeshkimit te sali bandes jam pesimist. Infeksioni katovica eshte i përhapur ne te dy palet. Kam qëne vezhgues i kujdesshem dhe kam dhe nje histori personale qe mendoj kështu. Skenari katovica,i pasuruar me elemente te rinj vazhdon!???
Ç’FARE BABE KA PASUR KU BASHKIMI MOR ZOTERI,ESHTE SHUME POSHTE ME NIVELIN.EH KUSH A KANE SADIK RRAHMANI !E NJEH KREJT KUKESI.ASHTE KANE SHUME ZOR ME GJETE MA MASKARA SE SADIK RRAHMANI OSE BABA I BASHKIM MUCES.E KA KA ME DALE NDRYSHE BASHKIMI PREJ SADIKUT.
O idiot meso te shkruash dhe te lidhesh mendime! Sadik Muca eshte bere per rahmet. Lere te qete nen dhe dhe mos mashtro lart e poshte, se ka qene burre malesie si gjithe te tjeret, as me i mire dhe as me i keq. Po ti duhet te jesh ndonje krimb haleje se ne cdo shkrim te Bacit, merresh me Sadiku…
cfar ke o shoku Kole ? Shume inat e paske pas rahmetline ,baben e Bashkimit. Mesa po kuptoj te paska prek diku kur ka qen gjalle..e paska pas dashnore nanen tende.eshte kohe tjeter tash,mos te vije turp ,tregoju njerzve qe e ke vlla Bashkimin.
Bravo Muca! Shkrim analitik dhe paralelizem i gjetur. Titulli fantastik!
Rama eshte brez tjeter. Nuk ma merr mendja se eshte ne kete vorbull. Nuk duhet ngaterruar me Nano-Berisha.
Çdo gje mund te ndodhe, por gjasat jane te pakta te ndodhe nga Rama. Ai esht betuar. Ai tha se nuk jam kryeministri juaj, por kryesherbetori juaj. Une e besoj. Po qe keshtu, lum ne; po s’ qe keshtu, mjerene!…
Ka disa gazetar,opinoniste,e ndonje shkrimtaruc qe mendojne se sjellin ndonje te mire qe shkruajne çdo dite kunder Sali Berishes. Shumica e ketyre jane mw shumw se majtiste jane enveriste pa tru ne koke.Nuk e kuptojne se keshtu i bejne nder dhe mitizojne figuren e Sali Berishes.
Komentet si ky i shkruesit me duket pa vend e pa mend . Nuk kuptoj si mundet te mos kuptosh distancohesh dhete kerkosh demaskim e menshkim te ketij Perbindeshi monstera Sahli ky eshte me i rezikshem se Islamiket e Al Kaedes vete djalli, duro e do shohim fundin , E verteta vonon por nuk haron te beje drejtesi edhe