Arqipeshvia metropolitane në Shkodër, me firmen e Arkipeshkvit Angelo Massafra, i drejton një letër deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, duke përcjellë mesazhin e Papa Françeskut, sipas të cilit “Politika e mirë është në shërbim të paqes”.
Letra:
Fillimi i një viti te ri nis me shpresa të reja dhe me urimet me të mira për të ardhmen. Në këtë kontekst festash, por edhe shqetësimi, me shikimin hedhur përpara, Kisha katolike i propozon botes mbare një Dite Botërore kushtuar temës së Paqes.
Kështu, kam dëshiruar qe t’jua dërgojë edhe juve mesazhin qe Ati i Shenjte, Papa Françesku, duke vazhduar praktikën e lavdërueshme te paraardhësve te vet, ka shkruar për çështjen e paqes edhe me rastin e këtij Viti fe Ri dhe që ne kemi përkthyer në gjuhën tonë shqipe.
Në mënyrë të veçante, mesazhi i këtij viti titullohet: “Politika e mirë është në shërbim të paqes”, dhe për ketë arsye kam menduar që t’jua dërgoj të gjithëve ju, të nderuar deputetë, që jeni të angazhuar në këtë fushë kaq të rëndësishme dhe kaq delikate te ndërtimit te vendit.
Ati i Shenjte e ka veçanërisht në zemër Shqipërinë tonë, aq sa e ka paraqitur atë si shembull te bashkëjetesës paqësore mes Besimeve fetare. Ky fakt, a nuk mund te jete një shtyse për ta jetuar shërbimin politik ndaj popullit shqiptar në një dimension paqësor edhe mes rrymave politike që kanë linja të ndryshme mendimi.
v.l/ Dita
Ati i shenjte qe predikon paqen le te punoje per paqen ne ballkan dhe ne bote.Le te njohe shtetin e Kosoves neqoftese i digjet shpirti per paqe